E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Krimi në familje që nuk po ndalet: Katër gra të vrara gjatë vitit 2026

Korrieri nga Korrieri
09.07.2026
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Krimi në familje që nuk po ndalet: Katër gra të vrara gjatë vitit 2026
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin sot, ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkodër, ndërsa autori u arrestua menjëherë nga policia pa bërë rezistencë. Shkaqet që çuan në këtë krim janë ende nën hetim nga autoritetet.

Kjo tragjedi e radhës risjell në vëmendje problemin e krimit në familje në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2026, në të gjithë vendin janë regjistruar katër raste të rënda ku konfliktet familjare kanë përfunduar me viktima.

Më herët, më 2 janar të këtij viti, Llogora Xhebroj, 52 vjeç, dhunoi dhe mbyti për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, 48 vjeçe, dhe më pas u vetëvra me pistoletë në garazhin e shtëpisë. Trupat e pajetë u gjetën nga dy fëmijët e tyre të moshës 16 dhe 19 vjeç. Hetimet treguan se çifti, i cili ishte në proces divorci, kishte konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Një tjetër krim i dyfishtë ndodhi më 24 mars në fshatin Kuman të Roskovecit. 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas veten. Trupat u gjetën nga djali i tyre. Sipas dëshmive, i moshuari ishte person konfliktual dhe policia kishte ndërhyrë pak ditë para ngjarjes për një debat mes çiftit, ndërsa si shkak i zënkave dyshoheshin edhe tensionet për shkak të lojërave të fatit të një prej djemve. Pas ngjarjes, fëmijët refuzuan të tërhiqnin trupin e babait nga morgu, duke bërë që ai të varrosej nga bashkia.

Gjithashtu, më 6 qershor, në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit, 57-vjeçarja Violeta Shpani, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, qëlloi për vdekje me thikë nënën e saj 85-vjeçare, Dave Shpani. Edhe pse ngjarja fillimisht u raportua nga një mjeke e zonës si vdekje natyrale, hetimet e prokurorisë zbuluan se e moshuara kishte ndërruar jetë nga plagët e marra me thikë.

Këto ngjarje të përsëritura dëshmojnë se dhuna dhe krimi në familje mbeten një sfidë e madhe për shoqërinë dhe Policinë e Shtetit. Ky fenomen nxjerr në pah nevojën për një reagim më të fortë institucional, pasi në disa raste krimet nuk janë parandaluar dot edhe pse policia ka pasur dijeni për konfliktet e mëparshme apo viktimat kanë kërkuar mbrojtje.

Para

“Nuk kanë pasur asnjë konflikt” – Vrasja në Shkodër, flasin të afërmit: Ishin njerëz të urtë e të ndershëm

Pas

“Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje tronditëse nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi, bashkë me të dashurit…

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
I arrestuari në Kuçovë i rrëmben armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e plagos, neutralizohet nga efektivët e tjerë

Shpërthim tritoli në Tiranë, lënda plasëse vendoset në derën e banesës së një gruaje të divorcuar

14.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.