E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOKUMENTI/ Zbardhet raporti i PS për Reformën Territoriale

Korrieri nga Korrieri
23.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
DOKUMENTI/ Zbardhet raporti i PS për Reformën Territoriale
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Është zbardhur dokumenti i plotë i raportit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Socilaistët kanë prezantuar katër opsionet për reformën e re, të cilët synojnë riorganizimin e qeverisjes vendore dhe rritjen e efikasitetit të bashkive.

Sipas dokumentit, variantet ndryshojnë si për mënyrën e organizimit territorial, ashtu edhe për shpërndarjen e funksioneve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Katër opsionet e prezantuar nga PS për Reformën Territoriale:

Varianti 1: Ruhet harta aktuale, ndërsa funksionet më të avancuara u kalojnë bashkive me më shumë kapacitete ose realizohen përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Varianti 2: Bashkitë bashkohen në njësi më të mëdha, që të gjitha të kenë kapacitet për të ushtruar të gjitha funksionet ligjore.

Varianti 3: Parashikon bashkime të moderuara të bashkive dhe kalimin e disa funksioneve te qeveria qendrore ose strukturat ndërbashkiake.

Varianti 4: Bashkitë fokusohen vetëm te shërbimet bazë, ndërsa funksionet e tjera kalojnë te nivele të tjera të qeverisjes qendrore.

Katër skenarët do të shërbejnë si bazë diskutimi në procesin e Reformës Territoriale, përmes së cilës synohet rritja e kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Mbi këtë bazë, Rishikimi Funksional i paraqiti Komisionit katër skenarë strategjikë, të cilët nuk janë rekomandime, por opsione analitike që ilustrojnë mënyra të ndryshme të harmonizimit përgjegjësi–kapacitet:

Varianti 1: Decentralizim asimetrik. Harta territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale diferencohen sipas kapacitetit të demonstruar: funksionet bazë u mbeten të gjitha bashkive, ndërsa funksionet më kërkuese u ngarkohen vetëm njësive me kapacitet të mjaftueshëm ose ushtrohen përmes qeverisjes së përbashkët. Avantazhi kryesor është shmangia e kostove të një rikufizimi; sfida është ndërlikimi i kuadrit ligjor e institucional dhe tradita e kufizuar e bashkëpunimit ndërbashkiak, që mund të kërkojë një nivel shtesë qeverisjeje.

Varianti 2: Bashkime të mëdha. Konsolidim territorial gjithëpërfshirës, me objektivin që çdo bashki e re të ketë kapacitet të mjaftueshëm institucional për të ushtruar të 41 funksionet e Ligjit nr. 139/2015, me mundësi edhe për decentralizim të funksioneve të mëtejshme. Avantazhi është barazia funksionale e plotë e njësive; sfidat janë vështirësia për të ndërtuar njësi të nivelit A në disa rajone, respektimi më i kufizuar i parimit të subsidiaritetit dhe rreziku që diversiteti kulturor të marrë më pak vëmendje.

Varianti 3: Bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese. Konsolidim i moderuar: bashkimet përqendrohen te njësitë me kapacitet të kufizuar, në mënyrë që çdo bashki të ushtrojë me siguri funksionet bazë dhe të zgjeruara, ndërsa funksionet e specializuara plotësuese rialokohet te qeveria qendrore, bashkëpunimi ndërbashkiak ose niveli i dytë vendor. Avantazhi është raporti më i mirë kosto–përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje.

Varianti 4: Bashki të përqendruara në funksionet bazë. Ristrukturim më rrënjësor I përgjegjësive: bashkitë, përfshirë mundësinë e njësive më të vogla, përqendrohen te funksionet bazë, ndërsa funksionet plotësuese dhe një pjesë e të zgjeruarave rialokohet te rregullime të tjera qeverisjeje. Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidiaritetit; sfidat janë vështirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali i kufizuar për decentralizim të mëtejshëm.”– thuhet në raport.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike pritet të dorëzojë në Kuvend vetëm një analizë të Reformës Territoriale të vitit 2014, pa paraqitur një propozim për hartën e re administrative. Sot në seancën e fundit plenare pritet të diskutohet gjetjet mbi reformën mes palëve politike, ndërsa nuk pritet të ketë votim që miratohet kjo reformë.

Në fillim të seancës së sotme Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend.

Para

UFO në Fier u ndërtua pa leje: Qeveria konfiskon godinën 9 katëshe në pronësi të ish-deputetit të PD-së Astrit Veliaj!

Pas

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Nga Kategoria

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

15.09.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon sot lirinë dhe nisjen e hakmarrjes ndaj Edi Ramës

15.09.2026
10.3k
Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

14.09.2026
10.3k
Rama thotë dy fjalë për Ergys Agasin: Askush nuk flet në emrin tim

Rama thotë dy fjalë për Ergys Agasin: Askush nuk flet në emrin tim

12.09.2026
10.4k
Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë

“Nga nesër nis kontrolli derë më derë” – Kadastra paralajmëron aksionin për verifikimin e pronave në Palasë…pas sherrit

08.09.2026
10.4k
SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

10.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.