E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

Korrieri nga Korrieri
21.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
105
NDARJE
10.5k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ethet e ndryshimeve në qeveri kanë përfshirë jo vetëm ministrat dhe emrat që përfliten si kandidatë për poste, por edhe administratën, ku prej ditësh qarkullojnë skenarë për lëvizje të rëndësishme.

Në këtë situatë, pyetja nuk është më nëse kryeministri Edi Rama do të ndërhyjë në kabinet, por cilët ministra do të vazhdojnë dhe cilët do të largohen.

Përpara 5 shtatorit, datë kur pritet të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste dhe ku mund të konkretizohen ndryshimet, Rama do të mbledhë këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Pogradec.

Takimi është konceptuar në formën e një “retreat”-i, ku ministrat pritet të raportojnë për punën e kryer dhe objektivat e secilit dikaster. Por mbledhja vjen në një moment kur një pjesë e kabinetit është nën presion për shkak të pakënaqësive të kryeministrit me performancën e qeverisë dhe administratës.

Për këtë arsye, Pogradeci pritet të jetë edhe një lloj prove e fundit për disa prej ministrave përpara vendimeve që mund të merren një javë më vonë.

Sipas burimeve brenda kabinetit ndër dikasteret më të ekspozuara ndaj ndryshimeve janë Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit.

Në diskutim mbetet edhe pozicioni i ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Ditët e fundit në media është raportuar se ajo i ka paraqitur kryeministrit dorëheqjen, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për largimin e saj.

Megjithatë, sipas zërave që qarkullojnë në mazhorancë, një largim i mundshëm i Salës nga qeveria nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht daljen e saj nga strukturat drejtuese të shëndetësisë.

Për shkak edhe të marrëdhënieve të hershme të Ramës me familjen e saj, flitet se Sala mund të marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm shëndetësor, me gjasë të një strukture të lidhur me trajtimin dhe kërkimin në fushën e tumoreve, institucion të cilin vetë ministrja e prezantoi vetëm pak ditë më parë.

Gjithsesi, deri tani bëhet fjalë për informacione dhe diskutime që qarkullojnë brenda kabinetit dhe administratës. Lista përfundimtare e ministrave që mund të largohen apo emrat që mund t’i zëvendësojnë mbeten në dorën e kryeministrit.

Vëmendja tashmë është përqendruar te 5 shtatori, kur pritet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Nëse ndryshimet konfirmohen, ajo mbledhje mund të shënojë riformatimin e parë të rëndësishëm të kabinetit në mandatin e katërt të socialistëve.

Deri atëherë, disa prej ministrave do të udhëtojnë drejt Pogradecit për të raportuar mbi punën e bërë, pa e ditur me siguri nëse raportin e radhës do ta paraqesin ende nga e njëjta zyrë.

Para

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Pas

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.