E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gati gjysma e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, të dytët në Europë pas Greqisë

Korrieri nga Korrieri
18.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga varfëria! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Përballimi i shpenzimeve të zakonshme mbetet një mision i vështirë për gati gjysmën e familjeve shqiptare.

Sipas të dhënave të Eurostatit, 46,3% e shqiptarëve deklarojnë se e mbyllin muajin me vështirësi ose me shumë vështirësi.

Konkretisht, 32,9% e popullsisë thotë se përballon me vështirësi shpenzimet e nevojshme, ndërsa 13,4% deklaron se ia del me shumë vështirësi.

Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2023 dhe e rendisin vendin të dytin në Europë, pas Greqisë.

Në Greqi, 67% e popullsisë deklaronte se e mbyllte muajin me vështirësi ose me shumë vështirësi.

Shqipëria paraqitet më keq edhe se vendet e tjera të rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, kjo përqindje arrin në 43,8%, në Malin e Zi në 37,9%, ndërsa në Serbi në 31,2%.

Vështirësitë lidhen drejtpërdrejt me pagat e ulëta dhe çmimet gjithnjë e më të larta.

Paga mesatare bruto në Shqipëri arriti rreth 860 euro në muaj gjatë vitit 2025, duke mbetur ndër më të ulëtat në rajon.

Në të njëjtin vit, paga mesatare bruto ishte rreth 1,290 euro në Serbi, 1,245 euro në Bosnjë-Hercegovinë, 1,206 euro në Malin e Zi dhe 1,100 euro në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, paga mesatare për një punonjës me kohë të plotë në Bashkimin Europian ishte rreth 3,317 euro në muaj në vitin 2024.

Pavarësisht të ardhurave të ulëta, çmimet e ushqimeve në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 102,9% të mesatares së Bashkimit Europian.

Kjo do të thotë se shqiptarët përballen me çmime ushqimore mbi mesataren europiane, megjithëse paguhen disa herë më pak.

Në Bashkimin Europian, 17,6% e popullsisë deklaroi në vitin 2025 se e mbyllte muajin me vështirësi ose me shumë vështirësi.

Eurostat e mat këtë tregues duke pyetur familjet nëse të ardhurat e tyre totale u mjaftojnë për të paguar shpenzimet e zakonshme dhe të nevojshme të jetesës./korrieri

Para

Vendi më i varfër në Europë që paguan naftën më të shtrenjtë

Pas

Gazetari zbulon këshillën e Clintonit ndaj Thaçit: Mos bëj marrëveshje me Rusinë!

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

31.10.2026
10.4k
“Rrezikohen investimet dhe vendet e punës” – Biznesi në bllok kundër qeverisë për paketën fiskale

“Rrezikohen investimet dhe vendet e punës” – Biznesi në bllok kundër qeverisë për paketën fiskale

30.10.2026
10.4k
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve pas mungesave në sistem

04.11.2026
10.4k
DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

02.11.2026
10.4k
“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël protestuesish kthehen te Kryeministria, policia nuk lejon bllokimin e rrugës

“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël protestuesish kthehen te Kryeministria, policia nuk lejon bllokimin e rrugës

31.10.2026
10.4k
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.