E enjte, 12 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kolapsi i agjencisë së surrogacisë: Gra pa pagesa, prindër që humbën mijëra dollarë dhe një vdekje nën hetim në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
24.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Kolapsi i agjencisë së surrogacisë: Gra pa pagesa, prindër që humbën mijëra dollarë dhe një vdekje nën hetim në Tiranë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një agjenci ndërkombëtare surrogacie, e cila u premtonte klientëve mundësinë për t’u bërë prindër kundrejt paketave që kushtonin deri në mbi 100 mijë dollarë, u shemb duke lënë pas gra surrogate pa pagesa, familje pa fëmijën e premtuar dhe embrione me fat të paqartë.

“World Center of Baby” ofronte programe surrogacie në Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji, Qipro dhe Meksikë. Në shkurt të vitit 2026, kompania njoftoi klientët se po shpallte falimentimin në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk mund të vazhdonte përmbushjen e detyrimeve.

Megjithatë, një investigim i OCCRP dhe mediave partnere nuk gjeti në gjykatat federale amerikane dokumente që të provonin hapjen e një procedure falimentimi. Kompania kryesore e lidhur me agjencinë vijonte të rezultonte aktive në Florida, ndërsa faqja e internetit qëndronte ende online, megjithëse njoftonte se nuk pranonte klientë të rinj.

Pas kolapsit, prindër nga vende të ndryshme deklaruan se kishin humbur dhjetëra mijëra dollarë. Ndërkohë, gratë që mbanin shtatzënitë për llogari të tyre mbetën pa pagesat mujore, pa mbështetje mjekësore dhe në disa raste pa para për qiranë apo shpenzimet bazë.

Gruaja surrogate që humbi jetën në Tiranë

Një nga rastet më të rënda lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Një grua ukrainase, e identifikuar me pseudonimin “Yana”, kishte kryer transferimin e embrionit në Shqipëri në gusht të vitit 2025. Ajo mbante një fëmijë për një burrë që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur agjencia nisi të ndërpriste pagesat dhe komunikimin, babai i ardhshëm u detyrua të mbulonte drejtpërdrejt qiranë dhe shpenzimet mjekësore të gruas. Në fillim të marsit 2026, Yana mbërriti në Tiranë për të kaluar muajt e fundit të shtatzënisë.

Më 22 prill, gruaja tetëmuajshe shtatzënë dhe foshnja që mbante u gjetën pa jetë në apartamentin e marrë me qira në kryeqytet. Pak orë përpara vdekjes, ajo u kishte shkruar familjarëve se kishte dhimbje të forta koke.

Në certifikatën e vdekjes është shënuar “vdekje e papritur”, ndërsa raporti përfundimtar i autopsisë nuk ishte publikuar në kohën e investigimit. Prokuroria shqiptare ka regjistruar kallëzim penal dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Familjarët kanë ngritur pikëpyetje edhe për kontrollet mjekësore dhe monitorimin e shtatzënisë.

Pronari i mëparshëm i deklaruar i agjencisë, biznesmeni ukrainas Vladyslav Natochii, ka mohuar përgjegjësinë dhe ka deklaruar se nuk ekziston lidhje shkakësore ndërmjet veprimeve të tij dhe vdekjes së gruas.

Shqipëria reklamohej për mungesën e rregullimit ligjor

Agjencia e reklamonte Shqipërinë si një destinacion të përshtatshëm për surrogacinë, pikërisht për shkak të mungesës së një legjislacioni të qartë. Programet u ofroheshin çifteve të martuara ose të pamartuara, çifteve të së njëjtës gjini dhe burrave beqarë.

Megjithatë, investiguesit nuk gjetën në Shqipëri një kompani të regjistruar me emrin e agjencisë. Kontrata e Yanas parashikonte që ajo të merrte rreth 25 mijë dollarë, përfshirë pagesa mujore prej 600–700 dollarësh dhe mbi 15 mijë dollarë pas lindjes.

Paratë u paguan, por nuk mbërritën te gratë

Një tjetër grua ukrainase, e quajtur “Maria” në investigim, solli në jetë binjakë për një çift brazilian. Agjencia duhej t’i paguante asaj 20.800 dollarë, por paratë nuk mbërritën.

Çifti kishte transferuar paraprakisht edhe këstin përfundimtar prej 14.500 eurosh në llogarinë e agjencisë. Për të mos e lënë gruan pa pagesë, ata morën borxh dhe i dhanë drejtpërdrejt 5 mijë dollarë, duke rënë dakord që pjesën tjetër ta shlyenin me këste mujore.

Një çift britanik ka ngritur padi në Florida, duke pretenduar se kishte paguar 87.415 dollarë për një paketë të quajtur “Double VIP Guarantee”, por nuk kishte marrë shërbimet e premtuara. Sipas padisë, kur kërkuan kthimin e parave, iu tha se në llogarinë e kompanisë kishin mbetur vetëm rreth 450 euro.

Një çift nga Kalifornia deklaroi se kishte paguar mbi 100 mijë dollarë. Fillimisht agjencia u ofroi vetëm 22 mijë dollarë rimbursim, ndërsa më vonë propozoi një marrëveshje prej 90 mijë dollarësh me kusht që të hiqeshin komentet negative të publikuara në internet.

Pronarë dhe drejtues të paqartë

Struktura e kompanisë rezulton e ndërlikuar dhe pronësia e saj mbetet e paqartë. Persona të regjistruar si drejtues në vende të ndryshme kanë deklaruar se nuk kishin kontroll mbi llogaritë bankare apo përdorimin e parave.

Një person i regjistruar si drejtues në Gjeorgji pranoi se paguhej vetëm 100 dollarë në muaj për të figuruar formalisht si drejtor dhe aksioner. Edhe ish-drejtori operacional i kompanisë deklaroi se nuk kishte akses në llogaritë bankare dhe se kishte ngritur shqetësime për moskryerjen e pagesave.

Natochii ka deklaruar se kompania u përball me një krizë të rëndë financiare dhe operacionale, por ka mohuar mashtrimin. Sipas tij, më shumë se 350 fëmijë kanë lindur përmes programeve të ofruara nga agjencia.

Një kompani e re kontaktoi ish-klientët

Pas kolapsit të “World Center of Baby”, një subjekt me emrin “Blue Oak Fertility” nisi të kontaktonte disa nga ish-klientët, duke u thënë se embrionet e tyre ishin të sigurta dhe duke u ofruar programe të reja që kushtonin nga mbi 40 mijë euro deri në 200 mijë dollarë.

Lidhjet juridike dhe financiare ndërmjet dy subjekteve janë mohuar. Megjithatë, domain-i i kompanisë së re ishte regjistruar nga një person i lidhur më parë me “World Center of Baby”, ndërsa ish-punonjës të agjencisë së vjetër komunikuan me klientët. Rasti nxjerr në pah rrezikun e industrisë ndërkombëtare të surrogacisë, ku gruaja surrogate mund të ndodhet në një shtet, klinika në një tjetër, prindërit në një vend të tretë dhe kompania ndërmjetëse të jetë regjistruar diku tjetër.

Mungesa e rregullave të qarta, veçanërisht në vende si Shqipëria, mund t’i lërë të pambrojtura si gratë që mbajnë shtatzëninë, ashtu edhe njerëzit që paguajnë shuma të mëdha me shpresën për t’u bërë prindër. /Marrë me shkurtime nga shteg.org

Para

Komunikimet Hyseni-Agasi, pikëpyetje mbi sigurinë kombëtare

Pas

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

09.11.2026
10.4k
SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, akuzohet për favorizim në tenderat e KESH-it

SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, akuzohet për favorizim në tenderat e KESH-it

09.11.2026
10.4k
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

09.11.2026
10.4k
Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për “Princin Damian”!

Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për “Princin Damian”!

05.11.2026
10.4k
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff: Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff: Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

05.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.