E premte, 25 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Komunikimet Hyseni-Agasi, pikëpyetje mbi sigurinë kombëtare

Korrieri nga Korrieri
24.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit, BKH i trokiti në derë, por… (çfarë pritet të ndodhë tani)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Më shumë se 100 telefonata, qindra mesazhe dhe komunikime përmes videocall-eve, fotove dhe videove mes drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit janë pjesë e hetimit të SPAK, të cilat ngrenë pikëpyetje jo vetëm mbi funksionimin e institucionit, por edhe mbi sigurinë kombëtare në vend.

Sipas të dhënave të rrjedhura, që i referohen vendimit të Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së arrestit në shtëpi ndaj kreut të Shërbimit Informativ, komunikimet janë zhvilluar nga 28 qershori deri më 26 gusht, ditën kur Agasi u arrestua në Durrës, pas disa muajsh në kërkim në kuadër të hetimit për dosjen e AKSHI-t.

Materialet e hetimit flasin për një numër më të detajuar prej 508 formash komunikimi në aplikacionin Signal, duke përfshirë thirrje, komunikime zanore, video dhe mesazhe në kohën kur Agasi ishte person në kërkim.

Biznesmeni kontrovers Ergys Agasi është nën hetim për disa vepra penale që kanë të bëjnë me “grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion aktiv”, “pastrim parash”, “konkurrencë të paligjshme”, “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

Për hetuesit, përmbajtja dhe shpeshtësia e komunikimeve ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre, ndërsa Hyseni ka pranuar se ka komunikuar me Agasin.

Versioni i saj, sipas deklarimeve nga materialet e rrjedhura, është se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH-it dhe se komunikimet kishin karakter profesional.

Ajo ka mohuar gjithashtu se e ka takuar fizikisht gjatë kohës kur Agasi ishte në kërkim.

Dosja përmban gjithashtu komunikime ku përmenden takime me zyrtarë të lartë. Teksti i rrjedhur në media sugjeron edhe emrin e kryeministrit të vendit.

Në një prej tyre Hyseni shkruan: “Nesër duhet ta takoj KM në 8.30” dhe më pas drejtuesja e SHISH-it informon Agasin edhe për një tjetër. Ajo njofton për një takim urgjent me përfaqësues sauditë dhe për kthimin e saj në Kosovë.

Në komunikime përmendet edhe Skënder Hita, i cili në atë periudhë ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

“Skënderi më thirri me u taku të hënën… Të shpresojmë që e ka porosit Kryeministri”, thuhet në një prej mesazheve.

Në biseda shfaqen gjithashtu emrat e Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut.

Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, po hetohet nga SPAK për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, në kuadër të hetimit që lidhet me Ergys Agasin.

Më 21 shtator, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Menjëherë pas daljes së vendimit të Gjykatës së Posaçme, kryeministri Edi Rama tha se çdo dyshim ndaj Hysenit duhet të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor, ndërsa njoftoi largimin e saj nga drejtimi i SHISH-it.

Rama tha se përgjegjësia është individuale dhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështjet që i përkasin drejtësisë. Nga opozita kanë ardhur reagime më të ashpra.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka lidhur çështjen me akuza që, sipas tij, i kishte ngritur më herët për marrëdhëniet mes Hysenit dhe Agasit, ndërsa ka bërë pretendime për kontakte të shpeshta mes tyre. Këto janë deklarime politike dhe nuk përbëjnë konstatime gjyqësore.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet kanë hapur debat publik mbi sigurinë e informacionit shtetëror dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë, ndërsa hetimi i SPAK vijon. /shteg.org

Para

Kamasutra Politike Shqiptare

Pas

Kolapsi i agjencisë së surrogacisë: Gra pa pagesa, prindër që humbën mijëra dollarë dhe një vdekje nën hetim në Tiranë

Nga Kategoria

Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës për gjurmë gishti, fije floku dhe…
Aktualitet

Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës për gjurmë gishti, fije floku dhe…

25.09.2026
10.3k
“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra
Aktualitet

“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

25.09.2026
10.3k
Emri/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (Trupi u gjet falë ziles së celularit)
Aktualitet

Emri/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (Trupi u gjet falë ziles së celularit)

24.09.2026
10.3k
FOTO/ U arrestua në Rusi, zbulohet portreti i Shpëtim Aliut! (‘Kumbari’ që furnizonte grupet kriminale me drogë, i njohur si ‘Pablo Escobari’ shqiptar)
Aktualitet

FOTO/ U arrestua në Rusi, zbulohet portreti i Shpëtim Aliut! (‘Kumbari’ që furnizonte grupet kriminale me drogë, i njohur si ‘Pablo Escobari’ shqiptar)

24.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kamasutra Politike Shqiptare

Kamasutra Politike Shqiptare

24.09.2026
10.3k
“ Balluku ka marrë peng Aeroportin e Vlorës, Shqipëria mund të humbasë gjyqin 700 mln euro”

“ Balluku ka marrë peng Aeroportin e Vlorës, Shqipëria mund të humbasë gjyqin 700 mln euro”

22.09.2026
10.4k
Emri/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (Trupi u gjet falë ziles së celularit)

Emri/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (Trupi u gjet falë ziles së celularit)

24.09.2026
10.3k
VIDEO shokuese: Gruaja nga Kombinati dhunon foshnjën e vet vetëm pesë muajshe

VIDEO shokuese: Gruaja nga Kombinati dhunon foshnjën e vet vetëm pesë muajshe

23.09.2026
10.4k
Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska: Nëse ndodh nis lufta 

Paralajmërimi: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

21.09.2026
10.4k
Kur krimi mbërrin në majën e inteligjencës shqiptare

Kur krimi mbërrin në majën e inteligjencës shqiptare

24.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.6k
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

21.09.2026
10.4k
Aksioni i SPAK shtrihet te klani Troplini, kontrolle në bazat e “Pojës”

Aksioni i SPAK shtrihet te klani Troplini, kontrolle në bazat e “Pojës”

22.09.2026
10.4k
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit, BKH i trokiti në derë, por… (çfarë pritet të ndodhë tani)

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit, BKH i trokiti në derë, por… (çfarë pritet të ndodhë tani)

23.09.2026
10.4k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.4k
Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

19.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.