E enjte, 1 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

Korrieri nga Korrieri
01.10.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një mori detajesh dhe informacionesh që dyshohet se kanë çuar hetimet deri te institucionet më të larta të shtetit, janë zbuluar nga telefoni i biznesmenit Ergys Agasi. Pas arrestimit të këtij të fundit në muajin gusht, iu gjet dhe sekustruar një aparat telefonik “iPhone 17”.

Sipas gazetarit Elton Qyno, telefoni që i është kapur Agasit, nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie dhe për rrjedhojë ka shërbyer si një ‘magazinë’ informacioni për SPAK. Ndërsa mësohet se dy telefonat e tjerë “Iphone 17” të kapur personit tjetër në makinë, Uljan Shpatarakut, kanë qenë të pajisur me kode sigurie dhe ende nuk janë hapur nga ana e ekspertëve kibernetikë të prokurorisë së posaçme.

Por, me sa duket telefoni i Agasit ka pasur mjaftueshëm informacion, pasi brenda një kohe të shkurtër, SPAK caktuan masën e arrestit për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Burime për gazetarin bëjnë me dije se në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni. Bëhet fjalë për dhjetëra biseda me personazhe mjaft të njohur të botës së krimit që janë shpallur në kërkim nga SPAK, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Fushë-Krujë. Gjithashtu, në telefonin e Agasit kanë rezultuar edhe biseda për Drejtorë Policie, dhe për prokurorë të SPAK, të cilat ishin ruajtur qëllimisht, por për arsye ende të paqarta.

Në një prej bisedave, Agasi shprehet se “…ata janë çunat e tij dhe nën kontrollin e tij…”,referuar çunave që në Shqipëri konsiderohen si “Bad Boys” dhe që drejtojnë grupe kriminale.

Por, ky “iPhone17” nuk rezulton të jetë i vetmi aparat celular që i është sekuestruar biznesmenit. Oficerët e Policisë dhe Byroksë Kombëtare kanë gjetur edhe 3 aparate të tjera gjatë kontrolleve në banesën e Agasit. Këqyrja e këtyre 4 aparatave celularë pritet të zbulojnë detaje dhe emra të tjere, teksa deri më tani numri i personave nën hetim është rritur, duke filluar nga Ergys Agasi, Daniel Shima, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni, Mirlinda Karçanaj, Gëzim Hoxha, Andis Papa, Elison Jorxhi, Hava Delibashi, Emirton Suli, Embro Sulejmani, Fatjon Kalluçi etj.

Aktualisht, Vlora Hyseni ndodhet nën masën “arrest shtëpie” për akuzat “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas SPAK, Hyseni dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi, teksa ai ndodhej në kërkim, duke i përcjellë informacione të klasifikuara shtetërore.

Në kuadër të hetimit në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluçi, shef tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente. Në dorën e SPAK kanë rënë disa materiale sekrete të SHISH, ku 9 prej tyre janë gjetur në makinën e Agasit, në kuadër të kontrolleve në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Me urdhër të GJKKO kontrolle u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Para

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Pas

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Nga Kategoria

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi
Aktualitet

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh
Aktualitet

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
Aktualitet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…
Aktualitet

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.3k
Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen!

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen!

25.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.3k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.3k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

25.09.2026
10.4k
Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

24.09.2026
10.4k
Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

25.09.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.3k
Denoncimi në SPAK / Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

Denoncimi në SPAK / Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

25.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.