E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Korrieri nga Korrieri
01.10.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) bëri të ditur se pika e karburantit “AN Oil”, në Sarandë, kishte qenë jashtë funksionit për rreth tre muaj dhe ndodhej në proces rihapjeje. Sipas verifikimeve paraprake të inspektorëve, në momentin e shpërthimit në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti.

Në njoftimin publik, mbrëmjen e djeshme, ISHTI bën me dije se vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Karburanti që shpërtheu sot në Sarandë ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), menjëherë pas ngjarjes.

Në pikën e karburantit, nuk ka pasur depozita gazi apo karburanti në objekt në momentin e ngjarjes.
ISHTI vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Duke qenë se objekti ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje, në këtë fazë nuk rezulton asnjë përgjegjësi që mund t’i atribuohet ISHTI-t për ngjarjen e ndodhur.”, shkruhet në njoftim.

Shpërthimi ndodhi mesditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga ngjarja u plagosën dy punonjës, të cilët u transportuan në urgjencën e spitalit të Sarandës. Fatmir Pema, 39 vjeç, pësoi djegie në trup dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës, për të marrë trajtim të specializuar. Punonjësi tjetër, Florian Bica, 27 vjeç, u dërgua në spital për shkak të tronditjes së shkaktuar nga shpërthimi.

Rasti vjen 20 ditë pas shpërthimit në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë mëngjesin e 9 shtatorit, ku tre punonjës mbetën të lënduar. Policia dyshoi se kishte shpërthyer një bombol gazi në momentin që një automjet po furnizohej. Ndërkohë, zjarrfikësit dhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ngritën dyshime të tjera, duke përfshirë mundësinë që zjarri të ketë nisur në zyrat e karburantit ose nga një automjet brenda territorit të stacionit.

Dy rastet brenda një muaji ngrejnë alarmin për sigurinë e karburanteve, ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkakun e ngjarjeve.

Para

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

Pas

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.3k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.