E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

Korrieri nga Korrieri
06.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një rrebesh i vërtetë ankesash për tenderat e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka përmbytur dyert e Komisionit të Prokurimit Publik duke ngrirë plotësisht funksionimin e institucioneve publike. Kapitali analizoi ankimimet në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm për 20 ditët e fundit. Nga data 15 shtator deri më 5 tetor 2026, plot mbi 30 procedura unike prokurimi të zhvilluara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara kanë përfunduar në KPP. Vlera totale neto e këtij bllokimi kap shifrën marramendëse mbi 50 milionë euro.

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së

Ky bllokim intensiv dhe sistematik nuk është rastësi. Ai nisi të kthehej në një model të zakonshëm, menjëherë sapo në krye të OBP-së u emërua Jonaid Myzyri. Ky i fundit, u hetua për disa muaj nga SPAK për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Dokumentat zyrtarë tregojnë se pothuajse për të gjitha tenderat e OBP, bizneset denoncojnë se hartohen me specifika haptazi “të kopsitura” për të favorizuar marka të caktuara, gjë që ka detyruar dhjetëra kompani të nisin një ofensivë të papreçentë ligjore.

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së

Shëndetësia në kolaps total
Sektori më i goditur nga kjo krizë menaxhimi e OBP-së është shëndetësia publike, ku po bllokohen njëkohësisht si themelet fizike të spitaleve, ashtu edhe pajisjet e tyre mjekësore.

Rrebeshi i ankesave nisi me ngrirjen e tenderit për rikonstruksionin e godinës qendrore të Spitalit të Matit me vlerë mbi 339 milionë lekë, ndërkohë që pas tij u bllokua edhe projekti masiv për ndërtimin e godinës së re multifunksionale të Spitalit Rajonal të Korçës që kushton mbi 1.1 miliardë lekë.

Paraliza u shtri me shpejtësi edhe te furnizimet teknologjike, ku marrëveshja kuadër prej 278 milionë lekësh për pajisje bazë si autoklavat dhe gastro-kolonoskopët u godit nga ankesat e operatorëve Medfau, Montal, BNT Electronics dhe Unicare Albania.

Këto kompani denoncojnë se OBP ka kopjuar parametrat e një modeli të vetëm kinez për të skualifikuar artificialisht prodhuesit lider në botë.

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së

Në të njëjtën kohë, në KPP janë ngrirë mbi 592 milionë lekë aparatura anestezie e laparoskopie për Spitalin e Traumës (SUT), si dhe tenderi prej 313 milionë lekësh për akseleratorin e angiografin e dedikuar për neurokirurgjinë në QSUNT.

Ky ngërç administrativ është kapilar dhe ka paralizuar çdo qelizë tjetër jetike të shtetit shqiptar, duke mos u kufizuar vetëm te spitalet. Në fushën e arsimit, brenda këtij harku 20-ditor ka ngrirë plotësisht tenderi kombëtar prej më shumë se 322 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve mobilierie të shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm, pas denoncimeve të kompanisë Klame për kritere të ngurta.

Siguria dhe mbrojtja kombëtare po ashtu po mbahen peng, pasi janë bllokuar fondet për mirëmbajtjen e mjeteve të Policisë së Fierit me vlerë 26.2 milionë lekë dhe projekti për ndërtimin e dallgëthyesit në bazën ushtarake detare të Pashalimanit me vlerë 22.7 milionë lekë.

Madje, kjo frymë bllokimi ka prekur edhe sektorët digjitalë përmes sistemeve të identifikimit biometrik AMAIS në Mullet prej 223 milionë lekësh, digjitalizimit të arkivave diplomatikë, e deri te bujqësia ku tenderat fushorë për projektin “Kadastra e Ullirit” në Vlorë e Fier kanë përfunduar në KPP për shkak të skualifikimeve pa bazë të operatorëve ekonomikë.

I paaftë apo …

Kjo situatë e papreçedentë ngërçi dëshmon se Operatori i Blerjeve të Përqendruara po shkel haptazi mbi Ligjin e Prokurimit Publik, i cili saktëson se specifikimet duhet të nxisin konkurrencën e lirë e të barabartë. Duke refuzuar hartimin e kritereve standarde, menaxhimi i ri nën drejtimin e Jonaid Myzyrit e ka kthyer KPP-në në një stacion të mbingarkuar të çdo nisme investimi publike.

Çmimin e këtij paralizimi total sot po e paguajnë qytetarët që përballen me lista të gjata pritjeje në spitale pa pajisje, nxënësit në shkolla me banka të munguara, policia me automjete të riparuara përgjysmë dhe vetë ekonomia e vendit që sheh miliarda lekë të bllokuara në llogari administrative ndërsa projektet në terren kanë ngrirë.

Por pikëpyetja e madhe është cila është arsyeja. Paaftësia e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara apo skemat perverse të korrupsionit në tenderat publikë!

OBP është institucioni, të paktën formalisht, më i përgatitur për zhvillimin e tenderave në Shqipëri. Fakti që të gjithë tenderat e OBP po bllokohen nga akuzat për qepje kriteresh, e anon përgjigjen e dilemës më shumë nga e dyta./kapitali.al

Para

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Pas

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.