Ambasada amerikane ka bërë një reagim sot në lidhje me arrestimin e një shtetasi ukrainas në vendin tonë, disa ditë më parë.
Ambasada ka reaguar për arrestimin e Anatolii Streletsky, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale. Ukrainasi pritet të ekstradohet drejt atdheut të tij, ku do të përballet me drejtësinë mbi akuzat që rëndojnë mbi të.
Në reagimin e ambasadës thuhet se partneriteti vihet në jetë nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve, e po ashtu, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.
















