E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore”, Rama për sipërmarrësit: Vjedhin pensionistët! 

Korrieri nga Korrieri
23.10.2024
në Aktualitet
A A
“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore”, Rama për sipërmarrësit: Vjedhin pensionistët! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, ka deklaruar se pagat reale në vendin tonë janë “600 euro për sanitare dhe mbi 1100 euro paga mesatare për sektorët e tjerë”, por këto paga nuk deklarohen nga bizneset.

“Këto janë pagat reale për sektorët përkatës, në të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zona të tjera. Por, kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend i rajonit që e kemi biznesin e vogël me 0 taksa.

Sa për kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë besoj, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitimi. 90% janë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat i një strategjie dhe vendimmarrje të qeverisë sonë prej vitesh tashmë, që kemi vendosur që deri në vitin 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa. Kjo për t’i dhënë frymëmarrje që të zhvillohet.

Por, ka një shifër tjetër akoma më të jashtëzakonshme: në Shqipëri vetëm ¼ e bizneseve paguajnë TVSH. Na mungon kontributi i sipërmarrjes te buxheti që shkon për pensionet. Si do t’i bashkojmë ne këto të dyja? Që edhe i kemi dhënë lehtësira sipërmarrjes, edhe sipërmarrja vjedh pensionistët… Më falni, se fjala është shumë e rëndë, por nuk e di çfarë emri t’i vë tjetër. Është grabitje sepse sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë, edhe përpara taksave.

Nëse Shqipëria do të vazhdonte mbi taksën e sheshtë mbi pagën, ne do të kishim më shumë të ardhura edhe për sigurimet shoqërore, por do të merrnim më shumë nga xhepi i punonjësve. Ne e hoqëm taksën e sheshtë dhe e bëmë progresive dhe kemi hequr dorë nga jo pak, por nga një shumë e konsiderueshme që ia kemi lënë mësuesve, infermierëve, kamarierëve etj. Si t’ia bëjmë ne kur për 17 sektorët e ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 000 lekë sepse e dimë të gjithë që kjo pagë është përjashtuar nga taksimi.

Duke i parë sektorët me radhë, nuk ka logjikë që ta pranosh këtë gjë sepse janë paga të gënjeshtërta. Mirëpo, nga kjo gënjeshtër dhe nga kjo qasje kriminale ndaj pensionistëve ne kemi një gropë shumë të madhe, të cilën e kompensojmë sot që flasim duke vendosur gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet sepse pa këtë gjysmë miliardi pensionet nuk mund të jepen në nivelin që janë sot. Është kollaj të premtosh kur e di që nuk do të kesh gjë në dorë.

Problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë vetëm. Rritja e pensioneve nuk zgjidhet duke ua marrë fëmijëve që sot janë të mitur dhe kanë nevojë për investime të tjera. Taksat janë për fëmijët, për të ardhmen, për shkolla, spitale dhe infrastrukturë. Sigurimet shoqërore janë për të moshuarit, janë dy gjëra të ndara komplet dhe nuk puqen bashkë”, shtoi kryeministri.

Para

DOSJA E SPAK/ Gentjan Sula i Agi Kons financoi shlyerjen e kredive të Metës, i dha para CASH nënës së Kryemadhit

Pas

DOSJA E SPAK / “Fol për shokët e Plusit”, vilë nga Samir Mane, Meta dhe Kryemadhi vunë Piro Xhixhon në shërbimin e tij

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.