E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksidente të mistershme, vrasje perfekte dhe vetëvrasje: Si u zhdukën një nga një armiqtë e Putin

Korrieri nga Korrieri
24.08.2023
në Aktualitet, Botë, Fokus, Slider
A A
Aksidente të mistershme, vrasje perfekte dhe vetëvrasje: Si u zhdukën një nga një armiqtë e Putin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Lideri i mercenarëve të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar si një prej 10 viktimave që ndodheshin në bordin e avionit privat Embraer-135, sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror në Rusi.

Agjencia ka konfirmuar po ashtu se nga rrëzimi i avionit të mërkurën në mbrëmje në rajonin Tver, ka humbur jetën edhe numri dy i Wagner, Dmitry Utkin.

Në Rusi, në Europë dhe madje edhe në Amerikë, ka kaq shumë armiq të betuar të Vladimir Putinit, që kanë pasur një fund të keq.

Aksidente të pashpjegueshme, sulme, vetëvrasje dhe vrasje krejtësisht perfekte.

Një gjurmë gjaku që përshkon kohë, që nga fillimi i viteve 2000 e deri më sot. Sigurisht, këto janë episode të lidhura me Kremlinin krejtësisht rastësisht, të paktën derisa të vërtetohet e kundërta.

Faqja Gbnews.com ka llogaritur se vetëm që nga fillimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, ka pasur 39 vdekje misterioze të personazheve që kishin të bënin me presidentin rus.

Rasti i fundit që përfundoi në gazeta daton tre muaj më parë, kur oligarku Sergej Grishin vdiq nga septicemia në Moskë, i njohur për shitjen e vilës së tij në Kaliforni te Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan.

Jo një personazh shumë i famshëm, por gjithsesi një ish-bankier, i cili kishte kritikuar ashpër punën e zotit të Kremlinit, si sipërmarrës të tjerë të përfshirë në zinxhirë të çuditshëm vrasjesh-vetëvrasjesh, së bashku me të gjithë familjen: Vasily Melnikov, Vladislav Avayev dhe Sergei Protosenya.

Shumë më i njohur dhe i lidhur pothuajse në mënyrë të padiskutueshme me aparatet shtetërore, është rasti i Aleksey Navalny, kundërshtari kryesor politik i Putinit, i cili kishte pësuar një tentativë të bujshme helmimi në Siberi përpara se të shkonte në burg.

Ndërsa ai ishte në një takim politik, njerëzit që i përkisnin shërbimit sekret të ushtrisë, GRU, kontaminuan të brendshmet e tij me Novichok.

Dy “turistët” misteriozë rusë iu përgjigjën edhe GRU-së, e cila në vitin 2018 në Salisbury të Britanisë së Madhe, shpërndau të njëjtën substancë nervore në dorezën e derës së një ish-agjenti rus, i cili kishte kaluar vite më parë te britanikët dhe se po jepte informacione të tjera të rëndësishme.

Gjithashtu në atë rast, objektivi, Sergej Skripal arriti t’i mbijetonte helmimit së bashku me vajzën e tij Yulia, e cila gjithashtu kishte prekur derën.

Rasti tjetër i bujshëm në të cilin personazhet e lidhur me shërbimet sekrete ruse kanë përdorur materiale toksike (në këtë rast radioaktiv) është ai i Aleksandr Litvinenkos, një nga atentatet e para të shkëlqyera, që ndodhi në Londër në vitin 2006.

Edhe ai ishte një ish-agjent i kaluar “armikut”, i cili vazhdoi të “bezdiste” Putinin. Dy ish kolegë të tij i shërbyen një filxhan çaj polonium në një hotel në Mayfair. Burri vdiq në spital pas një agonie të tmerrshme.

Shumë më shpesh, vrasësit me qira (në Rusi nuk është zbuluar kurrë se cilët ishin nxitësit) kanë preferuar të përdorin metoda më të drejtpërdrejta, megjithëse më pak të sofistikuara.

Në të njëjtën vjeshtë të vitit 2006, gazetarja Anna Politkovskaya u qëllua për vdekje teksa priste ashensorin e shtëpisë së saj. Në fakt dikush më parë kishte tentuar ta helmonte në avion por nuk shkoi mirë.

Përsëri me armë zjarri u vranë disa eksponentë të organizatave të të drejtave të njeriut, si Natalia Estemirova, e rrëmbyer dhe e vrarë në vitin 2009, avokati Stanislav Markelov dhe gazetarja Anastasia Baburova, të qëlluar së bashku në të njëjtin vit.

Po ashtu edhe Boris Nemtsov, një figurë kryesore e opozitës që ishte gjithashtu zëvendëskryeministër nën Yelsin, i cili u qëllua pranë Kremlinit në 2015.

Raste të panumërta aksidentesh, të gjitha mjaft të çuditshme. Si ai i Mikhail Lesin, i cili kishte qenë ministër i informacionit me Putinin dhe që në vitin 2015 u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Washington.

Autopsia konstatoi se ai kishte pirë sasi të mëdha alkooli dhe kishte goditur me dhunë kokën. Ai dyshonte gjithashtu për vdekjen e ish-oligarkut, i cili kishte qenë shumë i afërt me Putinin përpara se të ndahej, Boris Berezovsky.

Në vitin 2013, trupi i tij u gjet në banjën e vilës së tij në Surrey.

Rënia ishte fatale për disa kritikë të Kremlinit. Më të njohurit, ndoshta, janë ish-kryetari i kompanisë së naftës Lukoil, Ravil Maganov dhe miliarderi Pavel Antonov, të cilët të dy vdiqën vitin e kaluar pasi kritikuan Operacionin Special Ushtarak.

Maganov ra nga dritarja e një spitali në Moskë, ndërsa Antonov fluturoi nga dritarja e një hoteli ndërsa ishte në Indi për të festuar ditëlindjen e tij.

Para

DETAJET/Vritet shefi i Wagner Prigozhin, avioni i tij u qëllua me raketë në Moskë

Pas

One Albania, një dështim total: Mijëra abonentë lihen pa shërbim sot, kompania nuk mban asnjë përgjegjësi

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.