E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit, dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka e qëlluan pas sherrit për pallatin

Korrieri nga Korrieri
24.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
E shkuara e Eduart Reçit, pse u vra biznesmeni 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit, dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka e qëlluan pas sherrit për pallatin

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e rrethana të ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi disa ditë më parë, pas një serie hetimesh të thelluara dhe analizash.

Siç mëson Gazeta Korrieri, hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Duka, të cilët dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Reçit, pas një konflikti të gjatë mbi pronësinë e një trualli që ai po përgatitej të zhvillonte për ndërtimin e një pallati.

Sipas burimeve të Korrierit nga Policia, hetuesit realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit.

Ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të ngushtuar hetimet dhe për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e Reçit. Pas analizës së këtyre elementeve, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar.

Në vijim të hetimeve, policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Duka.

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit, dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka e qëlluan pas sherrit për pallatin

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një armë zjarri të dëmtuar dhe një sërë pajisjesh që përdoren për prodhimin e silenciatorëve, si dhe jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike.

Për më tepër, hetuesit zbuluan se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Eduart Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.

Pas realizimit të një sërë veprimesh hetimore dhe kontrolli të dokumenteve, dy vëllezërit Duka u arrestuan dhe janë vënë në pranga me akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje armësh”./Korrieri

Etiketat: eduart reciflorian dukapolicshkelqim duka
Para

Skandali me mbetjet toksike të Kurum , shteti i dorëzuar, Prokuroria e Durrësit bën lëvizjen e radhës

Pas

Eduart Reçin e vrau një polic

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.