E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria ndryshoi në ‘pikën e vlimit’

Korrieri nga Korrieri
06.09.2023
në Aktualitet
A A
Qeveria ndryshoi në ‘pikën e vlimit’
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ka ca njerëz që sapo lexojnë këtë titull, e lënë me aq dhe i kthehen shokut që s’e ka mbaruar akoma gotën e rakisë: -Shiko more!, ta thashë se po vlon kazani i Ramës. E kam thënë unë, nuk e zgjat vjeshta… Më vjen mirë që titulli i shkrimit tim se ndryshimet në qeveri kësaj here ndodhën në ‘pikën e vlimit’, të ketë gëzuar edhe të trishtuarit. Por nuk ka kuptimin djallëzor sikur këta po grinden nga brenda dhe ‘së shpejti po shpërthejnë’. Kishte mbërritur tamam pika e vlimit kur kryeministri Edi Rama doli para PS dhe u tha se ‘erdhi ora, po bëjmë ndryshime në qeveri’. 

Edhe një herë: Nuk është në sensin e ‘kazanit të rakisë’; është në gjithë kuptimin e fenomenit kimik të rritjes së nxehtësisë, që në fjalorin politik e eseistik ka marrë kuptim tjetër. ‘Temperatura’, jo brenda qeverisë ose brenda PS, por temperatura vitale në vendin tonë është ngritur në një pikë që nuk është provuar deri tani. Mbi ‘enë’ kanë nisur të veprojnë faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm të presionit. Kjo është ‘pika’ kur u krye, domosdoshmërisht, ndryshimi në motorin e shtetit.

Faktorët e brendshëm që e sollën të nevojshëm ‘përtëritjen’ të cilën po e quajmë edhe ndryshim:

1.

Viti 2030 thuajse u caktua si afati kohor kur Shqipëria pritet në radhët e shteteve anëtare të BE. Hera e parë që vetë BE caktoi datë, në vend që të kishim bredhur ‘në shkretëtirë’, siç edhe bëmë shumë vite. Në këtë rast na duhet të bëjmë gjithçka të mundur që ajo ditë të vijë e sigurt dhe bukur. Një presion i brendshëm është se maxhoranca qytetare nuk e ka na krah, por e ka kundër opozitën politike. Kemi edhe rrethana të tjera të nacionalizmit etnik ballkanik e më tej, si presion i jashtëm.

2.

Viti 2023 i zbulimit të Shqipërisë si postulat ‘domosdo vizitoje dhe shijoje’.

Vendi ynë këtë verë turistike mori vëmendjen e mediave më të fuqishme botërore; zgjoi kureshtjen e personaliteteve shtetërorë dhe shijen e njerëzve të famshëm të artit botëror për ta ‘prekur’ këtë vend. Mbi 1 milionë njerëz zbritën në brigjet tona detare turistike vetëm brenda një muaji. 200 avionë në ditë zbritën në Rinas. Në vitin 1991, gazetari i New York Times, David Binder, shkruante se ‘këtu ulet vetëm një avion në javë’. Mbi 4 miliardë euro xhiro ka përfituar vendi ynë vetëm këtë vit nga turizmi.

Ky është një presion i brendshëm që e rriti temperaturën; vendi ynë nuk është më një trup në gjumë ku si të ndodhë si të mos ndodhë gjëja.

Por prej kësaj vjen një presion po kaq i madh, nga jashtë. Presioni vjen po nga ata njerëz që ‘na zbuluan’ si vend i mahnitshëm. Vitin e ardhëm ata do të nisen prapë drejt nesh. Por nëse nuk do të kemi kryer disa herë më shumë operacione dhe vepra të mira, atëherë e humbëm edhe atë që fituam.

Kështu matet ‘pika e vlimit’ në sensin e punëve të shtetit.

3.

Pritet ‘Shpiragu’.

Një projekt i nisur e i kthyer pas për gati një shekull, pritet që të njoftojë për ‘Naftë!’. Shqipëria pret të pasurohet me burimet e saj, madje edhe të eksportojë. Vendi ynë pritet të marrë fizionominë e shteteve ‘të epërme’ që   prodhojnë energji për vete e për të tjerë.

Fenomeni ‘gjithë energjinë nga vendi’ doemos ndien presion nga jashtë, pikërisht në ‘pikën e vlimit’. Pasuria e përfituar nga nëntoka jonë kërkon që  shtetërisht të menaxhohet, të përpunohet e të vihet në dobinë maksimale. Qeverisë i duhet të ndezë motorë të fuqishëm; ndoshta jo vetëm më një ndryshim, por edhe me dy e me tre ndryshime të tjerë.

4.

Dhe diplomacia, marrëdhëniet me Europën e Amerikën, traktatet në dobi të kombit…

Të gjitha këto janë zgjuar e lulëzojnë më shumë se kurrë në historinë tonë. Presioni i përgjegjësive është i madh, në atë pikë ku duhet të ndryshojnë shpejtësitë….

Atëherë, kjo ndodhi; për këtë herë.

Para

Video tronditëse/ Vrapon për të kapur anijen, ekuipazhi grek e shtyn në det, pasagjeri gjen vdekjen

Pas

“Mami do vij prapë, do të të marr në Greqi”, gjyshja e 12-vjeçares që vrau veten në Pogradec: Ish-nusja kishte…

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.