E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj kërkon sot daljen nga burgu, por një PËRGJIM i SPAK kur bënte planet me vëllanë i prish punë

Korrieri nga Korrieri
12.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Për afro 7 orë zgjati seanca e djeshme në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Mësohet se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye, seanca u shty për sot, pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat. Seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fushës, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre, provat nuk janë të mjaftueshme.

Sula dhe Palushi nuk ishin të pranishëm fizikisht në seancë, ndërsa u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre. Të tre akuzohen për korrupsion aktiv. Qëndrimin e tyre e dhanë edhe dy prokurorët Dado e Dumani, të cilët mësohet se kanë kundërshtuar preten dimet e avokatëve, por ende nuk dihet se cilat janë provat e reja që kanë dorëzuar. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi, që do të vendosë nëse do të ketë ndryshim mase për Veliajn dhe biznesmenët, i cili njihet edhe si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri.

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie. Pranë Apelit të GJKO ishte edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj. Pas daljes nga Apeli i GJKKO-së, avokatët e Erion Veliajt kanë refuzuar të bëjnë komente për mediat. Kujtojmë që më herët, avokati amerikan i cili asiston Erion Veliajn dhe ekipin e përfaqësuesve të tij ligjorë nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë. Joshua Roberts, u paraqit dje për të marrë pjesë si vëzhgues i procesit, por ai nuk u lejua nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së të qëndrojë për shkak se nuk mund të pranohej me statusin e vëzhguesit.

Më herët, avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Avokati Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje. Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie./korrieri

Etiketat: arber veliajone albaniaSPAK
Para

Veliaj ofroi 50 milion lekë për të dalë nga qelia, PROVAT e reja të SPAK e “gozhduan”

Pas

Sot dita e fundit, partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ

Nga Kategoria

Aktualitet

test5

20.08.2026
10.3k
Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë
Aktualitet

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13.08.2026
10.3k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”
Aktualitet

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k

test5

20.08.2026
10.3k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

27.04.2023
10.3k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.3k
Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.