E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

18 klientë në ditë! Qendrat e masazhit në Tiranë, çerdhe korrupsioni

Korrieri nga Korrieri
13.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
18 klientë në ditë! Qendrat e masazhit në Tiranë, çerdhe korrupsioni
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve të cilat janë kthyer në fole prostitucioni. Vajzat kamuflohen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës. Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje.

Gjithsesi çdo gjë është sheshit, të gjithë e dinë, e të gjithë bëjnë sikur s’e dinë.  Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ” Buza e re”.

Fiksi hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës.  Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

Një bashkëpunëtore e Fiksit hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon  se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Klienti duhet të  paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve  të seksit  se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon  se biznesi i saj nuk ka probleme më shtetin,  sepse  edhe  pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.

Edhe në  një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’,  bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.

Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.

Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqitë ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni.

Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë. Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.

Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim.


Para

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Pas

Stuhia apokaliptike, 2 mijëra të vdekur, mbi 10 mijë të zhdukur

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.