E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SHËNIM/ ‘Dritëhijet’ e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqipëri dhe karteli i Durrësit dhe Elbasanit

Korrieri nga Korrieri
15.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
SHËNIM/ ‘Dritëhijet’ e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqipëri dhe karteli i Durrësit dhe Elbasanit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, disa kandidatë të rinj të Partisë Socialiste (PS) u shquan për mbështetjen e gjerë që morën nga elektorati.

Ndër ta, Tërmet Peçi, Sara Mila, Agron Malaj, Ceno Klosi dhe Arkend Balla u renditën ndër më të votuarit në qarqet e tyre përkatëse.

Tërmet Peçi – Qarku Gjirokastër

SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më

Tërmet Peçi 

Tërmet Peçi ka qenë një figurë e njohur në politikën lokale, duke shërbyer si kryetar i Bashkisë së Tepelenës.

Në mars 2025, ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë për të kandiduar si deputet në zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e mëparshme lokale, Peçi u rendit si kandidati më i votuar i PS-së në nivel kombëtar, duke marrë 82.67% të votave në Tepelenë.

Ky rezultat e pozicionoi atë si një nga figurat më të fuqishme në terren për PS-në. Edhe numri i 9468 votave e bën atë më të fuqishmin e qarkut politikisht.

Sara Mila – Qarku Elbasan

SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më

Sara Mila

Kandidatja më e votuar në Shqipëri, ashtu si nuk pritej kurrë është ajo e PS, Sara Mila me 18 626 vota.

Ajo ka reaguar për mediat ku shprehet se është e prekur dhe përlotur pasi kurrë nuk e kishte imagjinuar një mbështetje kaq të madhe.

Mila, një nëpunëse e Shërbimit Social Shtetëror dhe figurë e panjohur deri ditën që shpalli kandidaturën, rezulton deri mbrëmjen e së mërkurës kandidatja më e votuar mes socialistëve të listave të hapura në të gjithë vendin.

Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardhës, Mila rivalizon në rezultat me rekordin e kapur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.

Agron Malaj – Qarku Dibër

SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më

Agron Malaj 

Agron Malaj, ish-kryetar i Bashkisë së Matit, dha dorëheqjen nga posti i tij në mars 2025 për të kandiduar si deputet në qarkun e Dibrës.

Përfshirja e tij në listën e hapur të PS-së për këtë qark tregon për një ambicie për të kaluar nga niveli lokal në atë kombëtar.

Malaj në këto zgjedhje parlamentare ka arritur të jetë ndër më të votuarit në Shqipëri me 12616 vota preferenciale.

Arkend Balla – Qarku Durrës

SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më

Arkend Balla

Arkend Balla është një tjetër emër i ri në listën e hapur të PS-së për qarkun e Durrësit.

Balla mori u mandatuar në këtë legjislaturë, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës. 

Rraja u tërhoq nga politika pas dhunës që përdori djali dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.

Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja u krye pas denoncimit të tyre për shpërthimet në gurore.

Por nga 18364 votat e marra në qarkun e Durrësit Arkend Balla duket se është më i pëlqyeri.

Ceno Klosi- Qarku i Fierit

SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më

Ceno Klosi

Ceno Klosi ishte një nga kandidatët e Partisë Socialiste (PS) në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 për qarkun e Fierit.

Ai u përfshi në listën e hapur të PS-së, në qarkun e Fierit dhe ka marrë 15208 vota preferenciale.

Në kohën e kandidimit, Klosi mbante postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Ballukut.

Përfshirja e Klosit në listën e mbyllur të PS-së u kritikua nga opozita dhe figura të tjera politike.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Klosin për përfshirje në blerje votash dhe e cilësoi si “krahun e djathtë” të Ballukut .

Dritëhijet dhe sfidat me SPAK

Pavarësisht suksesit elektoral, disa nga këta kandidatë janë përballur me kritika dhe probleme me drejtësinë:

Agron Malaj – Ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit. Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit  ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e tij. Edmond Miza pretendon se atij dhe disa banorëve të tjerë, u është falsifikuar firma. 

Gjithashtu, Agron Malaj është përmendur edhe për tendera në konflikt interesi në kompaninë e vëllait të tij Fatos Malaj, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemën e kompanisë “5D Konstruksion” në Bashkinë e Tiranës.

Sara Mila – Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, suksesi elektoral i Milës buron nga mbështetja që i ka dhënë asaj Suel Çela, një drejtues i krimit të organizuar në Elbasan, i shpallur në kërkim për një listë të gjatë veprash penale.

“Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile, Sara Mile”, paralajmëroi Berisha, duke i ndërruar një zanore në mbiemër kandidates.

Ceno Klosi- Kandidatura e tij u shoqërua me polemika, pasi ai ndodhej nën hetim nga SPAK për katër vepra penale: korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. 

Këto akuza u ngritën pas një kallëzimi penal të bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Arkend Balla- Emri i tij mbështetet nga një grup i fuqishëm i krimit të organizuar me bazë në Durrës dhe me lidhje të forta me grupin e Elbasanit, që mbështet Sara Milen.

Kjo duket dhe nga numëri i votava i cili është pothuajse i njëjtë mes Miles dhe Ballës.

Tërmet Peçi – Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fushatës ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi. Sipas Berishës,Tërmet Peçi u ka dhënë 60 milionë euro drejtorëve të tij, si 5D e Tiranës.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 Majit, PS ka fituar 83 mandate, PD-ASHM 50 mandate, PSD mandate ka dalë forcë e tretë me 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat. /voxnews.al

Para

“Fitorja absolute e PS”/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate 

Pas

‘Preferencialet’/ Gara e vetme në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate, shumë ‘senatore’ jashtë! Nga PD shkëputet Tabaku, Meta jashtë 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.