E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Preferencialet’/ Gara e vetme në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate, shumë ‘senatore’ jashtë! Nga PD shkëputet Tabaku, Meta jashtë 

Korrieri nga Korrieri
15.05.2025
në Aktualitet
A A
‘Preferencialet’/ Gara e vetme në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate, shumë ‘senatore’ jashtë! Nga PD shkëputet Tabaku, Meta jashtë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së kutive të para, PS ‘u stacionua’ në 19 mandate. ‘Lufta’ e vetme ka qenë Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe Partisë Mundësia për një mandat deputeti, përballje e cila vazhdon kur duhen numëruar edhe disa mijëra vota.

Gara më e madhe në Tiranë po zhvillohet mes kandidatëve brenda forcave politike për një vend si ligjvënës në Kuvendin e ardhshëm.

Në Partinë Demokratike historia tashmë duket e shkruar duke se ka vetëm një mandat të siguruar në listën e hapur. Lufta po bëhet mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, me deputeten aktuale që ka arritur një diferencë të rëndësishme prej mbi 1000 votash. Nga PD emrat e mëdhenj që janë edhe humbës të mëdhenj janë Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, dy aleatët e Berishës që të cilët janë shumë larg justifikimit të mandateve që kanë marrë në listë të mbyllur.

Ndryshe ndodh në kampin socialist. Aty gara është më e fortë. Emra të rëndësishëm si Blendi Gonxhja, ministri i Brendshëm Hoxha apo senatorë si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj duket se e kanë siguruar një vend në parlament, ndërsa mes kandidatëve burra ka një garë mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, pasi ndahen nga disa qindra vota. Përveç Qefalisë që mund t’i mungojë parlamentit të ardhshëm, emri më i rëndësishëm mes socialistëve është Pandeli Majko, shumë larg me vota.

Për të ruajtur kuotën gjinore, nga 7 deputetët e PS në listë të hapur 2 duhet të jenë nga kandidatet gra. Kjo e ka bërë shumë të fortë garën mes socialisteve. Anila Denaj ka një avantazh të rëndësishëm dhe është në rrugën për ta siguruar mandatin e ligjvënëses, ndërsa vendi i dytë i “rezervuar” për gratë është objektivi i arritshëm i shumë të tjerave.

Kandidatja më e re socialiste, 20-vjeçarja Kejsi Elezi, është vetëm pak vota përpara deputeteve aktuale Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka, ish ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes. Më shumë mundësi deputetja e shtatë e socialistëve për Tiranën do të vendoset mes këtyre emrave.

Përveç Xhaçkës, që rrezikon janë edhe shumë emra të tjerë që me shumë gjasa nuk do të jenë mes deputetëve të legjislaturës 2025-2029. Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetarja e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, Mimi Kodheli, nënkryetarja aktuale e Kuvendit Ermonela Felaj apo kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka do t’i mungojnë Kuvendit. /korrieri

Para

SHËNIM/ ‘Dritëhijet’ e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqipëri dhe karteli i Durrësit dhe Elbasanit

Pas

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.