E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mektrin Motors “këput” tenderin 4 milionë euro të makinave të policisë, SKEMA që ndoqën

Korrieri nga Korrieri
01.07.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Mektrin Motors “këput” tenderin 4 milionë euro të makinave të policisë, SKEMA që ndoqën
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tenderi me vlerë mbi 4.5 milionë euro pa TVSH, i shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për dhënien me qira të makinave të Policisë së Shtetit, ka ngjallur debat të fortë publik për mënyrën e zhvillimit të procedurës, përzgjedhjen e fituesve, si dhe për vetë logjikën e kontratës: pse qira dhe jo blerje?

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Korrieri tenderi u nda në dy lote, për makina tip sedan dhe makina tip SUV, me fond limit total 450,695,808 lekë pa TVSH (rreth 4.56 milionë euro). Fitues u shpallën dy kompani, të cilat rezultojnë të lidhura me njëra-tjetrën.

Eurocar Rentals, për makinat sedan (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.25 milionë),
Mektrin Motors, për makinat SUV (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.3 milionë euro).

Në garë morën pjesë edhe kompani të tjera të rëndësishme si Albania Motor Company, Porsche Leasing dhe Tirana Auto, por të gjitha u skualifikuan me argumentin se nuk kishin përvojë të mëparshme specifike në dhënien me qira të automjeteve, ose nuk zotëronin servise të certifikuara për mirëmbajtje, siç kërkohej në kriteret e tenderit.

Mektrin Motors merr tenderin 4 milionë euro të makinave të

Njoftimi i fituesit

Albania Motor Company paraqiti fatura shitblerjeje për automjete të tipit Ford Kuga me vlerë mbi 155 milionë lekë, por Komisioni i Vlerësimit e konsideroi këtë të papërputhshme me objektin e kontratës.

Sipas interpretimit ligjor, shitblerja nuk përbën shërbim qiraje, pasi në një rast automjeti i kalon pronarit të ri, ndërsa në rastin e qirasë, pronësia mbetet te ofruesi dhe përfshin edhe detyrimin për mirëmbajtje.

Debati, më mirë qira apo blerje? 

Kostoja mesatare për një automjet për periudhë 4-vjeçare qiraje, sipas përllogaritjeve të tenderit, arrin rreth 34 mijë euro për njësi, një shifër që ka nxitur reagime të shumta mbi eficiencën e shpenzimit publik. A do të ishte më efektive blerja direkte e makinave, me garanci dhe mirëmbajtje të përfshirë, në vend të një kontrate që përfundon duke mos i lënë Policisë asnjë mjet në pronësi?

Kjo nuk është hera e parë që Mektrin Motors rezulton fituese në tenderë publikë për automjete. Dyshimet për ndarje të qëllimshme të loteve, pjesëmarrje të kompanive “të lidhura” në garë dhe saktësimi i kushteve që përjashtojnë konkurrentët e tjerë, e bëjnë këtë tender pjesë të një modeli më të gjerë të koncentrimit të kontratave publike në një rreth të ngushtë biznesesh.

Për më tepër, mungesa e transparencës në lidhje me shërbimet e mirëmbajtjes dhe afatet reale të zbatimit ngre pyetje të tjera për monitorimin e kontratës dhe garantimin e interesit të qytetarëve.

Në fund, 4.5 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit për të marrë makina me qira për Policinë për katër vite, pa një analizë të qartë kosto-përfitim, pa garanci për ndarjen e drejtë të tregut dhe me dyshime për lidhje të brendshme mes fituesve, e bëjnë këtë një nga tenderët më të debatueshëm të vitit në sektorin publik. /korrieri

Para

Dyshohet se abuzoi seksualisht vajzën e tij 12 vjeçe, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Pas

5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme? 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.