E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Tragjedia me 260 viktima, piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve! Po hetohet nëse vuante nga depresioni 

Korrieri nga Korrieri
17.07.2025
në Botë
A A
Tragjedia me 260 viktima, piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve! Po hetohet nëse vuante nga depresioni 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të një Boeing 787 të Air India që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë muajin e kaluar tregon se ishte piloti më me përvojë, kapiteni, ai që ndërpreu karburantin në motorë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal.

Gazeta citoi burime amerikane të njohura me vlerësimin fillestar të të dhënave të mbledhura dhe të analizuara për aksidentin tragjik ku humbën jetën 260 persona në bord dhe në tokë më 12 qershor.

Sipas raportit, bashkëpiloti e pyeti kapitenin me përvojë të lartë pse i kishte çuar çelësat që rregullonin fuqinë e të dy motorëve në pozicionin “ndërprerës”, sekonda pasi avioni, i cili do të fluturonte për në Londër, u ngrit nga pista.

Bashkëpiloti ishte 32 vjeçari Clive Counder, me 3.403 orë përvojë fluturimi, ndërsa kapiteni ishte 56 vjeçari Sumit Sabawal, me 15.638 orë përvojë fluturimi.

Ndërkohë dyshohet se Sumit Sabawal kishte vuajtur nga depresioni vitet e fundit.

Eksperti indian i sigurisë së aviacionit Mohani Ranganathan tha Daily Telegraph se disa pilotë të tjerë të Air India kishin dëshmuar se kapiteni i fluturimit fatal kishte probleme psikologjike.

Sipas raportit paraprak të hetimit të aksidentit, të publikuar të shtunën nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë (AAIB), avioni po udhëtonte me 333 kilometra në orë dhe sapo ishte ngritur kur çelësat e fuqisë së të dy motorëve u kthyen nga pozicioni “i ndezur” në pozicionin “i ndërprerë”, me një sekondë diferencë. Raporti nuk specifikoi se nga kush.

Motorët humbën menjëherë të gjithë fuqinë. Raporti paraprak nuk përcaktoi fajin për aksidentin, por vuri në dukje se njëri nga pilotët e pyeti tjetrin pse e kishte ndaluar furnizimin me karburant të motorëve, ndërsa ai iu përgjigj se nuk e kishte bërë.

Aeroplani humbi lartësinë dhe u përplas me ndërtesat brenda gjysmë minute. Në mbeturinat e mbledhura pas rrëzimit, çelësat u gjetën të kthyer në pozicionin “në punë”.

Të dhënat nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit tregojnë se motorët u rifilluan pak para rrëzimit, por ishte tepër vonë për ta parandaluar atë.

Para

Thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

Pas

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.