E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryebashkiaku i Kavajës, Qosja: PD në krizë, duhen figura të reja

Korrieri nga Korrieri
21.07.2025
në Aktualitet
A A
Kryebashkiaku i Kavajës, Qosja: PD në krizë, duhen figura të reja
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka folur me kritika të forta sa i takon drejtimit aktual të Partisë Demokratike, duke e akuzuar se po i shmanget përgjegjësisë politike dhe po mban të bllokuar potencialin e saj për ndryshim. Në një intervistë për “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN, Qosja kërkoi një riformatim të thellë të partisë, nga baza deri në kryesi, menjëherë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet vendore të 11 majit.

“Nuk mund të presim më. Mjaft me justifikime, me akuza të brendshme, me fajtorë imagjinarë. PD-ja duhet të përballet me të vërtetën: jemi në krizë, dhe kjo krizë është prodhuar nga vetë brenda nesh,” deklaroi Qosja, duke e cilësuar aktualen si një periudhë stagnimi të thellë për opozitën.

Ai kritikoi ashpër strukturat drejtuese që, sipas tij, kanë injoruar zërin e bazës dhe e kanë trajtuar procesin e Primareve si një fasadë. Qosja përmendi rastin e Hysen Kadiut, i cili fitoi Primaret në Tiranë, por nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë.

“Nëse i thua njerëzve të garojnë dhe më pas i lë jashtë, nuk ke bërë garë – ke bërë një mashtrim. PD-ja nuk mund të predikojë meritokraci dhe pastaj të përjashtojë ata që i japin asaj besueshmëri. Ky është një gabim strategjik dhe moral,” tha Qosja.

Ai e akuzoi partinë për vetëpërjashtim nga proceset politike vendimtare dhe për një mungesë të plotë vizioni për të ardhmen.

“Një parti që nuk merr pjesë në reformën zgjedhore, në debatet parlamentare, në çështjet që prekin qytetarët, nuk është opozitë – është një spektator që shpreson për ndonjë gabim të kundërshtarit. Por kështu nuk fitohet. PD-ja po vetëpërjashtohet nga loja dhe kjo është katastrofike,” theksoi ai.

Sipas Qosjes, e vetmja rrugë për të rikthyer besimin te demokratët dhe qytetarët është një ndryshim rrënjësor që nis me hapjen e partisë ndaj figurave të reja, të pastra dhe me integritet.

“Nëse ne nuk i servirim qytetarëve alternativa reale, me njerëz të denjë, të besueshëm dhe që duan vendin – atëherë thjesht po vetëvritemi politikisht. Demokratët nuk kanë më kohë për eksperimente. Duan ndryshim të vërtetë, jo rrotullime me të njëjtët emra,” përfundoi Qosja.

Deklaratat e tij pasqyrojnë frustrimin e gjithnjë e më të madh brenda radhëve të Partisë Demokratike, teksa kriza e brendshme dhe mungesa e një drejtimi të qartë vijojnë të thellojnë distancën mes lidershipit dhe anëtarësisë. /korrieri

Para

Nuk ka “vartëse në qaravitje” por e votuar nga parlamenti: Si po përdoret emri i Lindita Skejës për të zbutur goditjen ndaj kryetarit të KPP-së

Pas

Gledis Nano fiton dhe në apel gjyqin me qeverinë shqiptare, përfiton 100 mijë € paga

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.