E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E treta e vërteta! Rihapet sërish koncesioni për rrugën Milot–Balldre, tashmë edhe ndërkombëtarët bëhen pjesë 

Korrieri nga Korrieri
11.08.2025
në Aktualitet
A A
Detajet, pse shqiptarët do të paguajnë 4.1 euro për 17 km rrugë në Milot-Balldre
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur koncesionin e shumë debatuar të rrugës Milot–Balldre, një segment që do të lidhë Rrugën e Kombit me pjesën veriore të Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që hapet ky koncesion, pasi dy tentativat e para kanë dështuar, fillimisht pasi firma fituese nuk siguroi dot paratë dhe herën e dytë ministria tha se “s’ka asnjë ofertë të përshtatshme”.

Ndërkohë, në herën e tretë ministria thotë se tenderi është ndërkombëtar dhe kërkon oferta edhe nga firmat e tjera. Duket një “lojë” që po zgjatet pafundësisht ndoshta edhe për të rritur kostot, të cilat deri më tani janë rritur shumë ndjeshëm. Por, barra do të bjerë mbi përdoruesit e rrugës, të cilët do të paguajnë edhe një kosto për çdo kalim, nisur edhe nga lloji i mjetit.

E treta e vërteta! Rihapet sërish koncesioni për rrugën

Faksimile: Njoftimi i rihapjes së koncesionit Milot – Balldre, në Agjencinë e Prokurimi Publik për të tretën herë

Sipas dokumenteve, në datën 8 gusht 2025 është rihapur koncesioni i rrugës Milot – Balldre, teksa njoftimi është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik. Objekti i procedurës është “për dhënien me koncension të segmentit rrugor Milot-Balldre”.

Në datën 14 korrik 2025, ministria nxori dokumentin zyrtar, ku theksonte se asnjë nga firmat që bëri ofertë nuk ishte e përshtatshme. Mësohet se para ministrisë paraqiten oferta disa nga firmat dhe oligarkët që kanë marrë tendera dhe koncesione, por ndryshimi i kursit i ka lënë të gjithë të habitur. Por nëse firma Gener 2 bëri Thumanë – Kashar, Salillari operon në Durrës – Kukës, teksa firmat A.N.K dhe 4 A-M fitojnë lehtësisht tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, përse nuk dorëzuan asnjë ofertë të përshtatshme?!

E treta e vërteta! Rihapet sërish koncesioni për rrugën

Faksimile: Anulimi i koncesionit të rrugës Milot – Balldre, i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në muajin korrik 2025

Duket se negociatat mes firmave dhe personave që qëndrojnë pas tyre nuk mund të kenë avancuar. Në korrik ishte hera e dytë e anulimit të këtij koncesioni, ku herën e parë A.N.K nuk siguroi dot paratë.

Arsyet e anulimit në korrik ishte për shkak se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme. Ofertuesit janë njoftuar për skualifikimin e tyre nga Autoriteti Kontraktues në datë 19.06.2025”.

Mësohet se u paraqiten 4 oferta nga “Gener 2”, “Salillari”, “A.N.K” dhe “4 A-M”, por siç shkruan edhe ministria “s’kishte asnjë ofertë të përshtatshme”. Mësohet se koncesioni ka një gjatësi prej 17 kilometrash dhe investimi i privatit është parashikuar që të ishte rretht 365 milionë euro. Nga studimet e kryera rezultonte se aksi do të gjeneronte një shumë rreth 1 miliardë euro për 35 vite.

Firma fituese do të vendoste edhe një tra, ku tarifa bazë e kalimit në rrugën Milot-Balldre ishte 0.12 euro për kilometër. Kalimi i një mjeti autoveturë në 17 kilometra do të kushtonte 2.5 euro.

Para

News24 ka tre ditë pa transmetim, qindra punonjës të medias hidhen në rrugë

Pas

“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte në Llogara 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.