E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

Korrieri nga Korrieri
18.08.2025
në Botë
A A
A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Bundeswehr-i ka nevojë urgjente për më shumë njerëz – partnerët e koalicionit, kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë dakord për këtë. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar në popullsi, por edhe sipas udhëzimeve të NATO-s, Bundeswehr-i duhet të rritet me 60,000 ushtarë.

Pra,Bundeswehr-i duhet të rritet – por si? Opinionet ndryshojnë për këtë. Për SPD-në, zgjidhja qëndron në reformën e shërbimit ushtarak vullnetar. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin nga Ministria e Mbrojtjes. Mosmarrëveshja në koalicion mbretëron për një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së sigurisë: aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë.

Shërbimi ushtarak

Sipas projektligjit, shërbimi ushtarak duhet të bëhet më tërheqës nga viti 2026, por mbetet për të rinjtë të zgjedhin. Nuk parashikohet që të ketë një detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Kjo është rënë dakord edhe në marrëveshjen e koalicionit: “Ne po krijojmë një shërbim ushtarak të ri, tërheqës, i cili fillimisht bazohet në vullnetarizëm”.

Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët: ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve.

Ministri i Mbrojtjes i SPD-së, Boris Pistorius, është i bindur se kjo mund të jetë e mjaftueshme: një shërbim ushtarak vullnetar që është më interesant dhe më i paguar se ai aktual do të tërheqë mjaftueshëm të rinj. Dhe se “pa shumë mund, mesatarisht 25,000 deri në 30,000 ushtarë të rinj mund të vijnë çdo vit”, parashikoi ai së fundmi.

Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Turma para zyrave të rekrutimit?

Optimizmi i Ministrit të Mbrojtjes nuk ndahet nga të gjithë në CDU dhe CSU. Në situatën aktuale nuk mjafton të mbështetemi vetëm në faktin se do të ketë mjaftueshëm vullnetarë. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, Norbert Röttgen, një e metë serioze në projektligjin për shërbimin ushtarak është “se ai nuk përmban fare qëllimet e NATO-s, qëllimet për të cilat jemi zotuar”, i tha ai të përditshmes Die Welt.

Edhe pse shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, ligji parashikon edhe masa të detyrueshme. Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë meshkujt dhe gratë 18-vjeçare do të marrin postë nga Bundeswehr-i.

Letra ka një pyetësor ku ata duhet të prëgjigjen lidhur me shërbimin ushtarak dhe qëndrimet e tyre. Qëllimi i pyetësorit është të inkurajojë të rinjtë që të paktën të marrin në konsideratë shërbimin në forcat e armatosura.

Ministri i Mbrojtjes shpreson se kjo do të rrisë numrin e aplikimeve. Por edhe para këtyre pyetësorëve, aktualisht ka më shumë vullnetarë në Bundeswehr sesa më parë. Në fund të korrikut, kishte pak më shumë se 11,000 rekrutë, që është një rritje prej rreth 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Nga viti 2027 rekrutim për të gjithë burrat e rinj

Ligji i ri parashikon një detyrim tjetër: në të ardhmen, të gjithë të rinjtë do të rekrutohen, domethënë do të thirren për një ekzaminim mjekësor, edhe nëse nuk kanë shprehur interes për shërbimin ushtarak. Sipas planeve fillestare të Ministrit të Mbrojtjes, rekrutimi do të ishte i detyrueshëm për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që nga fillimi i vitit 2028.

Por ka dhe politikanë që mendojnë se kjo duhet të ndodhë edhe më parë.

Modeli i Suedisë

Gjermania po ndjek shembullin suedez – por vetëm pjesërisht. Në Suedi të rinjtë janë të detyruar të shërbejnë në ushtri nëse nevoja është më e madhe se numri i regjistrimeve vullnetare. Në Gjermani, një mekanizëm i tillë nuk është parashikuar.

Po sikur shërbimi i ri ushtarak vullnetar të mos i përmbushë pritjet e Ministrit të Mbrojtjes? Apo nëse situata e sigurisë përkeqësohet në mënyrë dramatike? Në atë rast, qeveria mund të vendosë të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me miratimin e Bundestagut. Kjo është ajo që parashikon ligji i ri, por nuk përfshin një mekanizëm automatik që do të kërkonte rikthimin e shërbimit ushtarak në raste të caktuara.

Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, është i bindur se nuk do të ketë negociata për rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë mandat, domethënë deri në vitin 2029.

Në të kundërt, shumë në CDU dhe CSU do të preferonin të përfshinin menjëherë rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë ligj. Ata dyshojnë në suksesin e shërbimit të ri ushtarak vullnetar dhe paralajmërojnë për kërcënimin në rritje nga Rusia.

Shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2011 jo nga qeveria socialdemokrate, por nga politikani i CSU-së. Atëherë Ministri i Mbrojtjes ishte Karl-Theodor zu Guttenberg. Kancelari i sotëm Friedrich Merz e konsideron këtë një gabim, por zgjidhje konkrete akoma nuk ka./ DW

Para

Gjithçka po shtrenjtohet në Shqipëri, nga qiratë, te ushqimet

Pas

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.