E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha akuza të forta AKSHI-t: Mirlinda Karçanaj përsosi sistemin e patronazhimit, i dha akses PS-së për profilizimin e votuesve

Korrieri nga Korrieri
26.08.2025
në Aktualitet
A A
Berisha akuza të forta AKSHI-t: Mirlinda Karçanaj përsosi sistemin e patronazhimit, i dha akses PS-së për profilizimin e votuesve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një konferencë për mediat, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Partia Socialiste ka shndërruar administratën publike në një rrjet elektoral të strukturuar, ku nëpunësit civilë përdoren si instrumente presioni ndaj qytetarëve, si dhe keqpërdoren të dhëna personale dhe shërbime publike për qëllime politike.

“Pavarësisht kritikave ndërkombëtare nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste”, deklaroi Berisha.

“Përkundrazi u perfeksionua gjatë viteve 2023–2025, duke u administruar nga AKSHI nën kontrollin e Mirlinda Karçanajt dhe duke i dhënë akses PS-së për profilizimin e votuesve”, tha Berisha.

Deklarata e plotë e Berishës:

Sot para jush dhe mbarë shqiptarëve i rikthehem dhe njëherë një çështje themelore, shkatërrimtare për çdo proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve më themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira: sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zëvendëskreu i organizatës kriminale elektorale, Altin Troplini.

Në çdo shoqëri, zgjedhjet që zhvillohen në prani të partisë shtet, sikur të hiqen të gjithë faktorët e tjerë, janë farsë, farsë dhe vetëm farsë sepse ato shënojnë vendosjen e një pabarazie ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale.

Sistemi i patronazhimit, i denoncuar në mënyrë të hapur, të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtare, vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve. 

Vjen në kundërshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera të vendit.

Vjen në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias.

Sistemi i patronazhimit nënkupton përdorimin nga partia shtet të të gjitha resurseve njerëzore që me ligj dhe Kushtetutë që duhet të jenë neutrale në zgjedhje, pra shndërrimin e institucioneve shtetërore në institucione elektorale dhe punonjësve të këtyre institucioneve në operatorë elektoralë.

Këtu, para jush kam paraqitur kohë më parë disa të dhëna nga qarku i Fierit, por që sistemi funksionon njëlloj në çdo qark.

Mirëpo laptopi i Belindës ishte më i aksesueshëm.

Sot unë do i rikthehem po këtij qarku, por me një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit të të gjithë punonjësve dhe institucioneve të këtij qarku, nën drejtimin e Lubi Ballukut në institucione elektorale, në operatorë elektoralë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik.

* PS e futi mbikëqyrjen dhe shantazhin brenda institucioneve shtetërore.

* Nëpunësit civilë u shndërruan në instrumente presioni ndaj qytetarëve

* Duke keqpërdorur të dhëna personale sensitive, shërbime publike dhe sigurinë e vendit të punës për të ndikuar sjelljen elektorale

* Sistemi i Patronazhimit u përdor si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.

Ky prezantim ka për qëllim të bëjë transparente funksionimin dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votës; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi. 

Origjina dhe Institucionalizimi

•Në vitin 2021, rrodhën në median Lapsi.al të dhëna që përfshinin mbi 910,000 qytetarë shqiptarë, duke përfshirë emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e punës dhe preferencat politike.

•Çdo votues kishte një “patronazhist” — kryesisht një xhelat vote, një punonjës i administratës shtetërore, i paguar me para publike, me detyrë të ndjekë, manipulojë ose ushtrojë presion ndaj qytetarit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.

B. Perfeksionimi i sistemit gjatë viteve 2023–2025

•Pavarësisht kritikave ndërkombëtare (nga Misionet e OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian), nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste.

•Përkundrazi, qeveria e zgjeroi më tej këtë sistem. Ministritë, bashkitë dhe ndërmarrjet shtetërore u shndërruan në seli elektorale, ndërsa nëpunësit civilë u përdorën si kontrollorë votash.

•Të dhënat vijuan të mblidheshin përmes platformave të drejtuara nga qeveria

•Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI
(Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), e drejtuar nga famëzeza Mirlinda Karçanaj.

•Qasje në tërë sistemin kanë Edi Rama, Mirlinda Karçanaj.

•Koordinatorët politike kanë qasje në Sistemin për Qarqet që Drejtojnë.

•Database me të dhëna personale të çdo votuesi i jepen për përdorim shtabeve elektorale të Partisë Socialiste për profilizim elektoral.

Para

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

Pas

DETAJET TRONDITËSE/ U gjet i vetëv*rur në shtëpinë e të afërmve, 15-vjeçari kishte postuar në Tik -Tok përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.