E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E PLOTË/ Ky është kabineti i ri Rama4, ka surpriza të mëdha

Korrieri nga Korrieri
11.09.2025
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
E PLOTË/ Ky është kabineti i ri Rama4, ka surpriza të mëdha
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt që fituan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Shtatë anëtarë të qeverisë nuk do të jenë më pjesë, ndërsa janë afruar 7 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave.

Belinda Ballukut iu besua sërish posti i zv/Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjisë.

Për herë të parë në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar një grua.

Ajo është Albana Koçiu, aktualisht ministre e Shëndetësisë në detyrë. Ajo zëvendëson Ervin Hoxhën në krye të Ministrisë së Brendshme.

Me vendosjen në drejtim të një gruaje në krye, edhe institucioni do të quhet Ministria e Punëve të Brendshme.

Kështu, Ervin Hoxha largohet nga qeveria bashkë me Igli Hasanin. Ministrinë e Jashtme, Kryeministri Rama ia besoi Elisa Spiropalit, e cila lë drejtimin e Kuvendit.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bashkohen në një dhe stafetën ia beson sërish Blendi Gonxhes.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delina Ibrahimajt, që lë një ministri pa portofol, atë të Sipërmarrjes.

Mirela Kumbaro lë postin si ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa tashmë ministria e Mjedisit ndahet më vete dhe i kalon Sofjan Jaupaj, një emër teknik dhe tërësisht i ri në qeverinë Rama.

Mirela Kumbaro kalon te Ministria e Arsimit, pasi Ogerta Manastirliu do jetë kandidate e PS për Bashkinë e Tiranës.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Rama sjell një emër të ri, Evis Sala, një profesore që lë Italinë për t’iu bashkuar kabinetit ‘Rama 4’.

Edhe Ulsi Manja do të largohet nga qeveria. Ai lë Ministrinë e Drejtësisë dhe në vend të tij emërohet Besfort Lamallari. Manja do të drejtojë komisionin parlamentar të ligjeve.

Po kështu për herë të parë në kabinetin qeverisës do të jetë edhe një ministër me Inteligjencë Artificiale. Diella, anëtarja e parë jo fizike, do të shërbejë për prokurimet publike.

Pirro Vengu rikonfirmohet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është besuar Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut.

Ervin Demo do të pasojë Arbjan Maznikun si ministër i Pushtetit Vendor. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

U rikonfirmuan gjithashtu Majlinda Dhuka si ministre e Shtetit dhe kryenegociate e Shqipërisë, së bashku me Adea Pirdenin si ministre Shtetit për Antikorrupsionin.

“Kjo ishte qeveria e re e eksperiencës së 12 viteve. Na priftë e mbara të gjithëve”, e mbylli fjalën Kryeministri Edi Rama pasi prezantoi kabinetin e katërt qeverisës.

Para

Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë 

Pas

Një robot, kush janë të rinjtë në kabinetin Rama

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.