E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Ndodh në Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 MILIARD EURO nuk i përkasin “askujt” nëpër banka! 

Korrieri nga Korrieri
20.09.2025
në Botë
A A
Euro “zyrtarisht” poshtë kufirit të 100 lekëve 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Miliarda të depozituara në llogari të ashtuquajtura joaktive ose të harruara mund të gjenden në Gjermani.

Sipas një analize të kryer me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, rezulton se bëhet fjalë për deri në 4.2 miliardë euro të harruara në bankat e Gjermanisë.

Profesori i ekonomisë Christian Klein nga Universiteti i Kasselit tha për Deutsche Welle se një analizë është bërë nga ekspertët dhe në shumicën e rasteve rezulton se “pronari i llogarisë ndoshta ka vdekur dhe nuk ka trashëgimtarë, ose llogaria nuk është regjistruar fare në dokumente”.

“Mund të jetë gjithashtu se janë fonde të paligjshme, para të zeza, para droge, kështu që pronarët mund të jenë të lumtur që paratë janë harruar”, tha ai më tej.

Një llogari konsiderohet e harruar kur bankat nuk arrijnë të krijojnë kontakt me pronarin për vite me radhë.

“Llogaritë përgjithmonë joaktive i nënshtrohen një procesi të gjerë dhe shumëfazor verifikimi dhe njoftimi. Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur pronarin e llogarisë ose personin e autorizuar”, thonë nga Sparda Bank Hessen.

Nëse ende nuk ka kontakt, shumica e bankave e mbyllin llogarinë pas 30 vitesh. Por, për shembull, nëse dikush i kontakton pas 45 vitesh dhe u kërkon paratë, banka është e detyruar t’ia kthejë ato.

“Kam përshtypjen se shumica e bankave nuk ndihen rehat me këtë. Paratë harrohen, kështu janë gjërat, dhe është e pakëndshme të mendosh se banka thjesht i përvetëson ato“, thotë më tej Profesor Klein.

Thorsten Haese , drejtor ligjor i Shoqatës Gjermane të Bankave, e cila përfaqëson bankat private, e di pse institucionet financiare preferojnë të mos komentojnë për këtë.

“Sipas mendimit tonë, kjo thjesht nuk është problem. Është e natyrshme që ndonjëherë kontakti me klientin humbet dhe ajo që vijon është e përcaktuar qartë. Kjo është arsyeja pse nuk ka nevojë për diskutim nga ana jonë“, shpjegoi ai.

Nga afërsisht 110 milionë llogari rrjedhëse në Gjermani, më shumë se 70 përqind e tyre menaxhohen tashmë në internet. Për trashëgimtarët që dyshojnë se fondet e pazbuluara ende ekzistojnë diku, Shoqata e Bankave ofron një shërbim falas të kërkimit të llogarisë.

“Nëse dikush na kontakton, ne presim që të ketë të paktën disa indikacione se ka asete të panjohura. Kushdo që ka dyshime të arsyeshme se ka asete të pazbuluara mund të na kontaktojë dhe ne do t’ua përcjellim kërkesën bankave tona anëtare“, thotë Drejtoresha Ligjore e ‘Sparda Bank’, Haese.

Shoqata bankare merr rreth 1,000 kërkesa të tilla në vit dhe numri i tyre është vazhdimisht në rritje./DeutscheWelle

Para

INTERVISTA/ Vdekja e Mirel Çokaj, aksidentale? Kushëriri i tij: Kishte mbjellë dr*gë me disa ortakë, e vr*në që të mos i jepnin hakun! 

Pas

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit 

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.