E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Aldo milioneri, agjent imobiliar i kanabisit”/ Detaje nga mega-procesi ‘Sky ECC’ ndaj klanit shqiptar në Belgjikë: Shiti ‘Golf’-in për të blerë ‘Rolex’-in!

Korrieri nga Korrieri
08.10.2025
në Aktualitet
A A
“Aldo milioneri, agjent imobiliar i kanabisit”/ Detaje nga mega-procesi ‘Sky ECC’ ndaj klanit shqiptar në Belgjikë: Shiti ‘Golf’-in për të blerë ‘Rolex’-in!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në qytetin Namur të Belgjikës po zhvillohet një nga proceset më të mëdha gjyqësore ndaj një grupi të organizuar shqiptar, i njohur si dosja “Sky ECC”, që ka marrë emrin nga aplikacioni i komunikimit të koduar që përdorej për të fshehur veprimtarinë kriminale. Sipas mediave belge, gjyqi po hyn në fazën përfundimtare, me kërkesa të ashpra dënimi ndaj të pandehurve.

Në qendër të akuzave ndodhet Alket Verushi, i konsideruar si drejtues i organizatës, i cili rrezikon 14 vite burg, një gjobë prej 120 mijë eurosh dhe sekuestrime që kapin mbi 2 milionë euro. Ai u arrestua në Spanjë dhe akuzohet për drejtimin e një rrjeti të gjerë që merrej me kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, por edhe me shpërndarjen e drogave të forta në disa qytete belge.

Avokatët e tij, Ricardo Bruno dhe Séverine Meurice, e përshkruan klientin si një “njeri pune”, jo si një “boss të madh”. Sipas tyre, ai nuk ka pasur rol drejtues në organizatë dhe dënimet e kërkuara janë joproporcionale. “Është ai që merret me kopshtarët, me mbetjet, me transportin. Nuk është udhëheqës, por një punëtor i zakonshëm,” deklaroi Meurice, duke ironizuar se “për një rast që kërkon një pistoletë me fishekë plastikë, prokuroria ka përdorur bazukën”.

Një tjetër i pandehur, i njohur me nofkën “Aldo milioneri”, për të cilin kërkohen 10 vite burg, përshkruhet nga prokuroria si “agjent imobiliar i plantacioneve të kanabisit”. Avokatët e tij, Mevlut Turk dhe Étienne Gras, e mbrojtën si një person që jeton nga puna e ndershme me bashkëshorten dhe që akuzohet padrejtësisht për shkak të stilit të jetesës luksoze. “Një Rolex në dorë e një Porsche nuk janë prova për trafik droge,” tha me ironi avokati Gras.

Një nga pikat më të debatuara të procesit lidhet me fitimet e pretenduara nga aktiviteti kriminal, ku prokuroria flet për rreth 11 milionë euro të ardhura nga 10 plantacione të shkatërruara në shkurt 2024. Mbrojtja i kundërshton këto shifra, duke i cilësuar të fryra dhe jorealiste. “Në disa raste prokuroria përmend plantacione që ‘kanabisi rritet vetë’ – një absurditet që tregon gabime të rënda në llogaritje,” tha avokatja Meurice me sarkazëm.

Vendimi i gjykatës së Namurit pritet të shpallet brenda një muaji, ndërsa ky proces konsiderohet një nga më të mëdhenjtë ndaj një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës në Belgjikë, me sekuestrime, hetime ndërkombëtare dhe përmasa financiare që shkojnë në dhjetëra milionë euro. /DHnet

Para

“Elvisi u çua nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin”, i plagosuri rrëfen tmerrin tek Apeli: Si i shpëtuam masakrës

Pas

Zhvlerësimi i Euros e ka ulur vlerën e depozitave me 91 miliardë lekë në dy vitet e fundit

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

12.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.