E martë, 25 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

ANALIZA: Nga fjala, te plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!

Korrieri nga Korrieri
23.10.2025
në Fokus, Slider
A A
ANALIZA: Nga fjala, te plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vrasjet e përsëritura si kjo e sotmja në Durrës, për motive absurde, nuk ndodhin thjesht nga një çast impulsiv. Poshtë fshihet një kulturë dhune, e heshtur, e toleruar, por edhe e ushqyer në vite.

Sot, rrugëve të vendit ka një gatishmëri të frikshme për konflikt. Tensioni rri pezull, gati të shpërthejë për një shikim, një fjalë, një parkim. Nuk duhet as motiv, as arsye. Mjafton “hiçi”. Një shoqëri e tërë nuk di më “të flasë”.

Çështje temperamentesh? Jo, dështim tragjik me edukimin, i shtrirë në tri dekadat e fundit. Nuk kultivojmë vetëkontroll, respekt, ndjeshmëri e vlerë për jetën. Nuk po u mësojmë dot fëmijëve tanë se jeta nuk është një lojë me butona “reset”, por një përgjegjësi që fillon me veten dhe mbaron me tjetrin. Nuk po u mësojmë të mendojnë përpara se të flasin, të ndalin dorën para se të godasin. Jo nga frika, por nga kurajua dhe pjekuria.

Disa ditë më parë, u gjenda përballë një grupi të miturish që  kryen një vjedhje në shëtitoren e Sarandës: Një prej tyre, gati m’u ngjit pas trupit, me kokën e ngritur lart gjithë krenari. Bënte lëvizje të duarve para barkut tim; imitim të goditjes me thikë. Toni i reagimit tim “po i prishte imazhin në lagje”.

“Emri” për këta fëmijë që të dhimbsen, fitohet jo me punë, por me vjedhje, dhunë, frikë. Ky “imazh” kokëbosh do të jetë nesër një kriminel real në titujt e mediave

Mësova më pas, se edhe në qytete të tjerë me turizëm të shtuar – grupe të miturish janë përfshirë në forma të ndryshme kriminaliteti: shantazhe, kërkesa shpërblyese për të kthyer sendin apo kafshën e vjedhur, dhunë verbale ndaj vizitorëve, etj.

Kjo është një sfidë serioze për policitë lokale. Nëse nuk kanë plane të veprimit jo vetëm për të mbrojtur viktimat e mundshme, por edhe për rehabilitimin e këtyre fëmijëve, përpara se të hyjnë thellë në botën e krimit, kot kapardisen rrugëve me atë uniformë.

Kohët janë të vështira për shumicën. Familjet shqiptare janë nën trysni ekonomike e shpirtërore. Autoriteti i prindit ka rënë. Mësuesit janë të lodhur, të pambështetur, pa autoritet. Çfarë duhet bërë tjetër veç policisë? Zgjidhjet nuk ka nevojë t’i shpikim ne: Buxheti për edukimin të rritet; trajnime që nga klasa e parë; orë edukimi për kontrollin emocional dhe konfliktin (të detyrueshme këto në sistemin arsimor); këshillim familjar dhe ndihmë për prindërit e të rinjve problematikë; fushata të forta sensibilizuese, që ngrenë vetëdijen për pasojat e një çasti dhune!

Nëse politika nuk ka ndjeshmëri për këto për çfarë dreqin ka? Nëse nuk merret me këto, çfarë rëndësie ka atëherë, nëse janë 100, janë 140 apo janë 200 dështakët e pispillosur në atë sallën nga ku buron e rrjedh tëposhtë ligji dhe vendimmarrja?

Ajo që shohim sot është që politika, krerët e saj, kanë një radar cektinash. Edhe kur reagojnë për ngjarje të tilla – si më herët për një vrasje në shkollë – nuk reagojnë ndaj realitetit, por ndaj zhurmës në rrjete. Derisa kjo apo ajo ngjarje të bëhet “virale”, të qarkullojë në rrjete sociale me tituj tronditës apo video të rënda, ajo mbetet e padukshme.

Pra nuk është dhimbja që e nxit reagimin, por klikimet. Kjo është thellësisht oportuniste dhe sipërfaqësore.

Varësia ndaj rrjeteve sociale si barometër i reagimit politik është një tjetër tregues i shkëputjes së politikës nga realiteti. Nuk është rastësi që po betonohet ndërkohë edhe ndarja mes një elite të izoluar dhe një shoqërie gjithnjë e më të lodhur, të dhunshme dhe të zhgënjyer.

Nuk është çështje stili jete. Është krizë sociale që po fermenton. Harrojnë diçka. Ndoshta nuk e kuptojnë. Mund të ndërtojnë mure të larta rreth shtëpive të tyre, por nuk ka mur që i ndan dot nga pasojat e një shoqërie që shembet nën pabarazi, mungesë drejtësie dhe arrogancë politike. Aq më tepër kur shumica e këtyre të pasurve janë bërë të tillë jo prej zotësisë, por prej afërsisë me pushtetin.

Fëmijët e këtyre apo fëmijët e politikanëve mund të studiojnë jashtë, por fëmijët e një vendi që sheh vetëm modele pasurimi tenderaxhinjsh bajatë, përmes korrupsionit apo “rrotullimit të sistemit”, do rriten me mllef, me neveri për punën dhe me një ndjenjë të thellë padrejtësie.

Dikush nga kjo gjeneratë do mbërrijë nesër edhe në dyert e vilave. Jo për t’u përshëndetur. Dhunën, arrogancën dhe varfërinë nuk i mbyll dot pas portash të blinduara.

Kur një shoqëri rritet në urrejtje dhe ndarje, askush nuk shpëton. As ata që sot i gënjen mendja./DITA

Para

Trondit Karamuço: S’ka asnjë provë që Ervis Martinaj ka VDEKUR

Pas

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën

Nga Kategoria

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!
Aktualitet

EMRI/ Djali vret nënën dhe plagos babanë në Lushnjë

24.08.2026
10.3k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

EMRI/ Djali vret nënën dhe plagos babanë në Lushnjë

24.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

24.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.