E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja në Manëz/ “Flori Paluçi qëlloi i pari, por plumbi…”, pamjet e sigurisë tregojnë lëvizjet e fundit të viktimave, të dy të rinjtë u qëlluan pas shpine

Korrieri nga Korrieri
23.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja në Manëz/ “Flori Paluçi qëlloi i pari, por plumbi…”, pamjet e sigurisë tregojnë lëvizjet e fundit të viktimave, të dy të rinjtë u qëlluan pas shpine
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e ndodhur 24 orë më parë në një lokal në Manzë të Durrësit, ku dy persona të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti, mbetën të vrarë.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, të dy viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri. Si Aranit Kurti dhe Flori Paluçi kanë një plagë në trup, me drejtim hyrje pas shpine.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në vendngjarje janë përdorur dy armë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa vetëm njëra është arritur te gjendet në vendin e krimit Kjo armë është një pistoletë me mulli e prodhimit amerikan, dhe sipas pamjeve filmike është përdorur nga Flori Paluçi.

Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy fishek të paplasur, ku njëri është gjetur jashtë lokalit dhe tjetri brenda. Fishekët i përkasin pistoletës me mulli, të përdorur nga Flori Paluçi.

Identifikimi i armëve është arritur të bëhet përmes një seri pamjeve filmike të sekuestruara nga policia e Durrësit, e cila ka arritur të ndërtojë dhe dinamikën e ndodhjes së ngjarjes dhe shpallë në kërkim Daniel Pepa, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Duke u bazuar në pamjet filmike, policia thotë se Daniel Pepa dhe shoku i tij, Aranit Kurti, kanë shkuar në orët e mesnatës në lokal, ku pasi janë ulur në tavolinë pranë tyre është afruar kamarieri i lokalit.

Ata kanë porositur kafe, por kamerieri i është përgjigjur se nuk mund tu shërbente pasi kishin pastruar dhe fikur ekspresin. Por Daniel Pepa, ka këmbëngulur se dëshironte kafe duke filluar të shajë dhe ofendojë kamarierin.

Në këto moment ka ndërhyrë një ktjetër klient që ndodhej në lokal, i quajtur Flori Paluçi. Ky i fundit i ka kërkuar Daniel Pepës që të mos e shante kamarierin pasi ishte me të në tavolinë.

“…mos e shaj se është me mua në tavolinë…”-i është drejtuar Flori Paluç, Daniel Pepës. Po ky i fundit i është drejtuar me fjalët “…çfarë ke ti, kamarier je ti apo pronari…”.

Të dyja palët janë përfshirë në konflikt verbal duke lëshuar sharje të ndërsjella dhe më pas kanë filluar të shtyhen me duar.

Sipas pamjeve filmike të sekuestruara nga policia, shihet se Daniel Pepa së bashku me Ariel Kurtin është larguar nga ambientet e lokalit, por pas disa minuta ai kthehet sërish aty ku këtë herë kishte marrë një armë zjarri pistoletë me vete.

Me vete Daniel Pepa, ka marrë dhe 4 shokët e tij, Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët që prej mbrëmjes së djeshme janë arrestuar nga Policia e Durrësit, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe pamjet filmike të fiksuara nga kamerat e instaluara në ambientet e brendshme të lokalit, kanë fiksuar dhe veprimet e Flori Paluçit.

Ai duket në filmime që disponon një armë pistoletë me mulli, dhe sipas pamjeve është duke e mbushur me shpejtësi. Një nga plumbat bie në tokë dhe është gjetur i paplasur nga ana e specialistëve të policisë kriminale të Durrësit.

Ndërkohë i njëjti kalibër plumbi është gjetur dhe jashtë ambienteve të lokalit, duke çuar në plumba të paplasur që janë sekuestruar dhe çuar për ekspertizë balistike në laboratorin e Policisë Shkencore.

Gjithmonë duke ju referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë. Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.

Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Florian Paluçin, dhe vrapon të largohet prej tij.

Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa, ka hapur zjarr vetëm 1 herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

Pas këtyre veprimeve Daniel Pepa, së bashku me Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë larguar nga vendi i ngjarjes, për tu kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.

Pepa më tej është larguar përfundimisht duke mos arritur të kapet ende dhe sot nga Policia e Shtetit. Për largimin e tij nga vendi i ngjarjes, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë ngritur dyshime se mund ta kenë përkrahur 4 shokët e tij, të cilët tashmë janë arrestuar dhe proceduar për “Moskallëzim krimi”.

Para

EMRAT/ Arrestohen në Angli dy SHQIPTARË të shpallur në kërkim për drogë!

Pas

Aksidenti TRAGJIK i merr jetën 7-vjeçarit SHQIPTAR në Itali, plagoset babai i tij!

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.