Ka ndërruar jetë kuzhinieri pas plagëve të shkaktuara nga goditja me thikë pas një konflikti me picierin në restorantin “City Lounge” te Komuna e Parisit.
Mësohet se piceri Filip Shehu e ka goditur kuzhinierin Indrit Ismaillari në pjesën e qafës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ky i fundit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës dhe ka ndërruar jetë në spital.
Shkaqet e konfliktit mes picierit dhe kuzhinierit nuk dihen. Ata punonin të dy në restorantin te kompleksi “Kika 2”.
Menjëherë pas krimit, Shehu është ndaluar nga forcat e policisë. Voxnews.al publikoi pamjet nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.















