E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

AKSH-i grup i strukturuar kriminal/ A do ta mbrojë Rama-Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Korrieri nga Korrieri
17.12.2025
në Aktualitet
A A
Detaje nga operacioni te Kodra e Diellit/ Karçanaj dhe Beqiri abuzuan me tenderat e AKSHI-t, kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit! Miliona euro dëm buxhetit të shtetit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar sot 8 masa sigurie ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Mirilda Karçanajt, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta dhe Erion Ismaili, vepruan kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Agasi është cilësuar si eminenca gri e kryeministrit. Në rrjet ka shumë pak foto të tij, ose foto të vjetra kur ai ishte një punonjës i administratës, inspektor mjedisi, i cilësuar “çun i shkathët”.

Vetëm vitet e fundit profili i tij u rrit shumë. Aq sa njerëzit afër Edi Ramës duhet të kalonin nëpërmjet tij për të mbaruar punët e tyre, ose, përndryshe, mund të shndërroheshin thjesht në armiqtë e tij dhe, si rrjedhojë, edhe të kryeministrit. Zërat thonë se ai zëvendësoi me shpejtësi personazhet që lidhnin fijet e Edi Ramës me botën e nëndheshme.

Bëhet fjalë për Ergys Agasin, i cili tashmë nuk është më personazhi misterioz që gjithë pushtetin ekonomik dhe jo vetëm përpiqej ta mbante jashtë vëmendjes mediatike.

Tashmë, me urdhër-arrestin e SPAK, Ergys Agasi dhe shpura e tij janë të ekspozuar përballë ligjit dhe publikut dhe disa të vërteta do të duhet të merren vesh.

Ndoshta edhe ato që përfliteshin korridoreve të Kryeministrisë, ku fuqia e tij nisi të shfaqej jo vetëm si “çuni i fortë” që zgjidhte problemet e kryeministrit me bandat, por edhe si “strategu” që ndërhynte mes grupeve rivale që ndanin pazaret brenda mazhorancës.

Po kush është Ergys Agasi? Çfarë e lidh atë me PS, veç faktit që është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi? Çfarë e lidh atë me tenderat e AKSHI-t? Cilat janë fijet e tij brenda këtij institucioni? Cila është lidhja e tij me Mirlinda Karcanajn? Dhe kush është biznesmeni që u mor peng për t’u tërhequr nga tenderat?

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, u shpreh ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për RAI3.

Kaq mjaftoi që Agasi të ishte në qendër të ciklonit, ndërsa SPAK kishte çelur hetime dhe zbarkoi për kontroll në vilën e tij luskoze. Kjo pasi sinjalet se me tenderat e AKSHIT po abuzohej, sa vinin e bëheshin më të shpeshta e më të forta.

Hetimet tashmë kanë zbuluar se brenda AKSHI-t ka vepruar një grup i strukuruar kriminal me në krye Ergys Agasin.

Si pjesë e këtij grupi akuzohen edhe drejtoresha e AKSHIT Mirilda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK ka zbuluar hetimet se Agasi në bashkëpunim Ermal Beqirin dhe me ndihmën e zyrtarëve të policisë kanë marrë peng disa muaj më parë biznesmenin Gerond Meçe, i njohur për lidhje të forta në politike dhe që dikur merrte pjesën e luanit në tenderat e AKSHI.

Meçe rezulton të jetë rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma policie poshtë shtëpisë së tij. Ai është dërguar në drejtim të Elbasanit dhe rrugës ka kontaktuar me administratorin e shoqërisë së tij, duke i kërkuar të tërhiqet nga tenderat.

Pasi është marrë konfirmimi ai është lënë i lirë në një fshat të Elbasanit, sipas njerëzve pranë Meçes, ai ka ecur në këmbë derisa ka mundur të gjejë një taksi dhe të kthehet në banesë.

Biznesmeni që njihej për lidhje të forta me qeverinë ka siguruar kamerat dhe ka bënë në lëvizje disa nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në vend.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”,thotë SPAK.

Tenderat disa milionëshe të AKSHI-it janë fituar nga kompanitë e Ermal Beqirit, i cili u bë i njohur si një nga ekspertët e videos së famshme Meta-Prifti. Beqiri zotëron 11 kompani dhe ishte klienti kryesor i institucionit të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

“Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit”, thotë SPAK.

SPAK ka zbuluar se anëtarët e këtij grupi të krijuar brenda një institucioni shtetëror, kanë kryer veprime të kundërligjshme në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Kjo duket të jetë maja e një ajsbergu, të cilit vetëm prokurorët e posaçëm do të dinë t’i shkojnë deri në fund. Për sa kohë po hetohet për një grup të strukturuar kriminal, hetimet mund të sjellin të papritura jo vetëm në ngjarje dhe detaje, por edhe në emrat e përfshirë.

Afera e AKSHI-t është ndoshta ndër më tronditëset të ndodhura në vend, sepse dëshmon se krimi dhe shteti bëhen bashkë kur vjen puna te milionat. Dhe për të mos u harruar, AKSHI është një institucion delikat jo vetëm për trajtimin e të dhënave dhe sekreteve shtetërore që përmban, por edhe për një element thelbësor: varësinë e drejtpërdrejtë që ky institucion ka nga kryeministri.

Ndaj mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta shkarkojë vartësen e tij apo do të presë përfundimin e hetimeve. Apo mos vallë do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit, ashtu siç bëri për zonjën Balluku? Siç thotë populli, halli hallit nuk i ngjan dhe, në këtë rast, halli i zonjave me halle nuk e lë Edi Ramën të marrë frymë e të vendosë një standard me drejtësinë./Emisioni “Në Shënjestër”

Para

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, Vuçiç për tërheqjen e Kushnerit: Shqipëria do fitojë publicitet nga familja Trump

Pas

SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut, si u rrit “4 A-M” e Ardit Metaliaj nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.