E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

“Obama gaboi që dha informacione”, Trump urdhëron Pentagonin të publikojë dosjet për alienët

Korrieri nga Korrieri
21.02.2026
në Botë, Slider
A A
“Obama gaboi që dha informacione”, Trump urdhëron Pentagonin të publikojë dosjet për alienët
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar agjencitë federale, përfshirë Pentagonin, të nisin procesin e identifikimit dhe publikimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe format e mundshme të jetës jashtëtokësore.

Trump nuk sqaroi nëse dokumentet e klasifikuara do të bëhen publike, por theksoi se dosjet duhet të përfshijnë “çdo dhe gjithë informacionin e lidhur me këto çështje jashtëzakonisht komplekse, por edhe shumë interesante dhe të rëndësishme”.

“Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm i treguar, do të udhëzoj Sekretarin e Luftës dhe departamentet e tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO)”, shkroi Trump të enjten vonë në platformën e tij Truth Social.

Vendimi duket se vjen pas rritjes së vëmendjes publike, të nxitur nga komentet e ish-presidentit Barack Obama, i cili në një podcast deklaroi se alienët “mund të jenë realë”, por sqaroi se nuk kishte parë personalisht prova dhe se nuk ekzistojnë objekte sekrete qeveritare ku mbahen të tillë.

Të dielën, Obama publikoi një sqarim në Instagram, duke thënë se universi është aq i madh sa probabiliteti për jetë diku tjetër është i lartë, por distancat mes sistemeve diellore e bëjnë shumë të ulët mundësinë që alienët të kenë vizituar Tokën. Ai shtoi se gjatë Presidencës së tij nuk kishte parë asnjë provë për kontakt jashtëtokësor.

Më herët, Trump e kritikoi Obamën për këto komente, duke u shprehur para gazetarëve se ish-presidenti “nuk duhej t’i bënte” dhe duke lënë të kuptohet se deklaratat mund të prekin informacion të ndjeshëm. “Ai bëri një gabim të madh”,tha Trump.

Deri më sot, nuk ka prova shkencore për ekzistencën e jetës inteligjente jashtë Tokës. Një raport i Pentagonit i publikuar në vitin 2024 konkludoi se nuk ka dëshmi që UFO-t të jenë teknologji aliene, duke i atribuar shumicën e rasteve avionëve spiunë, satelitëve apo balonave meteorologjike.

Megjithatë, njoftimi i Trump u prit me mbështetje të shpejtë në rrjetet sociale dhe në Kongres. Deputetja republikane Anna Paulina Luna, e cila drejton një grup pune parlamentar për fenomenet ajrore të paidentifikuara, e falenderoi publikisht presidentin për vendimin.

Edhe senatori demokrat, John Fetterman, e mbështeti hapur nismën gjatë një interviste në Fox News, duke e quajtur vendimin “fantastik” dhe duke shtuar se “Amerika dhe bota e meritojnë këtë transparencë”.

Publikimi i dokumenteve pritet të rikthejë në qendër të vëmendjes globale një nga temat më misterioze dhe të debatuara të kohëve moderne.

Para

Apeli rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes për shuarjen e masës së sigurisë, pretendonte se ka përfunduar dënimin

Pas

Rama reagon me një foto për protestën e opozitës: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…
Aktualitet

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale
Aktualitet

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.