E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Errësirë, rekorde dhe një mesazh nga e kaluara: 5 momentet kyçe nga fluturimi hënor i Artemis II

Korrieri nga Korrieri
07.04.2026
në Botë
A A
Errësirë, rekorde dhe një mesazh nga e kaluara: 5 momentet kyçe nga fluturimi hënor i Artemis II
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në ditën e gjashtë të një misioni hënor që ka ringjallur interesin global në eksplorimin e hapësirës dhe ka rigjallëruar synimet e NASA-s për t’u rikthyer në hënë, astronautët e Artemis II fluturuan më larg Tokës se çdo njeri para tyre.

Gjatë një fluturimi gjashtëorësh, ekuipazhi i kapsulës Orion kapi pamje të anës së largët të hënës që nuk janë parë kurrë më parë, ndërsa nderoi astronautët që hapën rrugën për misionin e tyre rekordthyes. The Guardian sjell 5 momentet më të rëndësishme të kësaj dite historike:

1- Thyerja e një rekordi 56-vjeçar

Katër astronautët thyen rekordin e vendosur nga misioni Apollo 13, duke arritur një distancë prej 406,778 km nga Toka, rreth 6,600 km më shumë se rekordi i mëparshëm.

Ky fluturim ndjek një trajektore hënore me kthim të lirë, që përdor gravitetin e Tokës dhe Hënës për t’i kthyer astronautët në shtëpi me më pak karburant.

Errësirë, rekorde dhe një mesazh nga e kaluara: 5 momentet

2- Dokumentimi i Hënës nga afër

Për më shumë se 6 orë, ekuipazhi dokumentoi sipërfaqen e Hënës, duke ofruar një perspektivë njerëzore të paprecedentë.

Astronautët u dhanë shkencëtarëve në Hjuston komente të vazhdueshme mbi atë që po shihnin. “Një pamje kaq madhështore këtu jashtë”, tha Reid Wiseman ndërsa bënte fotografi.

Disa maja ishin aq të ndritshme, tha piloti Victor Glover, sa dukeshin sikur ishin të mbuluara me borë. Specialistja e misionit Christina Koch i përshkroi krateret hënore si një “abazhur me vrima të vogla si gjilpëra dhe dritë që shkëlqente”.

Përveç fotografimit të skenave me kamera Nikon të fuqishme, astronautët përdorën edhe iPhone-ët e tyre për fotografi të improvizuara.

Ata fotografuan zona të ndryshme, përfshirë vendet ku kanë zbritur misionet Apollo 12 dhe Apollo 14, si dhe rajonin e polit jugor një objektiv i ardhshëm për ulje.

3- “Do t’ju shohim në anën tjetër”

Gjatë kalimit në anën e largët të Hënës, komunikimi me Tokën u ndërpre për rreth 40 minuta.

Para ndërprerjes, astronautët dhanë mesazhin: “Do t’ju shohim në anën tjetër”. Ky moment rikujtoi misionet e viteve ’60-’70, kur i njëjti fenomen krijoi ankth në qendrat e kontrollit.

Errësirë, rekorde dhe një mesazh nga e kaluara: 5 momentet

4- Një mesazh nga e kaluara

Ekuipazhi e filloi ditën e rëndësishme me zërin e Jim Lovell, komandantit të Apollo 13, i cili regjistroi një mesazh zgjimi dy muaj para vdekjes së tij gushtin e kaluar.

“Mirë se vini në lagjen time të vjetër”, tha Lovell, i cili gjithashtu fluturoi në Apollo 8, vizita e parë hënore e njerëzimit. “Është një ditë historike dhe e di sa të zënë do të jeni, por mos harroni të shijoni pamjen”.

Ai kishte marrë pjesë edhe në misionin historik Apollo 8, vizita e parë njerëzore në orbitën e Hënës.

Ekuipazhi po udhëtonte me copën e mëndafshtë të Apollo 8 që shoqëroi Lovell në hënë dhe e tregoi atë ndërsa afrohej fluturimi vendimtar. “Është thjesht një nder i vërtetë ta kemi atë në bord me ne”, tha Wiseman. “Le të shkojmë të kalojmë një ditë të mrekullueshme.”

Errësirë, rekorde dhe një mesazh nga e kaluara: 5 momentet

5- Një moment emocional në hapësirë

Pas thyerjes së rekordit, astronautët kërkuan të emërtonin dy kratere të rinj në Hënë.

Njëri u propozua të quhej “Integrity”, ndërsa tjetri “Carroll”, në nder të bashkëshortes së ndjerë të komandantit të ekuipazhit Reid Wiseman. Momenti ishte shumë emocional, duke bërë që ekuipazhi të shpërthente në lot.

Propozimi do të shqyrtohet nga International Astronomical Union, organizata përgjegjëse për emërtimin e objekteve qiellore.

Para

EMRI/ Qarkullonte me shpejtësi 200 km/orë, del foto e të riut që humbi jetën në Vlorë!

Pas

GJKKO dënon me 11 vjet burg Rezart Taçin!

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

10.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.