E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“‘LUFRA’ po na shkatërron”, Braçe nxjerr SMS në Kuvend: S’na marrin qumështin, po hakmerren me ne!

Korrieri nga Korrieri
09.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“‘LUFRA’ po na shkatërron”, Braçe nxjerr SMS në Kuvend: S’na marrin qumështin, po hakmerren me ne!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe denoncoi në Parlament fushatën e sponosorizuar nga kompani private të qumështit për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit.

Gjatë interpelancës në Parlament me ministrin e Bujqësisë, Erion Brace lexoi mesazhet e blegtoreve të Bubullimës, të cilët denoncojnë kompaninë LUFRA se po i shkatërron fillimisht duke përhapur fushatën e skemës se gjoja i hedhin qumështit ujë dhe më pas gjoja ka me aflatoksinë, bazuar në rezultate të jo laboratorëve të akredituar por të kompanive private.

Jo vetëm kaq të nxitur nga fabrikat, blegtorët u detyruan të blejnë anti-mykotik dhe t’i ngopin lopët me, me anti-mykotik, kot

E gjithë fushata u shoqërua me mosmbledhje të produktit, me ulje të çmimit.  Braçe tha se ka marrë 97 mesazhe nga blegtorët brenda 1 jave.

Mesazhet e fermereve:

“Në janar një fushatë e tërë në territor por dhe mediatike lajmëroi se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura me dije nga një grup bujqish në Lushnjë, kërkonin ndihmë kudo. Mesazhet ishin zoti Braçe si jeni, jemi fermerë nga Bubullimës. Kompania e qumështit LUFRA po na shkatërron. Deri dje kishte skemë që gjoja i hedhim qumështit ujë. Çmimin e kishin ulur fare. Por tani kanë nxjerrë gjoja me aflatoksinë qumështin tonë. Duan të na përzënë fare. Ku të vemi, ku t’i çojmë lopët. Ku të mbytemi?

Mesazhi tjetër: Jam nga Bubullima. Duam të na ndihmosh me qumështin e fshatarëve që e dorëzojmë te Lufra. Për fshatin e vetmja shpresë janë lopët. Të kam ndjekur. Po derdhim shumë qumësht në kanal, që për popullin janë gjaku i derdhur.

Mesazhi i tretë: Lufra këto ditë ka lënë kudo radhë, psh, ose qumështin e mëngjesit ose të mbrëmjes. Besoj se do e kenë thënë të tjerë, pronarja e thotë hapur që e merr më lirë pluhurin se qumështin vendas.

Mesazhi tjetër: Zoti Erjon na fal për shqetësimin, por jam një qytetar nga Bubullima, Lufra është bërë më agresive nga ajo që ti bëre problem me statusin tënd. Sot hakmerret me ne, s’na mori pikë qumështi dhe na la në shtëpi. Fill pas këtyre mesazheve i jam drejtuar institucioneve shtetërore për të kuptuar çfarë ndodh”, thekson Braçe.

E gjithë kjo fushatë kundër qumështit të blegtorëve në fillim në territor atje dhe pastaj në media sponsporizuar qartësisht nga fabrikat, rezulton vetëm me 2 mostra aflatoksine.
Hijet e dyshimit

Erion Braçe tha në Parlament se institucionet shtetërore janë të vetmet që mund të çertifikojnë produktin e qumështit, pasi laboratorët e akredituar janë të AKU dhe ISUV.

Ndërkohë që fushata ndaj blegtorëve është ngritur nga analizat e laboratorëve privat që janë në pronësi të kompanive si LUFRA.

“Nga dhjetori deri në fund të muajit mars, rezultojnë vetëm 5 mostra të marra, një në Dimal, dhe në krahun tjetër 4 të tjera në Lushnjë dhe Divjakë. Vetëm 3 raste me aflatoksinë.  

Të vini këtu dhe të thoni që unë nuk duhet të nxisë fshatarët që të prodhojnë me aflatoksinë nuk më shkon. Përkundrazi fushata që u ndërmor nga kompanitë në terren dhe media po prapë nga kompanitë ka dëmtuar rëndë produktin e bujqve. Ato mesazhe që lexova nuk i shpik unë. Janë 97 të tilla, të marra në një javë. 

Çfarë e pasoi fushatë është problemi shumë i madh.   

Unë pranoj që këtë verdikt ta japin laboratorët e akredituar.

Por laborator të paakrediutar të kompanive private që përpunojnë qumësht e thonë se qumështi juaj është me aflatoksinë nuk shkon. Prodhues është edhe blegtoripor edhe ajo fabrika matanë. Nuk ka epërsi mbi prodhuesin e vogël. E pranoj verdikitin e ISUV por jo të kompanisë që ka një laborator që askush s’e di në çfarë standardi është, çfarë analizash kryen dhe ku është akredituar.

Thënë të gjitha këto, fushata u shoqërua, e para, mbi të gjitha me mosmbledhje të produktit. Hedhje masive nëpër kanale. E dyta, me ulje të çmimit. Se kjo e shoqëroi. Ulja e çmimit e menjëhershme, nga kompanitë që grumbullonin tek blegtorët.

E treta, me masa shtesë të blegtorëve për anti-mykotikët dhe natyrisht edhe kosto për ta. Se të nxitur nga fabrikat, u detyruan të blejnë anti-mykotik dhe t’i ngopin lopët me, me anti-mykotik, në dijeninë time kot. Dhe në fokus të atyre përgjigjeve të AKU-së, kot. Tani, përse u ul çmimi? Ndryshoi oferta në treg? Jo. Sasia e prodhimit të qumështit në atë periudhë nuk u rrit. Përkundrazi, u hodh në kanal. E dyta. U ul kërkesa në treg? Jo, kompanitë kanë vazhduar të shesin. Madje të bëjnë dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për të cilin do flas më poshtë. Për të zëvendësuar qumështin që nuk mblodhën nga, nga blegtorët. Në janar hyri në fuqi ligji për rimbursim, faturën duhet ta lëshonte subjekti me TVSH. Fabrika është subjekti që duhet të lëshojë faturën me TVSH. Duhet të çojë qumështin vetëm te fabrika me TVSH. Me ligjin e ri fabrika duhet të lëshojë faturë për blegtorin që ka dëgjuar se duhet të marri 10% të vlerës së faturës mbrapsht. Lëshimi i faturës do nxirrte në pah evazionin masiv.”, theksoi Braçe.

Para

Vendimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit! (Pasaporta e Ballukut mbetet e sekuestruar)

Pas

“Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.