E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse Samiti i NATO-s në Tiranë mund të jetë i fundit për aleancën

Korrieri nga Korrieri
29.04.2026
në Aktualitet
A A
Pse Samiti i NATO-s në Tiranë mund të jetë i fundit për aleancën
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

NATO po shqyrton mundësinë për ti dhënë fund praktikës së mbajtjes së samiteve vjetore, një lëvizje që mund të shmangte një përballje potencialisht të tensionuar me Presidentin amerikan Donald Trump. Këtë e thanë 6 burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Administrata e Trump-it ka kritikuar vazhdimisht shumë nga 31 anëtarët e tjerë të aleancës së mbrojtjes, më së fundmi duke qortuar disa prej tyre për mosbashkëpunim në operacionet ushtarake kundër Iranit.

Frekuenca e samiteve të NATO-s ka ndryshuar gjatë historisë 77-vjeçare të aleancës, por udhëheqësit e saj janë takuar çdo verë që nga viti 2021 dhe do të mblidhen këtë vit në kryeqytetin turk Ankara më 7 dhe 8 korrik.

Por disa anëtarë po bëjnë thirrje për të ngadalësuar ritmin, teksa kërkojnë më pak dramë dhe vendime më të mira. Një diplomat tha se samiti i vitit 2027, që do të mbahet në Shqipëri, ka të ngjarë të zhvillohet në vjeshtë dhe NATO po shqyrton mundësinë që të mos mbajë fare një samit në vitin 2028; vitin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe vitin e fundit të plotë të Trump-it në detyrë.

Megjithatë, një vendim përfundimtar nuk është marrë ende dhe fjala e fundit i takon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Debatet brenda aleancës nuk lidhen vetëm me figurën e Trump. Edhe pse disa burime e përmendin atë si faktor, diplomatët theksojnë se shqetësimet janë më të gjera dhe lidhen me mënyrën se si organizohen dhe funksionojnë samitet.

Sipas tyre, mbajtja e samiteve çdo vit shpesh krijon presion për rezultate të shpejta dhe deklarata të forta politike, duke e zhvendosur fokusin nga planifikimi afatgjatë.

“Më mirë më pak samite sesa samite të dobëta”, citohet të ketë thënë një diplomat për Reuters, duke nënvizuar se cilësia e vendimmarrjes është më e rëndësishme sesa frekuenca e takimeve.

Analistët argumentojnë se ulja e ritmit të samiteve mund të ndihmojë aleancën të shmangë tensionet politike dhe të fokusohet më shumë në koordinimin strategjik.

Një analizë e publikuar nga Atlantic Council vlerëson se reduktimi i takimeve të profilit të lartë mund të ulë “dramën” që ka shoqëruar shpesh marrëdhëniet transatlantike në vitet e fundit.

Historikisht, NATO nuk ka mbajtur gjithmonë samite të përvitshme. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, takimet në nivel liderësh kanë qenë shumë më të rralla, çka përforcon argumentin se një ndryshim i tillë do të ishte një rikthim te një model më selektiv.

Para

Shteti paguan 30% më shumë se privati, DAP: 20 aplikime për një vend pune

Pas

“E ndjej peshën e gabimit…” – Historia tronditëse e nënës që hodhi foshnjën në lum dhe mesazhi nga qelia

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.