E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dosja e SPAK/ Nipi i Salvatore Aliut në ‘zemër’ të rrjetit, cili ishte roli i tij? Komunikimet e “Kiçit” me dajon për tonelatat e drogës

Korrieri nga Korrieri
24.06.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Dosja e SPAK/ Nipi i Salvatore Aliut në ‘zemër’ të rrjetit, cili ishte roli i tij? Komunikimet e “Kiçit” me dajon për tonelatat e drogës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore dhe komunikimeve të siguruara në dosje, në episodin e dytë të trafikut të një sasie prej 2010 kilogramësh kokainë të sekuestruar më 06.06.2020 në Guayaquil të Ekuadorit, me destinacion final Holandën, del në pah një lidhje e drejtpërdrejtë familjare brenda rrjetit të dyshuar kriminal të drejtuar nga Salvatore Aliu.

Nga komunikimet e përgjuara rezulton se një nga personat kyç në këtë çështje është Oklid El Ouejdi, i identifikuar si nipi i Salvatore Aliut, i njohur edhe me nofkën “Kiçi”. Sipas dosjes, ai ka qenë i përfshirë në biseda ku komentohet sekuestrimi i drogës në Ekuador dhe një tjetër ngarkesë e ndaluar në Roterdam, Holandë, në të njëjtën periudhë.

Në një nga komunikimet e përfshira në dosje, El Ouejdi shkruan: “Ku je re. Ra puna ime. Kjo ra në Ecuador 2 ton, s’e di ters i madh. Këto Ecuador ran dje ndark”,duke iu referuar sasisë së sekuestruar.

Të dhënat e përftuara, ndërmjet të Oklid Et Ouejdit (SIKPKA) dhe kodit pine JQI8B8, i pa idnetifikuar, më datë 07.062020 komentohet edhe për një kapje të një ngarkese tjetër, të sekuestruar në Roterdam, Hollandë.

Sipas dosjes hetimore, nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime, mësohet se i hetuari Salvatore Aliu ka mbajtur kontakte të rregullta me Oklid El Ouejdi alias Oklid Dalipi dhe Oklid Aliu, i thirrur si “Kiçi”, nipi i Salvatore Aliut (djali i motrës). I hetuari Salvatore Aliu ka mbajtur kontakte ditore me të hetuarin Oklid El Ouejdin (S1KPKA) nga data 20.08.2020-21.09.2020;

Oklid El Ouejdi dyshohet se është një ndër personat kryesor në grupin kriminal të drejtuar nga daja i tij Salvatore Aliu. Ai dyshohet se është personi përgjegjës për pritjen e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evropë, të dërguar nga daja i tij nga Ekuadori.

Lënda narkotike, kokaina e ardhur në Evropë, magazinohej në Belgjikë nga i hetuari El Ouejdi, në shtëpi të sigurta, e më pas përpunohej e shpërndahej në vende të tjera të Evropës si Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli. Lënda narkotke, kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe pritej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Nisur nga komunikimet e El Ouejdit dhe pohimet e tij, mësohet se i hetuari El Ouejdi ka shitur deri në 30-40 kilogram kokainë në ditë, me dërgesa nga Belgjika e Hollanda drejt Francës Avicrës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës (ku e shkëmben me Canabis Sativa) Shqipërisë, Turqisë (ku e shkëmben me heroinë), apo edhe në Norvegji.

El Ouejdi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Salvatore Aliun dhe ka raportuar tek ai aktivitetet operacionale të grupit kriminal ne Evropë, si për trafikun e kokainës, ashtu edhe për lëvizjet e parave.

Oklid Aliu i tregon Salvatore Aliut: Më dërguan një bisedë, ma dërgoi shoku im Grani (i pa identifikuar), i kishte shkruajtur një lushnjar, që i kishte thënë: “о vëlla a ke muhabet me ato elbasanllinjt që janë lart në Ekuador (Salvatoren e grupin e tij), se kanë nxjerrë 1 ton mall. Me shit 50 bukë na lejnë ndonjë çmim”. Edhe ato tepelensat, e marrin vesh sa herë bën ti punë me Çimin (dyshohet se i referohet shtetasit Aleks/Shkelqim Pepaj).

Kjo bisedë mëson se i hetuari Salvatore Aliu ka trafikuar me sukses një sasi prej 1 ton kokainë në Evropë dhe ky fakt është komentuar në rrethin e trafikantëve të tjerë shqiptarë në Evropë.

Më datë 21 gusht 2020, El Ouejdi i tregon Salvatore Aliut se i ka bërë gati për t’i transferuar 500 mijë euro, nëpërmjet një lidhjes të Salvatores, i pa identifikuar. Oklidi i dërgon Salvatores fotot e parave që do i transferojë, bashkëngjitur me tekstin: “500 gati për nesër”.

Më datë 30 gusht 2020, Oklid El Ouejdi komunikon me Salvatore Aliun, i cili mesa duket i tregon për një ngarkesë të sekuestruar: “- Çfarë thua mò? Ranë shumë? Qenke mërzitur keg… mos… të paska këputur shumë. Q… r…, shumë qenkan.”

Dyshohet se pas këtij sekuestrimi, i hetuari Salvatore Aliu i ka kërkuar të hetuarit OklidEl Ouejdit t’i transferojë para në Ekuador. Mesazhi: “Dajë, çfarë po bën? Ia dhashë atij komplet, 550 njëherë dhe tepricën sol, në total 746, aq sa the ti”.

Gjithashtu, mësohet se i hetuari El Ouejdi, ka bërë të mundur edhe mbledhjen e dërgimin
e parave cash nga Evropa drejt Ekuadorit, me qëllim blerjen e sasive të kokainës, apo Shqipërisë e Dubait në funksion të pastrimit të produktit kriminal.

I hetuari Oklid El Ouejdi është personi përgjegjës për pritjen e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evropë, të dërguar nga daja i tij nga Ekuadori. 

Ndërsa për sa i përket personave të tjerë të përfshirë, të cilët do të bënin të mundur daljen e lëndës narkotike në portet e evropës dhe më pas shitjen e tyre në tregun europian, nuk është arritur të identifikohen deri aktualisht.zeri

Para

Rezultatet e ADN-së konfirmojnë: Trupi i gjetur në Cerujë është i Eglant Koçit

Pas

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.