E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

KLSH dhe Pirro Vengu (II): 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim

Korrieri nga Korrieri
27.07.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
KLSH dhe Pirro Vengu (II): 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nëse pjesa e parë e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrinte pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të Portit të Durrësit gjatë drejtimit të Pirro Vengut, pjesa e dytë hyn në raste konkrete ku audituesit evidentojnë pagesa milionëshe, mungesë penalitetesh, kontrata të pazbatuara dhe dëme financiare për institucionin.

Një prej tyre lidhet me projektin e Portit të ri në Porto Romano.

Më 24 dhjetor 2021 u nënshkrua kontrata nr. 4314 për hartimin e projektit të detajuar teknik të Portit të Porto Romanos, një projekt që në atë kohë u prezantua si një nga investimet strategjike më të rëndësishme.

Sipas raportit të KLSH-së, dokumentet e tenderit përcaktonin qartë se, nëse një prej pikave të kërkuara nuk plotësohej, kontraktuesi nuk përfitonte pagesë paraprake. Pikërisht kjo pikë rezultonte e paplotësuar.

Megjithatë, vetëm gjashtë ditë pas nënshkrimit të kontratës, më 30 dhjetor 2021, u likuidua një pagesë paraprake prej 1,857,471.63 euro, ose 20% e vlerës së kontratës.

Audituesit evidentojnë gjithashtu se deri më 31 dhjetor 2023 ishin paguar në total 9,129,886 euro, ndërsa për vonesat në dorëzimin e projektit nuk ishte aplikuar asnjë penalitet.

Sipas kushteve kontraktore, penalitetet duhej të arrinin në 789,059 euro, ndërsa efekti negativ financiar i llogaritur nga audituesit është 549,059 euro.

Raporti konstaton gjithashtu se kontraktuesi nuk paraqiti siguracionin e përgjegjësisë profesionale, ndërsa për këto shkelje KLSH shkruan se “ngarkohet me përgjegjësi nënshkruesi i kontratës, Titullari i Autoritetit Kontraktor, Pirro Vengu”.

Por Porto Romano nuk është rasti i vetëm.

Një tjetër kapitull i raportit lidhet me kontratat e lidhura me shoqërinë “REDI” ShPK për shfrytëzimin e ambienteve brenda ish-kantierit të peshkimit.

Audituesit konstatojnë se kontrata fillestare nuk përcaktonte sipërfaqen që do të përdorej nga subjekti, nuk kishte planvendosje, nuk ndante hapësirat e operimit dhe nuk u ngrit njësia e monitorimit që parashikonte vetë kontrata.

Edhe kontratat pasuese për shesh depozitimi, grumbullim skrapi dhe zyrë mobile nuk përcaktonin tarifat që duhej të aplikoheshin.

Kur audituesit kryen verifikimet në terren, rezultoi se kompania nuk përdorte 500 metra katrorë, por rreth 17,500 metra katrorë territor portual.

Sipas përllogaritjeve të KLSH-së, vetëm nga mosaplikimi i tarifave për këtë sipërfaqe, Porti i Durrësit nuk arkëtoi 88,672,000 lekë.

Raporti është i drejtpërdrejtë edhe në këtë rast, duke konstatuar se interesat financiare të Autoritetit Portual Durrës “nuk janë mbrojtur nga ana e Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv”.

Një tjetër kapitull i auditimit trajton përdorimin e automjeteve dhe karburantit.

Sipas raportit, rreth 70–80% e urdhrave të shërbimit kishin si destinacion Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me lëvizje pothuajse të përditshme Durrës–Tiranë gjatë orarit zyrtar, madje edhe gjatë periudhës së kufizimeve të pandemisë.

Raporti evidenton se automjeti në përdorim të këshilltarit A. Shllaku rezulton të ketë udhëtuar çdo ditë drejt ministrisë gjatë muajve të pandemisë, në disa raste edhe dy herë në ditë.

Audituesit arrijnë në përfundimin se drejtuesit e Portit “nuk gjenden në ambientet e APD gjatë orarit zyrtar të punës, thuajse çdo ditë”.

Në të njëjtën kohë, shtatë drejtues rezultojnë të kenë përfituar karburant për automjetet e tyre personale, madje edhe për persona që nuk zotëronin automjet, pa kontratë shërbimi dhe pa miratimin e Këshillit Drejtues.

Raporti konstaton gjithashtu se autorizimet për përdorimin e automjeteve nënshkruheshin vetëm në fund të muajit, duke i cilësuar këto nënshkrime si “fiktive pas faktit”.

Në përfundim të auditimit, KLSH rekomandon masa disiplinore për 41 punonjës dhe 20 ish-punonjës të Autoritetit Portual Durrës.

Për Pirro Vengun, rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit është edhe më i rëndë: shkarkim nga detyra.

Para

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Pas

Tre ngjarjet që vënë në pikëpyetje integritetin e Policisë së Shtetit, reagimet e vonuara ishin tentativë për t’i fshehur?

Nga Kategoria

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.4k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 
Aktualitet

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.4k
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…

14.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

09.09.2026
10.4k
SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut, si u rrit “4 A-M” e Ardit Metaliaj nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE

SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abaz një vilë. E fshehu në emër të Igli Tares

09.09.2026
10.4k
Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë

Kadastra kujtohet për Palasën pas skandaleve: kontroll “derë më derë” aty ku shteti ka humbur çelësat e pronësisë

08.09.2026
10.4k
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

08.09.2026
10.4k
Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

09.09.2026
10.4k
“Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…” – Eksperti tregon detajet e vrasjes që tronditi Shkodrën

“Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…” – Eksperti tregon detajet e vrasjes që tronditi Shkodrën

09.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.