E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në

Korrieri nga Korrieri
28.07.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me dy seanca plenare brenda së njëjtës ditë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 votat e mazhorancës marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF) për modernizimin e ushtrisë.

Gjatë seancës së parë, opozita deklaroi se e mbështet marrëveshjen në parim, por kundërshtoi mënyrën e shqyrtimit të saj, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit.

Fillimisht, Kuvendi miratoi futjen e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar. Debati u përqendrua më pas te fakti që deputetëve iu kërkua të firmosnin një deklaratë konfidencialiteti për të pasur akses në tekstin e plotë të dokumentit. Më vonë, deputetët u mblodhën në një seancë të dytë me diskutime të mbyllura, të cilën deputetët e Partisë Demokratike e bojkotuan.

Marrëveshje sekret

Në nisje të seancës së parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se bëhej fjalë për një hua direkte nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) në vlerën 302 milionë dollarë, e destinuar për modernizimin e Forcave të Armatosura. Peleshi sqaroi se deputetët mund të njiheshin me përmbajtjen e marrëveshjes vetëm pasi të firmosnin një deklaratë konfidencialiteti.

Në emër të mazhorancës, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, e cilësoi marrëveshjen një “hap historik” për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë… Shqipëria mbështet objektivin e ri 5% të NATO-s. Financimi do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura sipas standardeve më të larta të NATO-s”, deklaroi Balla.

Sipas tij, fondet do të disbursohen gradualisht sipas nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e tyre, ndërsa huaja parashikon një afat shlyerjeje deri në 12 vjet.

Opozita pro marrëveshjes, kundër procedurës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita do ta mbështeste marrëveshjen, por kundërshtoi mënyrën se si qeveria kërkoi ta miratonte.

“Ne jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në siguri dhe përmbush detyrimet ndaj NATO-s. Por jemi kundër mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit të PD-së akuzoi mazhorancën se deputetëve nuk u ishte vënë në dispozicion teksti i marrëveshjes dhe se procedura e ndjekur shkelte Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Ai kujtoi gjithashtu se Shqipëria prej vitesh nuk ka përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. Pas debatit procedural, deputetët e opozitës braktisën seancën e dytë plenare.

“Seanca plenare e planifikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij,” sqaroi Bardhi një orë para seancës së votimit.

Një marrëveshje pas presionit të NATO-s

Miratimi i huasë vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria u vu në qendër të diskutimeve brenda NATO-s për mosarritjen e objektivit minimal prej 2% të PBB-së për mbrojtjen. Muajin e kaluar, Reuters raportoi se organizimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri ishte vënë në diskutim për shkak të nivelit të shpenzimeve ushtarake.

Në një përgjigje për Faktoje, një zëdhënës i Aleancës konfirmoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, sipas së cilës Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk e kishin arritur objektivin 2% gjatë vitit 2025, edhe pse diferenca konsiderohej relativisht e vogël në raport me buxhetin total të Aleancës.

Një javë përpara samitit të NATO-s në Ankara, Faktoje pyeti nëse ishte marrë një vendim përfundimtar për samitin e planifikuar në Shqipëri. Përgjigjja e Aleancës ishte e shkurtër: “Ne nuk komentojmë diskutimet në vazhdim mes Aleatëve”

Rritja e buxhetit pak ditë para samitit

Pak ditë përpara samitit të Ankarasë, më 30 qershor 2026, qeveria miratoi një akt normativ që ndryshoi Buxhetin e Shtetit. Vetë kryeministri Edi Rama e lidhi këtë vendim me angazhimet ndaj NATO-s, duke deklaruar se Shqipëria do të siguronte financimin e nevojshëm për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Si rezultat, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026 u rrit nga 58.9 miliardë lekë në 69.2 miliardë lekë, një shtesë prej mbi 10.2 miliardë lekësh, ose 17.5% më shumë se plani fillestar.

Në përfundim të samitit në Ankara, Mark Rutte konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa data mbetet ende për t’u përcaktuar.

Historiku i objektivit 2%

Debati politik mbi huanë riktheu edhe diskutimin për përmbushjen e objektivit të NATO-s. Të dhënat ndërvite tregojnë se as gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe as gjatë pjesës më të madhe të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria nuk e arriti pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.

Në vitet 2009–2013, shpenzimet luhateshin rreth 1.2–1.4% të PBB-së, ndërsa pas vitit 2013 ato u rritën gradualisht, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, sipas vlerësimit të NATO-s, Shqipëria mbeti nën objektivin edhe gjatë vitit 2025.

Llogaritjet e bazuara vetëm mbi buxhetin kombëtar japin një rezultat disi ndryshe, duke e nxjerrë vitin 2025 pak mbi 2%. Sipas ekspertëve, kjo mospërputhje shpjegohet me metodologjinë. NATO nuk llogarit vetëm buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, por përdor një përkufizim më të gjerë të “shpenzimeve të mbrojtjes”, ku përfshihen edhe kategori të tjera si pensionet ushtarake dhe kontributet në operacionet ndërkombëtare.

Një kredi për modernizimin e ushtrisë

Huaja prej 302 milionë dollarësh është financimi më i madh i këtij lloji që Shqipëria ka marrë për mbrojtjen në kuadër të programit amerikan FMF.

Sipas qeverisë, fondet do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura sipas standardeve të NATO-s, ndërsa çdo disbursim do të miratohet nga autoritetet amerikane përkatëse.

Megjithatë, mënyra e miratimit të marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, dy seanca brenda ditës dhe akses të kufizuar në dokumentacion dominoi debatin politik më shumë sesa vetë përmbajtja e saj. Për opozitën, problemi nuk ishte marrëveshja me SHBA-në, por mënyra se si mazhoranca zgjodhi ta kalonte atë në Kuvend.

/Faktoje.al

Para

Gjykata Supreme e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, vijon procedura për ekstradimin në Shqipëri

Pas

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

Nga Kategoria

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.4k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 
Aktualitet

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.4k
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…

14.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11.09.2026
10.4k
Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

10.09.2026
10.4k
Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

08.09.2026
10.3k
Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Përplasje në Shkodër, një i vrarë dhe dy të plagosur

Përplasje në Shkodër, një i vrarë dhe dy të plagosur

08.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.