E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sezoni drejt fundit, Tan Agolli tenderon 256 milionë lekë për çadra e shezlongë në plazhet publike të Durrësit

Korrieri nga Korrieri
9 Gusht, 2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Agolli i FSHZH-së “kopjon” ishujt artificiale të Dubait në Durrës, por në … miniaturë; Hap tenderin 5.5 milionë euro!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

KORRIERI

Sezoni turistik po shkon drejt fundit, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka finalizuar tre procedura me fond limit total 256 milionë lekë pa TVSH për çadra, shezlongë dhe infrastrukturë në plazhet publike të Durrësit.

Procedurat vijnë në një kohë kur qytetarët vijojnë të ankohen se hapësirat publike përgjatë bregdetit janë të pakta dhe në shumë zona dominohen nga stacionet private të plazhit.

Vetë Bashkia Durrës publikoi në qershor hartën dhe tabelat orientuese të plazheve publike, por në hartë këto hapësira shfaqen si parcela të kufizuara mes sipërfaqeve të dhëna për menaxhim privat.

Ndërkohë, më 17 korrik FSHZH zhvilloi tenderin për blerjen e çadrave të plazhit në Durrës, me fond limit 120 milionë lekë pa TVSH.

Më 3 gusht u shpall fituese kompania “ERALD”, në pronësi të Arjan Mujës.

Një tjetër procedurë, me fond limit 64 milionë lekë, parashikon furnizimin dhe vendosjen e strukturave prej druri dhe tabelave për plazhet publike.

Në këtë tender mori pjesë vetëm bashkimi i operatorëve të Albor Karajt dhe kompanisë “KEGLI-DURI”, me ndarje respektivisht 70% dhe 30% të angazhimit, ndërsa kontrata u zyrtarizua më 5 gusht.

Tenderi i tretë lidhet me blerjen e shezlongëve për plazhet publike të Durrësit dhe ka fond limit 72 milionë lekë pa TVSH, me fituese kompaninë “AN&RA”, në pronësi të Anton Rajtës.

Koha kur janë zhvilluar këto procedura ngre pikëpyetjen kryesore: përse çadrat, shezlongët dhe infrastruktura e plazheve publike po prokurohen në korrik dhe gusht, kur pjesa më e madhe e sezonit turistik ka kaluar?

Debati bëhet edhe më i fortë për shkak të mungesës së hapësirave të lira në terren. Reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale kundërshtojnë deklaratat politike se pushuesit kanë mundësi reale të zgjedhin mes plazheve publike dhe atyre private.

Ndërkohë, drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, vijon të jetë në krye të institucionit që administron këto kontrata, ndërsa më herët është marrë në pyetje nga SPAK në kuadër të hetimeve për një tjetër procedurë prokurimi të FSHZH-së.

Në fund të sezonit, pyetja mbetet e thjeshtë: ku do të vendosen konkretisht çadrat dhe shezlongët e blerë me këto fonde dhe kur do të jenë realisht në dispozicion të qytetarëve?

Para

SKANDALI/ Kush i merr paratë e start up në Shqipëri, të njëjtët njerëz me të njëjtë projekte

Pas

E rëndë në Shkodër: 2 persona i hyjnë në një banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.