Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”.
Dyshohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave që dyshohet se kryen sulmin.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe motivin e dhunës ndaj 23-vjeçares.
















