E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-ministrja e Fëmijëve dhe “gafave” rikthehet në Kuvend si eksperte e BE për tregëtinë, shihni veprat e verës së Bora Muzhaqit

Korrieri nga Korrieri
04.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Ish-ministrja e Fëmijëve dhe “gafave” rikthehet në Kuvend si eksperte e BE për tregëtinë, shihni veprat e verës së Bora Muzhaqit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sezoni politik i verës në Grupin Parlamentar Socialiste nuk ka pritur dot shtatorin për të çelur siparin. E para që ka hequr rrobat e plazhit për t’iu përveshur punës ligjvënëse është ish-ministrja e Fëmijëve dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi, e njohur gjerësisht në publik më shumë për deklaratat dhe “gafat” e saj spontane sesa për ndonjë ekspertizë të thelluar juridike ose ekonomike.

Sidoqoftë, fusha e veprimit ku zonja Muzhaqi ka vendosur të lërë gjurmë këtë herë nuk ka asnjë lidhje me fëmijët apo rininë. Ish-ministrja ka depozituar në Kuvend dy projektligje mjaft teknike që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe tregtinë ndërkombëtare:

Ndryshimet në ligjin “Për markat tregtare”

Ndryshimet në ligjin “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatës së mbrojtjes shtesë”

Siç pritej, teknika e përdorur nuk është ndonjë zbulim i ri i deputetes. Kohët e fundit, Kryeministri Rama po përdor gjithnjë e më shpesh deputetët e tij si “zarf-sjellës” ligjesh të gatshme. Duke i depozituar këto nisma nga deputetët (dhe jo si nisma zyrtare të Këshillit të Ministrave), qeveria anashkalon me lehtësi procedurën e detyrueshme të konsultimit publik, duke ia kaluar projektet gati Kuvendit vetëm me një firmë “pro-forma”.

Çfarë përmbajnë në thelb dy projektligjet?
Përtej termave burokratikë, dy nismat e firmosura nga Bora Muzhaqi merren me të njëjtin koncept juridiko-ekonomik: “shterimin e të drejtave” mbi markat dhe patentat.

Projektligji për Markat Tregtare: Ndryshon nenet përkatëse duke e zëvendësuar regjimin e “shterimit kombëtar” të drejtave me regjimin e “shterimit rajonal”. Kjo do të thotë se sapo një mall me markë tregtare të jetë hedhur ligjërisht në treg brenda hapësirës së Bashkimit Evropian apo Zonës Ekonomike Evropiane, pronari i markës nuk mund të ndalojë më ri-shitjen ose lëvizjen e lirë të tij edhe në tregun shqiptar. 

Projektligji për Patentat: Aplikon të njëjtën logjikë edhe për produktet e mbrojtura me patentë (si p.sh. barnat apo teknologjia). Pronari i patentës humbet të drejtën ekskluzive për të ndaluar tregtimin e produktit në Shqipëri, me kusht që ai të jetë hedhur më parë në treg nga vetë ai ose me pëlqimin e tij diku brenda BE-së ose ZE-së. 

Thënë shkurt, Shqipëria po përshtat rregullat e tregut me ato të BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave. Dhe se si u zgjodh pikërisht Bora Muzhaqi për të garantuar këtë shkallë të lartë përafrimi me acquis communautaire, kjo mbetet sekret i brendshëm i grupit parlamentar. Për momentin, rëndësi ka që firma u hodh dhe letra u depozitua.

Para

“Pasqyrë Albania”: një premtim, pesë emra, 13 vjet

Pas

Kulla te ‘Zyber Hallulli’: gjykata urdhëron hetim, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje
Botë

Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k
Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

30.10.2026
10.4k
Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

03.11.2026
10.4k
Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

05.11.2026
10.4k
Shqipëria në krizë energjetike, KESH tret miliarda për të furnizuar vendin me energji

Shqipëria në krizë energjetike, KESH tret miliarda për të furnizuar vendin me energji

04.11.2026
10.4k
Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

31.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.