E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Korrieri nga Korrieri
11.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në dosjen e SPAK për ish-ministren Belinda Balluku janë administruar edhe komunikime të brendshme mes punonjësve të kompanive të grupit BALFIN, të biznesmenit Samir Mane, lidhur me dorëzimin e vilës luksoze që Prokuroria e Posaçme dyshon se është pasuri e fshehur e Ballukut.

Emailet tregojnë se brenda kompanisë kishte paqartësi për mënyrën se si vila me numër 188/1, e porositur sipas kontratës nga Igli Tare, ishte marrë në dorëzim nga Lorela Reçi, bashkëjetuesja e biznesmenit Arbër Abazi.

Në nëntor 2022, një punonjës i BALFIN Real Estate u shkruante kolegëve: “Lorela Reçi ka 187/2, jo 188/1… mos është lapsus?”. Përgjigjja ishte e shkurtër: “E autorizuar!”.

Pikëpyetjet u rikthyen në shkurt 2023, kur një punonjës tjetër kërkoi të dinte mbi çfarë baze vila i ishte dorëzuar një personi të ndryshëm nga porositësi i përcaktuar në kontratë.

“Më rezulton se njëra nga 188 i është dorëzuar një klienti tjetër të ndryshëm nga porositësi. Mbi ç’bazë dhe konfirmim?”, shkruante ai.

Në përgjigje, një punonjëse e kompanisë sqaroi se vila 188/1 ishte marrë në dorëzim nga Lorela Reçi me autorizim dhe për llogari të Igli Tares. “Është rast pak specifik”, thuhet në email.

Megjithatë, komunikimet tregojnë se punonjësi kërkoi që dorëzimi të sistemohej sipas kontratës së sipërmarrjes dhe që çdo veprim i kryer me vilën 187/2 të zhbëhej.

Sipas SPAK, ndërtimi i vilës deri në fazën e karabinasë ishte financuar nga Igli Tare, ndërsa punimet e mëvonshme dyshohet se janë paguar nga Arbër Abazi.

Abazi zotëron kompaninë “Alko Impex General Construction”, e cila kishte fituar tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës gjatë kohës kur Belinda Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Emailet e BALFIN-it janë bërë pjesë e dosjes si dokumente që tregojnë lëvizjet dhe paqartësitë rreth dorëzimit të vilës. Nga informacioni i publikuar nuk rezulton që SPAK të ketë ngritur akuza ndaj Samir Manes apo punonjësve të grupit, por komunikimet e tyre përdoren për rindërtimin e mënyrës se si prona kaloi nga porositësi i kontratës te Lorela Reçi.

Para

Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

Pas

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Sa shtëpi ke shit sot…”/ Mesazh i ri nga dosja Balluku, si i kërkohej ‘llogari’ Berberit

Nga Pandeli Carapuli dhe Ramë Geci, SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë të njohur për Dosjen Balluku

30.10.2026
10.4k
Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u krijuan nga alienët, brenda 2030-ës jemi në Mars

Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u krijuan nga alienët, brenda 2030-ës jemi në Mars

02.11.2026
10.4k
Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje

Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje

05.11.2026
10.4k
Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

30.10.2026
10.4k
Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

31.10.2026
10.4k
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve pas mungesave në sistem

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.