E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

TRONDITËSE/ Si fabrikat e qumështit po marrin më qafë shqiptarët me vaj palme dhe qumësht pluhur, INVESTIGIMI nxjerr zbuluar krimin e frikshëm 

Korrieri nga Korrieri
13.02.2024
në Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

TRONDITËSE/ Si fabrikat e qumështit po marrin më qafë shqiptarët me vaj palme dhe qumësht pluhur, INVESTIGIMI nxjerr zbuluar krimin e frikshëm 

Gazeta Korrieri denoncoi përmes disa investigimeve kasaphanën që po bëhet me shëndetin e shqiptarëve duke nxjerrë me fakte se si janë kapur me “presh në duar” kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit si Lufra, Erzeni, Shaka, Mireli, Ajka, Delta Doni, Gjirofarm, etj. 

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Nisur nga investigimi i Gazeta Korrieri, sëfundmi edhe Faktoje.al, e profilizuar në verifikimin e faktëve ka konfirmuar detajet e frikshme në lidhje me sasinë e madhe të vajit të palmës dhe qumështit pluhur që përdoret në Shqipëri nga këto stabilimente dhe të tjerë si ata. 

Më poshtë sjellim investigimin e Faktoje.al si edhe shkrimet e mëhershme të Gazeta Korrieri:

Esmeralda Topi – Faktoje.al

Besart Kaba është një nga dhjetëra blegtorët e jugut që protestuan pak ditë më parë rrugëve të Shqipërisë. Këtë fillim viti, baxhot dhe fabrikat e përpunimit vendosën ta ulnin me 30% çmimin e qumështit të bagëtive të imta.

INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat… (II)

“Me këto çmime qesharake që ka në Shqipëri i bie të punojmë ne për delet dhe jo delet për ne”, thotë Besarti.

Si rrallë herë, protestat e blegtorëve prodhuan rezultat. Nga 120 lekë për litër, baxhot dhe fabrikat tashmë po e marrin qumështin e bagëtive të imta me 160 lekë për litër.

“Nuk kemi dalë më të bëjmë protesta sepse të gjitha baxhot e vendosën çmimin e qumështit 160 lekë. Nuk jemi të bashkuar ne si fermerët e Europës, e prenë baxhot çmimin dhe u tërhoqën të gjithë.”, sqaron me keqardhje blegtori nga Lazarati i Gjirokastrës.

TRONDITËSE/ AKU tha se i bllokoi, shqiptarët hëngrën 38 ton djath, gjalp dhe gjizë me probleme në verë?

Besarti ka rreth 400 krerë me bagëti të imta. Blegtorinë e ka trashëguar nga i ati, por edhe pse ka vite në sektor, të ardhmen e sheh me dyshim.

“Nuk ka ditë që të mos e mendoj shitjen e bagëtive. Nëse çmimi për qumështin nuk shkon në 200 lekë për litër, kostot janë shumë të mëdha për blegtorët. Jam i lëkundur gjatë gjithë kohës sepse është e kot të merresh me këto çmime qesharake. Duhet t’i shesësh edhe të ikësh”, përfundon ai.

Blegtoria në krizë

Statistikisht blegtoria shqiptare po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm dekadën e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në 2013 në vend numëroheshin 356 mijë lopë. Në fund të 2022 numri i tyre është pakësuar me 95 mijë.

Tkurrje të fortë ka pasur edhe tek krerët e bagëtive të imta. Nga 2,7 milionë krerë me dele/dhi në fund të vitit 2013, një dekadë më pas rezultojnë 700 mijë krerë më pak.

Si po e ‘vrasim’ blegtorinë/ Shqipëria

Burimi: INSTAT

Për shkak të pakësimit të bagëtive edhe prodhimi i qumështit ka rënë. Nga 2013 deri në fund të 2022, prodhimi i qumështit në Shqipëri është reduktuar me 161 mijë tonë.

Si po e ‘vrasim’ blegtorinë/ Shqipëria

Burimi: INSTAT

Ciklin rënës të blegtorisë, ekspertët e shohin si pasojë të mungesës së mbështetjes dhe politikave të gabuara fiskale ndaj sektorit.

“Blegtoria është në vështirësi serioze. Shkaku kryesor i rënies së numrit të krerëve janë politikat e gabuara fiskale. Një tjetër arsye janë dhe subvencionet, pasi skemat janë diskriminuese. Rënia e blegtorisë nisi në 2018 dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e INSTAT-it. Goditjen përfundimtare ia dha trefishimi i inputeve bujqësore dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.”- Eduard Sharka, Kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

Në vitin 2019, qeveria shqiptare vendosi të ulë rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për qumështin e prodhuar nga fermerët vendas nga 20 për qind në 6 për qind.

Kjo lëvizje sipas gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri, ishte goditja e parë ndaj prodhimit vendas të qumështit. Goditja e dytë shton ai, erdhi tre vjet më vonë, kur qeveria vendosi që ta heqë fare rimbursimin e tvsh-së për qumështin vendas, duke e ulur nga 6 për qind në zero.

“Nëse një fabrikë përpunimi ble qumësht nga fermeri vendas me 100 lekë për litër, kostoja reale i shkon 120 lekë për shkak se duhet të paguajë dhe tvsh-në në shtet 20 lekë. Por kur qumështin e ble nga importi me 100 lekë, atëherë kostoja reale i mbetet sërish rreth 100 lekë sepse i kreditohet tvsh që paguan në doganë. Rezultati? Fabrikave të përpunimit të qumështit u leverdis më shumë të importojnë qumësht nga importi se sa ta blejnë atë nga fermerët vendas.”– Klodian Tomorri, gazetar ekonomie.

Në këto kushte, Shoqata e Përpunuesve të Qumështit në Shqipëri parashikon një vit të vështirë për blegtorinë.

“Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në vitin 2024, numri i krerëve do të ulet, duke sjellë për pasojë edhe rënie të sasisë së prodhuar të qumështit.” – Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Përpunuesit shohin zgjidhje tek ndryshimet e politikave fiskale, pasi siç pohojnë ata, po rritet presioni nga importi në dëm të prodhimit vendas.

Si po e ‘vrasim’ blegtorinë/ Shqipëria
TRONDITËSE/ Si fabrikat e qumështit po marrin më qafë shqiptarët me vaj palme dhe qumësht pluhur, INVESTIGIMI nxjerr zbuluar krimin e frikshëm 

Tregun e mbyt importi

Teksa blegtoria prej vitesh ka marrë tatëpjetën, tregun vendas po e ‘mbyt’ importi. Vitin e kaluar Shqipëria bleu 31 mijë ton bulmet nga jashtë. Vit pas viti, prodhimi vendas po zëvendësohet nga ai i huaj.

Ky tregues, sipas profesor Ndoc Fasllisë, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo qeveri.

Vaj palme dhe niseshte në djath, kos e gjalp? Flet për Korrieri ekspertja që bën analizat e AKU-së në Shkup 

“Në një vend si Shqipëria, ku popullsia rezidente është pakësuar, pra numri i konsumatorëve është ulur, importet e ushqimeve vazhdojnë të rriten….!!! Pse ndodh kjo? Sepse është pakësuar prodhimi vendas, si rezultat i uljes së numrit të krerëve, por edhe si rezultat i braktisjes së fshatrave” – Ndoc Fasllia, Profesor në Univeristetin Bujqësor.

“Killerat” e qumështit dhe djathit bëjnë kërdinë, raporti i BE ngel në klasë AKU-në për cilësinë ushqimore. Korrupsioni masiv po vret qytetarët

Një tjetër tregues shqetësues tek importet sipas ekspertëve është dhe rritja e importit të qumështit pluhur.

Si po e ‘vrasim’ blegtorinë/ Shqipëria

Vitin e kaluar Shqipëria importoi 1 tonë me qumësht pluhur nga jashtë. Tre vendet kryesore të origjinës janë Ukraina, Greqia dhe Çekia.

Investigimi te LUFRA , 300 mijë shqiptarë marrin mesazhin! Malli mbetet stok, kompania nis reklamat me URGJENCË

“Shqetësuese është sepse kemi arritur në pikën që qumështi pluhur po na zëvendëson qumështin. Dhe ndaj u ngritën në protesta blegtorët, sepse qumështi pluhur dhe ai i importit po mbyt prodhimin vendas për shkak të kostos më të lirë”, argumenton Profesor Abdyl Sinani.

Si po e ‘vrasim’ blegtorinë/ Shqipëria

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë edhe tonelata me vaj palme.

Në fund të 2023 Shqipëria ka importuar 3100 tonë vaj palme. Referuar të dhënave, 54% e këtij produkti importohet nga Indonezia. Vendin e dytë e zënë importet nga Malajzia dhe më pas Greqia.

Ekspertë të sigurisë ushqimore thonë se rritja e importeve të vajit të palmës vit pas viti dikton nevojën e kontrolleve të rrepta mbi parametrat e tij, duke qënë se përdorimi pa kriter i këtij vaji përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit.

INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV)

“Hapi i parë është kontrolli i cilësisë për vajin e palmës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të kontrollojë cilësinë e këtij produkti pa u futur në treg nëse është brenda parametrave të lejuar. Sepse nëse nuk përmbush parametrat kthehet në rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit. Nga ana tjetër, bizneset që përdorin vaj palme e kanë për detyrë të shkruajnë në etiketë se sa është % vaj palme kanë përdorur, si në ëmbëlsira apo edhe në produkte bulmeti. Të gjitha produktet që kanë vaj palme”– Abdyl Sinani, profesor në Fakultetin e Bioteknologjisë Ushqimore.

INVESTIGIMI/ Gjobë dy milionë dhe 183 kg produkt të bllokuar! AKU bastis kompaninë  Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Në 2017, në Shqipëri u hap një debat i gjerë për përdorimin e vajit të palmës në produktet të bulmetit të prodhuara. Denoncimet e një emisioni investigativ për përdorimin e vajit të palmës pa kriter në produkte bulmeti vuri në lëvizje institucionet në vend. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, asokohe paralajmëroi marrjen e masave ndaj bizneseve që rezultonin me shkelje.

Por fakt është se që nga koha e kësaj fushate e deri më sot nuk ka ndonjë rezultat konkret në këtë drejtim.

Etiketat: ajkadelta donierzeni shpkFeaksiKlegenluframirelishaka boboshtice
Para

Ka vrasje të inskenuara si vetëvrasje? Eksperti tregon rastin: Fëmija thoshte që mamin e shtyu babai

Pas

“Nëse nuk do gj*kderdhje, më gjej 1000 euro”, si Altin Çoku kërcënonte dhe i vuri gjobë mjekut të tij: Unë jam ne hall… 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta
Aktualitet

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.