E premte, 11 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

INVESTIGIMI/ Gjobë dy milionë dhe 183 kg produkt të bllokuar! AKU bastis kompaninë  Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Korrieri nga Korrieri
19.09.2023
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Gjobë dy milionë dhe 183 kg produkt të bllokuar! AKU bastis kompaninë  Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjobë dy milionë dhe 183 produkt të bllokuar , AKU bastis kompaninë Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Nga Gazeta Korrieri

Zona e Boboshticës dhe rrethinat e saj në Korçës janë mbajtur për prodhmin cilësor të qumështit dhe nënprodukteve të tij, por provat që do t’ju sjellim më poshtë konfirmojnë se duhet të marrim me rezerva çdo reklamë apo legjenda që shkojnë nga goja në gojë duke u kujdesur për atë që u vendosim fëmijëve mbi tavolinën e ngrënies. 

Gazeta Korrieri vjen sot me serinë e III të investigimit mbi tregun e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vendin tonë duke zbuluar të dhëna tronditëse mbi cilësinë e produkteve që konsumojnë shqiptarët, të cilat iu reklamohen si cilësore dhe të shëndetshme.

Shaka Boboshticë, etiketa që “në kohën e Ismail Qemalit”, gjobë dhe bllokim produkti

AKU njoftoi se kishte bllokuar tonelata me djath, gjizë, gjalp etj., gjatë verës, por siç mësoi më pas Gazeta Korrieri, pjesa dërrmuese e këtij produkti të deklaruar të bllokuar, është hedhur më pas në treg dhe tashmë është konsumuar nga shqiptarët, ndërkohë që “analizat dalin përherë në rregull”, me sa duket pasi “zbuten” inspektorët gjatë marrjes së mostrave. 

Siç mëson Gazeta Korrieri, stabilimenti i mbledhjes dhe përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë” është gjobitur në qershor të këtij viti me 2 milionë lekë gjobë. 

https://gazetakorieri.com/index.php/2023/09/18/investigimi-gjobe-dhe-1-2-ton-djath-e-gjalp-te-bllokuara-te-lufra-te-pathenat-e-aksionit-te-aku-kanceri-si-grip-ne-shqiperi-zbulohet-kush-i-certifikon-analizat/

Gjoba është e konsiderueshme në raport me inspektimet e tjera të AKU-së gjatë këtij sezoni, për të cilat ne kemi raportuar edhe më herët duke na bërë të investigojmë më tej për shkaqet e kësaj gjobe, ndërsa mësuam se kompanisë “Shaka Boboshticë” në pronësi të Jani Shakas i ishte bllokuar edhe 182 kilogram produkte si djath, gjalpë dhe gjizë. 

Gazeta mëson se me të konstatuar parregullsisë, inspektorët plotësuan gjobën dy milionë lekë ndaj kompanisë në fjalë, ndërkohë që kërkuan bllokimin urgjent të sasisë së mësipërme të produktit. Kjo sasi ishte pjesë e sasisë prej 3.8 ton produkte bulmeti që AKU njoftoi se ishin bllokuar gjatë periudhës maj-gusht 2023. 

Më pas, gazeta mësoi përmes burimeve të saj se sasia në fjalë ishte zhbllokuar me vendim të AKU-së dhe është hedhur në treg tashmë që prej korrikut 2023.

Aktualisht, marketet e vendit janë të mbushura ose kanë qenë të mbushur me këtë sasi djathi, gjalpi dhe gjize nën logon “Shaka Boboshticë”. 

Gazeta iu drejtua me një kërkesë për informacion Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Korçë për shkaqet që çuan në vendimin për ta gjobitur kompaninë me dy milionë lekë si edhe cilat ishin rrethanat që çuan inspektorët për të kërkuar bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe zhbllokimin më pas; nëse kishin mbajtur një procesverbal për këtë dhe çfarë nxorrën analizët, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje.

Ndërkohë, përmes burimeve dytësore, Gazeta mëson se AKU ka kryer inspektimin te “Shaka Boboshticë” gjatë dative 19-20 qershor ku edhe është vendosur gjoba dhe bllokimi i produktit. Nga qershori deri në korrik kur është liruar produkti për t’u hedhur në treg kanë kaluar tre javë. 

Gazeta kontaktoi edhe kompaninë në lidhje me këtë inspektim që rezultoi me gjobë dhe bllokim prodhimi. Në një përgjigje për Gazetën përmes e-mailit, Administratori Jani Shaka pranon inspektimin, bllokimin dhe gjobën e AKU-së duke argumentuar si më poshtë:

Përgjigja e Administratorit Jani Shaka:

Kjo gjobe ka erdhur si rezultat i konstatimit te AKU-se te nje sasie te vogel te produktit me mangesi ne etiketim.

Pervec produktit me etikete te rregullt sipas ligjit aktual ne subjekt kishin ngeluar akoma gjendje te etiketave te vjetra te miratuara nga AKU qe ne vitin 2012.

Ne kete inspektim nga Aku jane mare mostra produkti per analizimin e pranise se yndyrave bimore.

Gjendja 182 kg produkt nga ku u moren mostrat do qendronte i bllokuar deri ne daljen e pergjigjes se analizes.(30 kg kackavall dele,14 kg gjalpe dele,144 kg gjize)

…

Pas verifikimit te kryer ne ambjentin e subjektit u hoqen shenjat dalluese dhe u krye zhbllokimi i sasise me mangesi ne etiketim.Produktet u ripaketuan ne amballazh/paketim te notifikuar sipas VKM 434 date 11.07.2018 “Per Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”. Gjithashtu u krye zhbllokimi i produktit nga ku u mor moster per analize per prani te yndyres bimore pasi raporti i analizes rezulton se nuk ka prani te yndyres bimore dhe mundesimi i hedhjes se tyre ne treg.

Gazeta është e hapur që të publikojë edhe reagimin e AKU Korçë në lidhje me këtë inspektim dhe dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura.

Nga të dhënat e siguruara deri më tani, rezulton se inspektorët e AKU-së tregohen shumë të rreptë në fillimet e inspektimit por “zbuten” më pas.

Ndoshta drejtuesit e AKU-së mund të dinë më shumë për këtë sjellje të vartësve të tyre; nëse është sjellje institucionale apo personale, gjë për të cilën nevojitet të shprehen pasi bëhet fjalë për shëndetin e shqiptarëve. 

Delet bëhen lopë? Numri i kafshëve bie, rritet sasia e qumështit!!! 

Perla në fakt del nga kryqëzimi i të dhënave të INSTAT, të cilat në fakt faktojnë krimin që po i bëhet shëndetit të Shqiptarëve prej makutërisë së prodhuesve dhe papërgjegjshmërisë ose më keq akoma, bashkëpunimit të AKU-së. 

Gjobë dy milionë dhe 183 produkt të bllokuar , AKU bastis kompaninë Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Numri i deleve dhe dhive në Shqipëri ka rënë nga viti në vit për shkaqe të ndryshme që nisin nga mungesa e subvencioneve, politikat e gabuara në blegtori si edhe largimi i qytetarëve, mirëpo çfarë ndodh: INSTAT deklaron rritje të qumështit të deles dhe dhive, madje edhe rritje të sasisë së djathit të deles dhe dhisë që është mbledhur gjatë viteve të fundit në vend. 

Gjobë dy milionë dhe 183 produkt të bllokuar , AKU bastis kompaninë Shaka Boboshticë, detajet tronditëse (III)

Këto janë të dhëna zyrtare, të cilat nëse do të krahasoheshin nga ekspertët do të nxirrnin në pah abuzimet e frikshme që bëhen me prodhimin e djathit në vend me lloj lloj solucionesh dhe esencash që japin shijen sikur të jetë djath dhie apo djath dele. 

Pyetjes që quhet t’u japin përgjigje ekspertët e mëdhenj të AKU-së teksa certifikojnë qumësht serb apo me qumësht pluhur apo djath e gjalp me vaj palme ose kos me lloj lloj shtesash, është se si mundet që të rritet kaq shumë sasia e qumështit të deles dhe shisë kur numri i deleve dhe dhive po bie në mënyrë drastike në Shqipëri?! 

Një shpjegim mund të jetë rritja e produktivitetit të deleve, madje mund të dalë ndonjë shkencëtar (që bën analizat në Maqedoni dhe i shet si të BE-së) të thotë se tashmë delet janë bërë lopë dhe prodhojnë dyfishin e qumështit, por sërish shifrat nuk korrespondojnë. 

Etiketa, si “gjobë për parkim”

Ka qenë një sjellje e përhershme e policëve rrugorë, të cilët pasi bindeshin që të të mos gjobisnin për shkeljen e rëndë që kishte kryer shoferi, të “mëshironin” me një gjobë 1 000 lekë “për parkim të gabuar”. 

Kjo ndodhte pasi shoferi kishte bindur policing përmes rryshfetit, fjalës së butë apo të njohurve të përbashkët. Kështu, gjoba minimale “për parkim të gabuar” u bë simboli i mëshirës së policëve ndaj shoferëve pavarësisht se mund të kishin kaluar me semafor të kuq apo parakalim me vijë të vazhduar.

Siç mëson Gazeta Korrieri, duket se e njëjta skemë po aplikohet edhe nga inspektorët e AKU-së, të cilët shkojnë me shumë bujë nëpër stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit duke bërë presion për gjoba të mëdha pasi kanë konstatuar shkelje që dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorëve dhe më pas “zbuten” dhe vendosin bashkë me biznesmenin që ta mëshirojnë me një “gjobë për probleme me etiketën”,  e cila është zakonisht 100 000 lekë. 

INVESTIGIMI/ AKU bllokon 383 kg prodhime te “Erzeni” shpk dhe gjobë. Probleme me etiketat, produkti u hodh në treg. Të pathënat e inspektimit në Korrik (I)

Se si mund të mëshirohet një prodhues bulmeti që shkatërron shëndetin e qytetarëve me vaj palme, niseshte dhe lloj lloj esencash me një gjobë “për etiketë” këtë mund ta dijë vetëm AKU! –Gazeta Korrieri

Lexoni PUBLIKIMIN nr.1:

INVESTIGIMI/ AKU bllokon 383 kg prodhime te “Erzeni” shpk dhe gjobë. Probleme me etiketat, produkti u hodh në treg. Të pathënat e inspektimit në Korrik (I)

Lexoni PUBLIKIMIN nr.2:

INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat… (II)

Lexoni PUBLIKIMIN nr.4:

INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV)

NË PUBLIKIMIN E RADHËS DO TË LEXONI: 

-Një “bombë” 3 milionë në Lushnje dhe një “këshillë”: Rregullo pllakat…! 

-Cili është supermarket në Tiranë dhe fabrika e përpunimit të qumështit në qarkun Tiranë që janë paditur në Prokurori

-Përtej gjobës, çfarë thonë analizat e pavarura për 1.2 ton djath të bllokuar?

NDALOHET RIPRODHIMI PA CITUAR ME LINK SIPAS RREGULLAVE NË FUQI. ÇDO SHKELJE DO TË TRAJTOHET SIPAS PARASHIKIMEVE LIGJORE NË FUQI PËR TË DREJTËN E AUTORIT.

Etiketat: ajkadelta donierzeni shpkFeaksigjirofarmKlegenluframirelishaka boboshtice
Para

Tragjike/ Autobusi me 30 pasagjerë bie në humnerë, ka të vdekur dhe të plagosur

Pas

Plas një tjetër luftë, zjarr, të vdekur dhe shpërthime

Nga Kategoria

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

11.09.2026
10.3k
Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
Aktualitet

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

11.09.2026
10.3k
Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK
Aktualitet

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

11.09.2026
10.3k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!
Aktualitet

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

07.09.2026
10.4k
Kontrolle ndaj makinave luksoze në Lezhë, bllokohet një “Rolls-Royce”, nisin hetimet pasurore për pronarin (VIDEO)

Kontrolle ndaj makinave luksoze në Lezhë, bllokohet një “Rolls-Royce”, nisin hetimet pasurore për pronarin (VIDEO)

10.09.2026
10.4k
A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?

A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?

07.09.2026
10.4k
Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

08.09.2026
10.3k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, 1 i vdekur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, 1 i vdekur

07.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

05.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.