E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Home Office dëbon vëllezërit Isuf dhe Fation Dauti nga Anglia: Kanë lidhje me krimin, rrezik për ne!

Korrieri nga Korrieri
04.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Home Office dëbon vëllezërit Isuf dhe Fation Dauti nga Anglia: Kanë lidhje me krimin, rrezik për ne!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy vëllezërit shqiptarë, Fatjon dhe Isuf, të dy të dyshuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) se kanë qenë në krye të një bande të madhe të krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës nga Londra, jetonin më së miri mes Britanisë së Madhe. Edhe pse nuk kishin burime të konsiderueshme të ardhurash për të justifikuar stilin e tyre të jetës, sërish binin në sy për luksin e tyre. Por pikërisht zgjedhja e tyre për të jetuar ashtu siç e kishin bërë deri pak kohë më parë i ka kushtuar lejen e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. 

Të dy e kanë humbur gjyqin ndaj “Home Office”. Vëllezërit hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, por iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar në vend pas martesave që bënë me dy vajza, njëra nga Letonia, tjetra nga Bullgaria. Vendimi i parë u kundërshtua nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC).

Vëllezërit raportonin se kishin të ardhura vetëm nga puna në ndërtim dhe pastrim, por në fakt thëniet e tyre nuk përputheshin me mjetet sportive që ngisnin dhe një apartament që kishin blerë në Chelsea. Kështu që më 28 gusht, SIAC hodhi poshtë ankesën e Isuf Dautit, 32 vjeç, kundër refuzimit të Home Office për t’i dhënë leje të pacaktuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. I vëllai, Fation Dauti e kishte humbur të drejtën e tij për të qëndruar në Angli që në vitin 2021.

Zyra e Brendshme i revokoi lejen e qëndrimit të Fationit pasi ai u kthye në Shqipëri në vitin 2021, fill pasi siguruan një dosje provash nga NCA që thoshte se ai ishte një rrezik për sigurinë kombëtare. NCA pretendonte se Fation Dauti ishte i aftë për “dhunë ekstreme” dhe se ishte “një anëtar me ndikim” i një rrjeti kriminal shqiptar me bazë në Londër, i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, kontrabandën e njerëzve dhe pastrimin e parave.

Fation Dauti, i njohur ndryshe si Fation Dautaj, hyri në Britaninë e Madhe në moshën 14-vjeçare. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit në vitin 2012, sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze. Atij iu dha statusi “i përhershëm” në gusht 2017, por Home Office e revokoi vendimin në shtator 2019, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte mundur që të ngrinte akuzë ndaj tij. Fation Dauti mohoi çdo pretendim të ngritur ndaj tij duke argumentuar se me personat e grupit kriminal kishte thjesht njohje shoqërore, por nuk bindi askënd. Mes personave që dyshohet se Fationi kishte lidhje ishte kushëriri i tij Alket Dauti, 33 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët e NCA në qershor 2018 në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pas takimit me Fation.

Në mars 2021, gjyqtarët e SIAC pranuan pretendimet e Home Office dhe NCA se Fation Dauti gjithashtu ishte i përfshirë në krime dhe se përbënte një kërcënim serioz për sigurinë publike, ndaj nuk duhet që të qëndronte më në Angli. Në Apel u zbulua se ai kishte blerë një shtëpi, klube nate, veshje të shtrenjta dhe makina luksi. Po flasim për marka si Bentley, Range Rover dhe Jaguar, të cilat dyshohet se i kishte blerë me para droge. Në mbrojtjen e tij, Dauti tha se i gjithë procesi po i shkaktonte atij dhe të shoqes “stres” dhe se dëshironte të rifillonte jetën me të në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse në Tiranë kishte një bar.

Por fotot që iu gjetën në telefon nuk e ndihmuan pasi kishte fotografuar veten me një kallashnikov dhe një pistoletë izraelite.

Martin Matthews, pjesë e NCA, tha në seancën dëgjimore në vitin 2017 se vëllai i madh, Fation Dauti ishte “udhëheqësi” i një rrjeti shqiptar trafiku, por shtoi se kishte shumë pak prova për ta arrestuar. Avokatët e Fation argumentuan se megjithëse klienti i tyre nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse ndonjëherë identifikohej si i tillë, ishte gabim. 

Gjatë apelit të SIAC për Isuf Dautin në maj të këtij viti, Home Office pretendoi se ai kishte marrë përsipër drejtimin e grupit pasi i vëllai ishte larguar nga vendi. Megjithatë, i akuzuari pretendoi se ai nuk kishte asnjë përfshirje në krimin e organizuar dhe nuk përbënte kërcënim për sigurinë, por thjesht kërkonte të mos dëbohej nga vendi.

Por në kundërshtim me pretendimet e tij, Zyra e Brendshme renditi shtatë “kriminelë”, disa të dënuar, me të cilët kishte prova se Isuf Dauti kishte lidhje. Ndaj u vendos edhe dënimi i tij nga vendi.

Para

Një gomar në ekran thotë se shqiptarët shesin edhe gratë për para

Pas

TRUKU që SHQIPTARI përdori për të trafikuar 1.6 KILOGRAM kokainë!

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.