E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

BOMBA në Arsim/ “Reduktohen” fëmijët në shkolla, ikin familjet me fëmijë të vegjël, bie numri i lindjeve

Korrieri nga Korrieri
09.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
BOMBA në Arsim/ “Reduktohen” fëmijët në shkolla, ikin familjet me fëmijë të vegjël, bie numri i lindjeve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sot nisi viti akademik në institucionet arsimore të arsimit parauniversitar. Janë rreth 350 mijë nxënës të cilët nisën këtë vit shkollor, ndërsa 28 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Por çfarë po ndodh më arsimin? Sa fëmijë shkojnë në shkolla? A ka tkurrje të numrit të tyre gjatë dhjetë viteve të fundit? Të dhënat e Censit 2023 flasin për një reduktim të numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin 9-vjeçar, madje me një shifër të frikshme në 10 vitet e fundit. Janë 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë.

Pse ka ardhur kjo? Përveç rënies së lindjeve, duket se numri i fëmijëve në parashkollor po pakësohet ndjeshëm nga fenomeni i emigracionit me familje.

Sipas të dhënave nga cens 2023, numri i fëmijëve në moshën 6 vjeç ishte 24,812. Duke marrë në konsideratë numrin e fëmijëve të lindur në vitin 2017 që janë 6-vjeçarët e vitit 2023, shihet se ka një tkurrje të ndjeshme.

Numri i fëmijëve që lindën në vitin 2017 ishte rreth 31 mijë, por fëmijët që i korrespondonin këtij viti ishin vetëm 24,812 kur u zhvillua Censi.

Sipas të dhënave nga Cens, këtë vit hyjnë në klasën e parë jo më shumë se 24 mijë fëmijë në të gjithë vendin. Gjithsej fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç janë 160,719 sipas cens 2023, nga më shumë se 260 mijë që ishin në vitin 2011.

Duke krahasuar numrin e foshnjave të lindura nga viti 2017 deri në vitin 2023, dhe atyre që ka gjetur Cens, rezulton një numër më i ulët fëmijësh. Diferencat janë deri në 20% që është një tregues i pastër i emigrimit të fëmijëve me familjet.

INSTAT ka raportuar se në vitin 2022 në të gjithë vendin kishin lindur 24,688 foshnja, por nga numërimi i Cens ishin vetëm 21 mijë foshnja të moshës 1 vjeç.

Në dy vitet e fundit ka një zbutje emigrimit si azilkërkues, por ka një fenomen në rritje të punonjësve me kontrata të rregullta pune drejt vendeve të BE sidomos drejt Gjermanisë. Fillimisht si punonjës sezonalë, tani ky kontingjent ka siguruar kontrata dhe po merr edhe familjet e fëmijët.

Gjithashtu të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.

Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.

Gjithashtu Cens referoi se në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit.

Para

GRAFIKU/ Me fitime kolosale prej 7 vitesh: Si xhambazët në krye të KURUM po shantazhojnë shtetin shqiptar duke marrë “peng” 500 punonjës 

Pas

Ajka e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, në duar mban çantën Dolce&Gabbana qindra dollarë 

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.4k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.