E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bastet rrëmbejnë Akademinë e Futbollit Elbasani , hijet e biznesmenit K.Ll dhe shërbëtori Gledjan Llatja

Korrieri nga Korrieri
12.09.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Bastet rrëmbejnë Akademinë e Futbollit Elbasani , hijet e biznesmenit K.Ll dhe shërbëtori Gledjan Llatja
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

ELBASAN- Akademia e Futbollit të Elbasanit tashmë i ka kaluar kompanisë “Blaed Trade”. Kjo kompani, e cila është e specializuar në pajisje elektrike dhe hidraulike me seli në Lezhë tashmë zotëron 70% të aksioneve të Akademisë së Futbollit. Edhe pse kjo kompani nuk ka lidhje me futbollin, sërish fitoi ankandin e zhvilluar nga Bashkia e Elbasanit në Maj të vitit 2024. Por sa u blenë aksionet? Për 70% të zotërimit, nga kompania janë paguar 14.127.000 lekë të reja.

ANKANDI- Si u shit Akademia e Futbollit të Elbasanit 3 herë më

Por problemi i vetëm nuk është blerja nga një kompani që nuk ka lidhje me futbollin. Përkundrazi, ky është problemi më i vogël që mund të ishte parandaluar thjeshtë duke vendosur një kriter në ankand. Problemi tjetër është fakti se me hapjen e ankandit, në 11 Mars të këtij viti, Bashkia e Elbasanit e nisi procedurën me vlerën e 13.838.650 lekëve të reja. Shifër kjo shumë herë më e ulët se ajo që ka investuar Bashkia e Elbasanit për ngritjen dhe zhvillimin e Akademisë së Futbollit.

Referuar të dhënave të portalit informativ “spending.data”, rezulton se, duke nisur nga shtatori 2021, Bashkia e Elbasanit ka paguar plot 37.100.000 lekë të reja. Nga të gjitha këto para që janë nxjerrë nga buxheti i Bashkisë, mbrapsht janë marrë vetëm 14 milionë lekë të reja. Pra, shkurt e thjeshtë, ka humbje në buxhetin e Bashkisë! 

Kush është pronari i “Blaed Trade”?

ANKANDI- Si u shit Akademia e Futbollit të Elbasanit 3 herë më

Shoqëria “Blaed Trade” është krijuar në vitin 2009, me seli në qytetin e Lezhës. Zyrtarisht, pronare me 100% të aksioneve të kësakj kompanie është Armelinda Krasniqi, e cila pasoi si pronare Arben Gjoshin. Më adresë në Zejmen Tresh të Lezhës, për më shumë se 15 vite, kompania nuk kishte lidhje me sportin. Ndaj ngre dyshime për këtë interes të shtuar ndaj Akademisë së Futbollit në Elbasan.

Për më tepër, pse në janar të këtij viti, 2 muaj para se të hapej ankandi nga Bashkia e Elbasanit, shoqëria “Blaed Trade” vendos të modifikojë objektin e veprimtarisë së saj, duke përfshirë edhe angazhimin në evente sportive.

ANKANDI- Si u shit Akademia e Futbollit të Elbasanit 3 herë mëANKANDI- Si u shit Akademia e Futbollit të Elbasanit 3 herë më

KONTRATA

“Organizimi i eventeve sportive dhe komercializimi (marketingu aterialeve, pajisjeve sportive). Menaxhimin e të drejtave të imazhit të shoqërive sportive. Kujdestarinë (ruajtjen) shitblerjen, të drejtën për të marrë hua (huazim) dhe në përgjithësi negociimin e të drejtave sportive, federative e publicitare të sportistëve. Përfundimi i kontratave për transferimin e lojtarëve si dhe shfrytëzimin e imazhit të lojtarëve. Shitblerjen e pasurive të lidhura me aktivitetin e karakterit sportiv të shoqërisë. Blerja, mbajtja, transferimi dhe shfrytëzimi i të drejtave objektive federative, të publicitetit, të drejtat e pronësisë dhe ekonomike të lidhura me performancën sportive të sportistëve.”

Të gjitha këto detaje ngrenë dyshime lidhur me qëllimin e vërtetë për këtë blerje.

Po ashtu, “Boldnews.al” ka bërë me dije se vetëm disa ditë më parë, si pronar i ri i Akademisë së Futbollit të Elbasanit është prezantuar K.LL, një biznesmen që nuk ka asnjë lidhje të dukshme me kompaninë fituese të ankandit. Edhe pse nuk e bëjnë me dije identitetin e tij të plotë, media bën me dije se K.LL. në fakt është një person që më herët ka pasur në pronësi një prej kompanive kryesore të basteve që operonin në Shqipëri para se të ndaloheshin me ligj.

“Të paktën dy burime nga stafi i Akademisë së Futbollit kanë konfirmuar për redaksinë se K.LL. ka marrë frenat e shoqërisë sportive,”-shkruan media.

Se kush është ky personazh, mbetet që të mësohet. Ndërkohë deri më tani lidhur me atë që është publikuar në media, nuk ka asnjë sqarim nga Bashkia e Elbasanit. Sa për të sqaruar shifrën e ulët që vendosën si dysheme për shitjen e aksioneve, për të cilat kishin investuar shumë.

Para

‘Bravo Policia, kapët kriminele’/ Nuk kërkon falje edhe pse gabim! Pamjet e Hatit dhe Jasharit në Polici

Pas

“Mafia ka marrë kontrollin, kalon nga një dorë”, Artan Hoxha: Pse s’po kapet më kokainë në Portin e Durrësit

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.