E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtohen Flamingot në Nartë, por Aeroporti i Behgjet Pacollit i rrezikon në të ardhmen

Korrieri nga Korrieri
29.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Shtohen Flamingot në Nartë, por Aeroporti i Behgjet Pacollit i rrezikon në të ardhmen
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillimin e ndërtimeve në funksion të turizmit masiv. Aeroporti i madh ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet fare afër zonës ku jetojnë flamingot.

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra.

Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se këtë vit është regjistruar një shifër rekord e popullatës së flamingove në Lagunën e Nartës.

“Vera e këtij viti shënoi një rekord të ri për sa i përket numrit të flamingove në Lagunën e Nartës me rreth 5300 individë që përbëjnë rreth 4% të popullatës europiane të këtij lloji. Kjo e bën këtë zonë një nga ligatinat më të rëndësishme në Mesdhe, jo vetëm të flamingos, por edhe llojeve të tjera të shpendëve,”- tregon ai.

Cilësia ekologjike e zonës ka ndikuar në rritjen e popullatave të flamingove ndonëse ata nuk folezojnë në Shqipëri, thotë më tej zoti Topi. Por sipas tij zhvillimet e projekteve ndërtimore pritet të sjellin shqetësim për kolonitë e flamingove në zonën e peisazhit të mbrojtur.

“Unë në fakt e shoh të vështirë, bazuar në rrethanat aktuale të shqetësimit që gjenerohet vazhdimisht në peisazhin e mbrojtur Vjosë -Nartë që flamingove t`u krijohen kushtet e folezimit, sepse në atë zonë, sikundër dihet, po ndërtohet një aeroport dhe ka plane për ndërtimin e strukturave të mëdha për turizmin masiv etj… etj, që në thelb prishin atë që quhet integritet ekologjik i ekosistemit dhe rrjedhimisht ndikojnë popullatat jo vetëm të flamingove, por të gjithë shpendëve të egër.”

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës sipas qeverisë shqiptare sjell një zhvillim turistik të këtij rajoni dhe përmirëson ekonominë e banorëve ndërsa organizatat shqiptare për mbrojtjen e mjedisit i kanë kundërshtuar këto plane. Përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e natyrës Zydjon Vorpsi, thotë se organizatat mjedisore kanë bërë një padi ndaj organizmave shtetërorë që lejuan ndërtimin e aeroportit në një peisazh të mbrojtur ndërkohë që ende gjykimi është në faza fillestare.

“Janë disa çështje mjedisore që janë në gjykatë. Ajo që shihet në rastin e Aeroportit të Vlorës është që gjykata më shumë e ka zvarritur çështjen duke a pasuar sa në njërën shkallë në tjetrën dhe ende nuk ka menaxhuar që të fillojë çështjen duke mos legjitimuar edhe organizatat në shkallë të parë një e drejtë që e ka dhënë Konventa e Aarhusit dhe Gjykata e Lartë. Kjo është shumë e dëmshme pasi punimet atje vazhdojnë. Pavarësisht se është një precedent i ri mund të përsëritet edhe për çështje të tjera duke sjellë largimin e banorëve lokalë, demotivimin e atyre që janë në mbrojtje të mjedisit, për të mos i ruajtur më burimet natyrore,”- thotë Vorpsi.

Ndërsa studiuesi i shpendëve Mirian Topi thotë se “tashmë për fat të keq me Ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura lejohet ndërtimi i infrastrukturave të mëdha në Zonat e Mbrojtura që nënkupton zhvillimin e turizmit masiv që në thelb është i paqëndrueshëm.” Punimet për ndërtimin e Aeroportit vijojnë dhe pritet të përfundojnë, sipas autoriteteve, brenda këtij viti për t`ia lënë vendin vitin e ardhshëm përgatitjeve për operimin e mëtejshëm të aeroportit.

Ndërkohë në dy zona në Zvërnec dhe Sazan, edhe sipërmarrësi amerikan Jared Kushner ka propozuar investime në turizëm. Investimi përfshin një kompleks të rrjetit luksoz “Aman” në Sazan, ndërsa në zonën e Zvërnecit sipas planit pritet të ndërtohen hotele dhe vila me një kapacitet prej 10 mijë dhomash./VOA

Para

Falsifikimi miliardësh, si Vëllezërit Hysa krijuan kompani fiktive për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë

Pas

Vrasja e Pëllumb Metës, pas fëmijëve ekspertizë psikiatrike edhe për gruan e viktimës

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.