E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nje grua perballe mafias dhe qe duhet duartrokitur…

Korrieri nga Korrieri
15.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Nje grua perballe mafias dhe qe duhet duartrokitur…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Anila Hoxha 

Ai ishte një biznesmen i fuqishëm, vetëm 49 vjec që mjafton të dëshironte dhe do ta kishte cfarë synonte. Lidhjet e tij ishin të forta dhe këtë e provoi më pas hetimi i SPAK që konstatoi se shefa policie dhe prokurorë i bindeshin. Por në të kaluarën gjyqtarë e prokurorë i kishin thënë ‘po” për një betejë tokash në zonën e Velipojës duke ndikuar që fuqia e tij të rritej, e ai të kthehej i pandalshëm. Edhe kur bëhej fjalë për persona me të cilët kishte lidhje familjare, por që pronësia e tokës kishte dalë përmbi ta.

Gjyqtarë prokurorë, shefa policie dhe jo vetëm, listës së ndihmësve i shtohen të tjerë persona me pushtet ende nën verifikim nga SPAK, sepse sic dyshohet në një dosje voluminoze Pëllumb Gjoka kishte njerëzit e duhur në momentin e duhur. Deri ditën kur përmes postës elektronike SPAK u njoftua nga një grua dhe i biri se biznesmeni ju kishte rrëmbyer hektarë të tërë me tokë të trashëguar.

Toka me sipërfaqe 39 hektarë që Lulë Zefi dhe i biri , Donaldi, kushërinj të biznesmenit akuzuan se iu ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, ishte kallzuar më herët në prokurorinë e Shkodrës për dyshimet e falsifikimit të dokumentave. Ata kishin insistuar për një kohë të gjatë se nuk pati asnjë akt dhurimi toke nga e moshuara Drande Hotaj, e cila rezultonte prej 1938 si pronare e tokës. Por hetimet nuk rrodhën në drejtimin e duhur.

Dy prokurorë në këtë qytet vlerësuan se cështja ishte parashkruar e duhej pushuar. Por familja Zefi që kishte provuar shtetin dhe gjyqësorin ndër vite me një seri gjyqtarësh që nuk ju dhanë të drejtë, e provuan sërisht edhe në gjykatën e lartë. Sipas një vendimi rezulton se Lulë Zefi përfundoi në gjykatën e lartë duke kundërshtuar aktin e dhurimit të tokave nga e ëma, e ndjera Drande Hotaj duke kërkuar pavlefshmëri absolute. Në këtë vendim ata akuzojnë për kërcënime dhe përmendin emrin e Pëllumb Gjokës.

“ Kontrata e dhurimit nr. 6583 rep., nr. 2481 kol., datë 29.08.2017, mes nënës Drande Hotaj dhe shtetasit Kolë Gjoka, është e pavlefshme pasi është lidhur në kushtet e mungesës së vullnetit nga nëna shtetësia Drande Hotaj e cila është 86 vjec, e moshuar, nuk di të shkuaj as të lexojë, se ne momentin e nënshkrimit të saj ka qënë e pandërgjegjshme për rëndësinë e veprimeve të saj edhe pse nuk i është hequr zotësia për të vepruar. Gjithashtu Drande Hotaj e ka kryer veprimin juridik për shkak të kanosjes së ushtruar nga shtetasi Pëllumb Gjoka, i biri i Kolë Gjoka. “ shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë datë 21 shkurt 2022.

Por familja humbi sërisht dhe denoncimi i tyre në SPAK ishte nën verifikim, kur Europol përcolli informacione për 7 shtetas shqiptarë që përdornin SKY . Celësi që hapi kutinë e pandorës ju dha SPAK nga francezët gjatë një hetimi për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve kryeosore evropiane. Pikërisht ky rrjet ndërvepronte sakaq për tjetërsimin e një sipërfaqeje tokës në bregdet duke falsifikuar dokumenta shtetërore- thotë prokuroria kundër krimit të organizuar në Tiranë.

Emrat që kishte përballë Lulë Zefi , një grua e panjohur nga Kurbini që në 2017 ishte sulmuar me armë dhe i kishte shpëtuar një atentati ( ngjarje për të cilën autori u dënua për kanosje dhe armëmbajtje) , ishin të paprekshëm dhe kete e provojne fashikujt nen hetim dhe dyshimet se biznesmeni ka lidhje te tjera me te konsoliduara jo vetem ne drejtesi. Ai shfaqet me lidhje me emrat te fortesh , miti i te cileve shkakton ende frike.

Sky në këtë rast ishte “ filli i Arianës” që nxorri nga labirinthi drejtësinë e cila ka në duar deri më tani skenarë krimesh të ndodhura nga vrasës me pagesë shqiparë dhe të huaj, krime makabre të kryera duke prerë në besë miqtë, hakmarrje të përgjakshme, një polici të dështuar që nuk gjurmonte të kërkuarit por u hapte rrugen atyre qe vrisnin, vrasës të egër, banda qe gjurmojne njera tjetren nen bekimin e perfaqesuesve te shtetit per tu vrare. Të korruptuar prokurorë e zyrtarë policie që funksiononin për njerëz të botës së krimit si Behar Bajri e Ervis Martini.

Biseda qe nese shkon pertej tyre dhe verifikon e mbledh dosje nder vite, kupton se kane shkuar pertej, ndikojne ne emerime, ngritje ne karriere, promovime, dhe jo vetem ne polici, por edhe ne sistemin e drejtesise. PO.Nuk ka me heronj nga ana e atyre qe duhet te garantojne jeten pronen tone. Tek tuk sic ndodhi me Fatmira Deden qe e vrane sepse kerkon nga policia e prokuroria e Durresit ti gjenin vrasesit e djalit, del nje Lule. Dhe nga ana tjeter, jane ca zyrtare policie qe per paradoks predikojne ligj, ca gjyqtare e ca prokurore, jo per tu dekurajuar, por per te kuptuar se e drejta kur zullumi trashet e keput vete fillin.

Sepse pertej bisedave ne SKY ku dalin emra te tjere zyrtaresh , bindesh se ai prokurori qe u arrestua ishte i njejti qe kishte luftuar te kapte nje pozicion ne nje institucion te ri. Jo vetem ceshtje parash, por duart lajne njera tjetren, biznesokrimi ndihmon e ndihmohet.

Me pas ai u caktua nga KLP si kryeprokuror ne Kukes. Aty mëson njerëzit që sa për sy e faqe prokurori heton se duhet ta shtyjnë gjyqin e grupit te Bajrave te cilet vlen per tu theksuar, po nga kjo drejtesi e re u shpallen se nuk ishin grup e duhet per moskptence te hetoheshin ne Shkoder. E nga Shkodra ata dalin ne heshtje te pafajshem, te paprekur.

Ne SKY me kodin MHSE7L , ai prokurori i lë takim Behar Bajrit të takohen nga darka tek shtëpia. Të tjerë gjyqtarë e prokurorë dhe zyrtarë policie dyshohet se janë aty, SEPSE bisedat jane te qarta qe nje nder diku eshte bere, dikush ka ndikuar per mikun e mikut te mikut. Shërbëtorë të krimit dhe aspak të qytetarit të pambrojtur që kërcënohet, i rrëmbehet cdo gjë me vetëm një “ alo..”

Para

“FBI më ka autorizuar për të punuar me Ramën”- Nga marrëdhënia me kryeministrin, tek hetimi ndaj rivalit të tij politik, NYT: McGonigal të martën në gjyq

Pas

Tentuan t’i grabisin me forcë “G-Class”-in, kush është noterja e njohur në Tiranë (FOTO-VIDEO)

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.