E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Genc Tafilaj pyetet në SPAK, dëshmia: ‘Leksi i druve’, spiuni i Bajrave, na u afrua tek varrimi e Indrit Rrajës 

Korrieri nga Korrieri
19.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Genc Tafilaj pyetet në SPAK, dëshmia: ‘Leksi i druve’, spiuni i Bajrave, na u afrua tek varrimi e Indrit Rrajës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Genci Tafili ka pohuar para Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se ka pasur një plan për vrasje ditën që iu dha lamtumira Indrit Rrajës. Në rrëfimin e tij para SPAK për dosjen “Metamorfoza”, Tafili ka treguar atë që dinte për planin e vrasjes së Dorian Dulit, Gëzim dhe Blerti Cafit. Shënjestër e këtij atentati ishte edhe vetë Genci Tafilaj. Për të provuar përgjimet e zbardhua nga aplikacioni “Sky ECC”, SPAK ka marrë në pyetje edhe të përmendurit, e kësaj here ishte radha e Tafilit për të dëshmuar.

Sipas gazetarit Elton Qyno, në artikullin e publikuar në “OraNews“, Genci Tafili pretendon se Behar Bajri, kishte kontraktuar Aleks Ndrekën dhe Prek Kodrën për të mbledhur informacion lidhur me vendodhjen e Dorian Dulit apo Genc Tafilaj. Ai tregoi se në varrimin e bërë në Fushë Krujë ishte edhe “Leksi i Druve”, ose Aleks Ndreka, ai i cili i ishte afruar disa herë.

”…në varrimin e Indrit Rrajës, ka qenë edhe Aleks Ndreka i cili është afruar dhe më ka takuar së bashku me Dorian Dulin…,”-por shtoi se vetë ai kishte shkuar në ceremoni me mjet tjetër, e ishte larguar me një tjetër.

“Unë kam marrë pjesë në varrimin e shtetasit të ndjerë Indrit Rraja në këtë datë dhe se tek kjo ceremoni mortore kam shkuar bashkë me shtetasit Dorian Duli, Bardhok Plani, Blert Cafi, Gezim Cafi dhe disa nipa dhe kushëri të tjerë që ishin bashkë me ne. Unë për të shkuar tek kjo ceremoni mortore jam nisur nga Tiranë bashkë me bashkëshorten time aktuale me makinën time ngjyrë të bardhe i modelit CLE. Ndërsa Dorian Duli, Blert Cafi, Gëzim Cafi dhe personat e tjerë lidhje tonat kanë udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Fushë-Krujës, por nuk e mbaj me çfarë automjetesh kanë qenë ato. Kur jam afruar në zonën ku do bëhej varrimi, Doriani ka kërkuar që të lej makinën time pak larg dhe më ka dërguar një shok tonin që të vinte të më merrte dhe këtë veprim e kam kryer me qëllim që të mos ekspozoja makinën time. Gjatë ceremonisë mortore unë kam qëndruar afër me Dorian Dulin, Blerti Cafin, Gezim Cafin, Bardhok Planin dhe lidhjet tona. Ndërkohë që kam vënë re që në këtë ceremoni mortore kishin marrë pjesë shumë persona që njihnim por ndër ta mbaj mend që ishte edhe Aleks Ndreka, i cili u afrua dhe na dha dorën mua dhe personave që ishin me mua…. Pasi ka mbaruar varrimi ne kemi marrë pjesë edhe në drekë por nuk mbaj mend nëse Aleks Ndreka ka qënë në drekë. Mbas drekë unë i kam thënë gruas që të ikte për Tiranë, ndërsa unë kam hipur tek makina e Bardhokut ose Blertit dhe kemi ikur në Shkodër.Në drejtim të Shkodrës, kemi udhëtuar rreth 10 makina të gjithë bashkë dhe nuk jam i sigurtë por mbaj mend që kemi shkuar tek lokali i Blert Cafit, qëndruar pak aty dhe kemi shkuar në shtëpi…“.

Atë ditë, “syri” për t’u eliminuar i ishte vënë edhe Ibrahim Licit. Për të mësuar lëvizjet e tyre, Aleks Ndreka mori pjesë në varrim dhe detajet ia përcillte Prekë Kodrës, e ky i fundit shkruante gjithë kohës me Behar Bajrin. I përgatitur me armë dhe me njerëz, Behar Bajri kishte në plan të ekzekutonte Dorian Dulin dhe Licin, por për shkak se nuk ishte i sigurtë se me cilin mjet ishin larguar nga varrimi, anuloi planin.

Në dosjen hetimore thuhet se:”…në vazhdimësi të komunikimeve të datës 22 gusht 2020, Aleks Ndreka dhe Prekë Kodra, shprehen që ata (Objektivat) do marrin pjesë edhe në të 7-at e ceremonisë së varrimit dhe aty mund të jetë një tjetër rast i mirë për realizmin e vrasjes…”.

Në varrim, biseda ka qenë e gjatë! Atje, Aleks Ndreka ose siç thiret ndryshe si “Leksi i druve” i tregon Prekë Kodrës që Dorian Duli, i ka kërkuar që ti gjente një motor për një skaf, kështu u lind ideja që t’i vendosin një GPS për ta ndjekur. Por “Leksi” tha se e kishte më të lehtë për t’i ekzekutuar po të ishin të veshur si efektivë kufiri.

“…dua të them që unë në periudhën kur isha në kontakt me Aleks Ndrekën kam pasur dijeni që ai merrej me tregëti të motorrave të skafeve, gjeneratorëve etj. Për katë arsyeje unë i kam kërkuar që të më siguronte një motorr për një skaf me qëllim që të bëja xhiro në liqenin e shkodrës. Aleksi është treguar i gatshëm që të ma gjente madje mbaj mend që më ka thënë hajde se e ke gati. Por në këtë periudhë unë kam qenë jashtë shtetit dhe Aleksi ka mbajtur komunikim me shokun tim, Dorian Dulin…”.

Siç ka ndodhur në shumë ngjarje kriminale, në skenë hyri edhe Nuredin Dumani. Më 14 shkurt 2021, në “Sky” ka një bisedë mes Bardhyl Mavraj dhe Nuredin Dumanit. Këtij të fundit i vjen një ofertë për “punë” për të vrarë një person me emrin “Dori”, sigurisht në këmbim të pagesës. Dumani flet me një preson tjetër, që ende nuk është identifikuar dhe e sqaron sese pagesa do jetë vetëm për një person por do të vriten dy persona, njëri prej të cilëve i thirrur “Tafili”. Pra Genc Tafili. 

Personi që do kryente vrasjen është identifikuar nga gazetari, por nuk jep detaje të tjera veç faktit që aktualisht ndodhet në Itali.

Para

Bota në prag të katastrofës, Izraeli sulmon Iranin

Pas

Dosja ‘Black Eagle’ i ‘Sky ECC’/ Kërkohet 20 vite burg për dy shqiptarët në Belgjikë 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.